Lajme nga rajoni
BE këmbëngul: Mali i Zi të shfuqizojë dhënien e shtetësisë për investitorë të dyshimtë
Zëdhënësja e Këshillit Evropian, Ana Pisonero Hernandez thotë se si vend kandidat i BE-së, Mali i Zi duhet të përmbahet nga çdo masë që mund të rrezikojë arritjen e qëllimeve të Bashkimit Europian, përfshirë edhe përdorimin e skemës për dhënien e shtetësisë ekonomike.
“Ne monitorojmë nga afër ngjarjet që mund të kuptohen si anashkalim i masave të aplikuara në kuadrin e politikës së jashtme dhe të sigurisë të BE-së. Ne mirëpresim vazhdimin e përafrimit të plotë të Malit të Zi me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së dhe angazhimin e tij për zbatimin e plotë të masave kufizuese të BE-së”, tha zonja Pisonero të premten.
Ajo vuri në dukje se “Komisioni Europian e ka këshilluar vazhdimisht Malin e Zi që të heqë skemën e shtetësisë për investitorët dhe se Mali i Zi është zotuar ta bëjë këtë deri në fund të vitit 2022, për shkak të rreziqeve që paraqet, si pastrimi i parave, evazioni fiskal, financimi i terrorizmit, korrupsioni dhe infiltrimi i krimit të organizuar”.
Këshilli Europian në raportin e fundit i kërkoi Podgoricës të heqë shtetësinë ekonomike dhe të harmonizojë politikën e vizave për “vendet e treta” .
“Nëse vlerësohet se programe të tilla paraqesin një rrezik të shtuar për sigurinë e brendshme dhe politikën publike të shteteve anëtare, regjimi pa viza mund të pezullohet”, thuhet në raportin për monitorimin e regjimit pa viza të vendeve anëtare.
Raporti rekomandon që Mali i Zi duhet të harmonizojë urgjentisht politikën e tij të vizave me Bashkimin Europian kur bëhet fjalë për vendet e treta, veçanërisht ato që përfaqësojnë migrimin e parregullt ose rreziqet e sigurisë për Bashkimin Europian.
“Mali i Zi nuk e ka anuluar ende programin e shtetësisë për investitorët, pavarësisht vendimit të shpallur më parë për anulimin e tij në vitin 2021. Përkundrazi, në dhjetor 2021, qeveria malazeze vendosi të zgjasë programin deri në fund të vitit 2022,” thuhet në raportin e KE.
Ata kujtojnë se në vitin 2021, Mali i Zi ka pranuar 241 aplikime për 807 persona për marrjen e shtetësisë në bazë të investimeve. Mbi këtë bazë, deri në dhjetor 2021 janë lëshuar 264 pasaporta malazeze.
Programi, i planifikuar të zgjasë tre vjet, filloi në vitin 2019 nga qeveria e mëparshme e Partisë Demokratike të Socialistëve të presidentit aktual Milo Gjukanoviq. Në tre vjet (nga janari 2019 deri në fund të vitit 2021) synohej të “shiten” 2000 pasaporta, kështu që për shkak të interesit të ulët, Qeveria e Zdravko Krivokapiqit planifikoi ta anulojë në fund të vitit 2021. Mirëpo, më 30 dhjetor, Në vitin 2021 u vendos që programi të zgjatej deri në fund të vitit 2022 me shpjegimin se investitorët nuk kishin kohë për të përfunduar projektet për shkak të krizës me pandeminë COVID-19./VOA
Lajme nga rajoni
Furgonët e Policisë nisen nga Prizreni burgjet kanë vend të mjaftueshëm për ‘dallavergjitë’ e votave, 800 shtretër të lirë
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se aktualisht në institucionet korrektuese janë në mbajtje gjithsej 1 mijë e 758 të burgosur, ndërsa kapacitetet ekzistuese lejojnë akomodimin e rasteve të reja.
Sipas këtij institucioni, në dispozicion janë rreth 800 shtretër të lirë, duke hedhur poshtë pretendimet për mungesë kapacitetesh, transmeton Klankosova.tv.
“Institucionet korrektuese kanë hapësira të mjaftueshme për pranimin e rasteve të reja, prandaj pretendimet për mungesë kapacitetesh nuk qëndrojnë”, thuhet në njoftim.
Shërbimi Korrektues i Kosovës thekson se ky sqarim bëhet me qëllim të informimit të saktë të opinionit publik dhe parandalimit të keqinformimit.
“Ky njoftim bëhet me qëllim të informimit të saktë të opinionit publik dhe parandalimit të keqinformimit. Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Policia e Republikës së Kosovës kanë marrëveshje mirëkuptimi për bashkëveprim institucional, në kuadër të së cilës, varësisht nga situatat e krijuara, mund të shfrytëzohen përkohësisht objektet e njëra-tjetrës”, thotë SHKK. /Klankosova.tv
Lajme nga rajoni
Kaos në Novi Sad – policia hyn me forcë në Fakultetin e Filozofisë, përdorën forcë për të nxjerrë jashtë të gjithë ata që ishin brenda
Studentët e Fakultetit të Filozofisë në Novi Sad kanë bllokuar të mërkurën ndërtesën e institucionit pasi profesoreshës Jelena Kleut iu dorëzua një urdhër shkarkimi.
Megjithatë, pjesëtarët e Ministrisë së Brendshme Serbe përdorën forcë për të nxjerrë jashtë të gjithë ata që ishin brenda ndërtesës, shkruajnë mediat e huaja.
Sipas mediave serbe, Policia e Emergjencave dhe Xhandarmëria, të pajisura plotësisht për të shpërndarë demonstratat, ngritën një kordon përpara fakultetit.
Një gazetar i N1 Serbia raportoi se u përdor forcë e madhe për të nxjerrë jashtë studentët nga ndërtesa e Fakultetit të Filozofisë dhe se një studenti iu thye hunda.
Policia thuhet se më parë i kishte paralajmëruar studentët të largoheshin nga ndërtesa.
“Mendoj se të gjithë studentët dhe profesorët u nxorën jashtë nga Fakulteti i Filozofisë, vetëm administrata dhe policia mbetën”, citohet të ketë thënë një student.
Siç kujtojnë mediat, më 17 janar, studentët mbajtën një protestë të titulluar “Çfarë do të thotë fitorja?” në Sheshin e Lirisë në Novi Sad, qëllimi i së cilës ishte përgatitja për zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe fushatën zgjedhore.
Studentët njoftuan se kjo protestë do të shënonte fillimin e një faze të re në zhvillimin e të gjithë lëvizjes studentore.
Lajme nga rajoni
Edi Rama pranon ftesën e Trump për Bordin e Paqes, Shqipëria anëtare themeluese
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka dërguar Presidentit amerikan Donald J. Trump përgjigjen për ftesën për të marrë pjesë në Bordin e Paqes për Gazën. Rama shprehet i gatshëm të kontribuojë në këtë nismë ndërkombëtare që synon promovimin e paqes dhe stabilitetit global. Ftesa përfshin edhe Shqipërinë si anëtare themeluese, dhe së shpejti do t’i paraqitet Kuvendit për miratim. Rama vlerëson partneritetin e palëkundur mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.
https://www.facebook.com/ediramaal/posts/1439541327541524?ref=embed_post

