Lajme nga vendi
LSDM: Maqedonia e Veriut zyrtarisht fillon kryesimin me OSBE-në
Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, përmes një kumtese për media ka njoftuar se Maqedonia e Veriut edhe zyrtarisht nga 1 janari ka marë kryesimin me OSBE-në, organizatën më të madhe të sigurisë ku bëjnë pjesë 57 vende mes të cilave SHBA-të dhe Rusia, informon Zhurnal.
Sipas tyre, kjo është një nga sukseset më të mëdha të diplomacisë maqedonase.
“Në vitin 2023 kur bota ende është në një periudhë delikate përshkak agresionit mbi Ukrainën, pikërisht shteti jonë do të ketë rol të rëndësishëm në mbrojtjen e paqes dhe stabilitetit në botë. Nëse deri para disa viteve kemi qenë jashtë dhe pritnim vendime për të ardhmen tonë, sot, ulemi në tavolinat kryesore të organizatave më të mëdha botërore, dhe vet vendosim për të ardhmen tonë dhe të ardhmen e botës.
Falë fitoreve diplomatike të qeverive të udhëhequra nga LSDM, sot jemi shtet i respektueshëm dhe partner në botën demokratike”, thuhet në kumtesën e sotme të LSDM-së//Zhurnal.mk
Lajme nga vendi
LSDM për kthimin e Grubit: Teatër në kufirin e Maqedonisë
Qytetarët nuk do të marrin përgjigje për skandalet, por do të marrin teatër si sot, thonë nga LSDM për ndalimin e Artan Grubit në pikën kufitare “Ballcë”, përcjell TV21. Nga LSDM thonë se përmes rastit të Grubit, pushteti po mundohet të mbulojë, siç i quajnë ata, skandalet e qeverisë.
“Secili që e ka shkelur ligjin, duhet të përgjigjet. BDI po e shpëton Mickoskin, i ka hedhur gomën e shpëtimit. Pas teatrit të sotëm në kufirin e Maqedonisë, tashmë të gjithë e kanë të qartë se arratisja e Artan Grubit ishte marrëveshje politike. Ashtu siç u morën vesh që ta lëshojnë, tani u morën vesh që të kthehet. Në këtë mënyrë, VMRO me ndihmë të BDI-së, dëshiron të mbulojë skandalin më të madh me 5 tonë drogë”, tha mes tjerash Bodanka Kuzesk, zëdhënëse e LSDM-së.
Lajme nga vendi
“Kanabisi”, gjashtë kompani rrezikojnë heqjen e licencave
Për shkak të mos plotësimit të kushteve që janë detektuar gjatë kontrollit të jashtëzakonshëm, Qeveria nesër mund të ngre iniciativë për marrjen e licencave për gjashtë kompani të cilat prodhojnë kanabis për qëllime mjekësore. Nga Ministria e Shëndetësisë nuk tregojnë se për cilat kompani bëhet fjalë dhe nëse numri i tyre mund të jetë më i madh.
Sipas ligjit, licenca mund të rikthehet pas 2 deri në 5 vjetësh, varësisht nga shkeljet e konstatuara. Ministria njofton se, pas përfundimit të inspektimeve të jashtëzakonshme, do të shqyrtohen edhe ndryshime ligjore në bazë të parregullsive të evidentuara.
“Pas përfundimit të inspektimeve të jashtëzakonshme te të gjithë subjektet juridike, do të bëhet një analizë e gjendjes së përgjithshme dhe, në bazë të mangësive të konstatuara në funksionim, do të ndërmerren hapa për hartimin e zgjidhjeve të reja ligjore”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
Dyshimet për keqpërdorime me kanabisin nisën pasi në Serbi ku u sekuestruan 5 tonë marihuanë, të ardhura nga Maqedonia. Pas këtij rasti, autoritetet në end sekuestruan edhe 40 tonë marihuanë nga kompani të licencuara për prodhimin e kanabisit për qëllime mjekësore, ndërsa më pas u ndërmorën inspektime të jashtëzakonshme. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Pagoi 3 mijë euro për vizë gjermane, që s’e mori kurrë
Më 22.02.2026, rreth orës 20:00, në SPB Tetovë, një 32-vjeçare nga Tetova ka raportuar se ka rënë pre e një mashtrimi nga një bashkëqytetar i saj. Sipas dëshmisë, gjatë vitit 2024, ajo kishte arritur marrëveshje me personin në fjalë që ai t’i siguronte një vizë pune për në Gjermani.
Për këtë shërbim, viktima i ka paguar atij shumën prej 3.000 eurosh në disa këste. Megjithatë, premtimi nuk u mbajt dhe viza nuk u lëshua. Kur gruaja ka kërkuar kthimin e mjeteve, mes tyre ka shpërthyer një debat, pas të cilit personi i dyshuar është zhdukur dhe nuk ka qenë më i kapshëm për komunikim. Policia njofton se po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

