Connect with us

Lajme nga vendi

Deri më 20 janar afati për parashtrimin e kërkesës për vend parkimi në Tetovë

Published

on

  • Deri më 20 janar është afati kur banorët e Tetovës do të mund të parashtrojnë kërkesat e
    tyre për të siguruar një vend parkimi për tërë vitin.Edhe pse afati ka qenë deri më 30
    janar, megjithatë I njejti është shtyer për më 20 janar për shkak të festave dhe kthimit të
    mërgimtarëve në vendlindje. Të gjithë ata që nuk kanë paraqitur kërkesa të reja do të
    përballen me bllokim të automjeteve.
    “Ju e dini se tashmë ndërmarrja Parkingu i Qytetit, ka krijuar vende të reja për
    parkim edhe nëpër disa blloqe banimi, prandaj edhe rritet numri i qytetarëve që
    parashtrojnë kërkesa për parkim vjetor. Prandaj, duke patur parasysh faktin se ka
    patur festa, disa qytetarë kanë qenë në pushime dhe për të mos krijuar kaos, e kemi
    vazhduar afatin për parashtrim të kërkesave.Pas 20 janarit do të vazhdohet të
    funksionohet në bazë të kërkesave të parashtruara”, tha Igor Dodevski, drejtor i
    Ndërmarrjes Publike Parkingu I Qytetit.
    Nga kjo ndërmarrje bëjnë të ditur se në rajonin e Tetovës dhe rrethinës ka rreth 55 mijë
    vetura të regjistruara, kurse me ardhjen e mërgimtarëve është rritur dukshëm frekuentimi
    në komunikacion që shkaktoi edhe kaos në aspektin e parkimit.Për të evituar këtë kaos,
    komuna lejoi për parkim oborret e katër shkollave në Tetovë.
    “Ju e dini në kohën kur vijnë mërgimtarët, ne nuk duhet që ti dënojmë ata por kemi
    obligim që t`I shërbejmë dhe në këtë formë ne bashkërisht me kryetarin e komunës
    së Tetovës arritëm që të lirojmë për parkim oborret e disa shkollave. Pra, ne nuk
    duhet që t`I dënojmë sepse fundja e fundit ata sjellin shumë të ardhura për qytetin
    tonë”, tha Dodevski.
    Por, ende nuk ka asgjë konkrete lidhur me ndërtimin e parkingjeve në kate në Tetovë.
    Komuna është duke bërë analiza dhe pritet që në të ardhmen pasi që të gjendet vendi
    poashtu të shihet në bazë të planeve urbanistike të fillojë ndërtimi i parkingut në
    kate.
    “Në plan janë edhe parkingjet në kate dhe e gjithë kjo do të varet nga sektori për
    veprimtari komunale, për të parë se si do të përballemi me këtë frekuentim të madh
    në qytet të automjeteve.Ashtu si do të vendos sektori për veprimtari komunale ashtu
    do të veprojmë”, theksoi drejtori Dodevski.
    Ndërkohë, sa i përket gjendjes financiare të ndërmarrjes drejtori Dodevski, thekson se
    deri në kuartalin e tretë kanë qenë në plus dhe punohet që në qytet të ketë më shumë
    vende për parkim, më shumë rend por njëkohësisht për ngritjen dhe avancimin e gjendjes
    së puntorëve, sidomos rritjen e pagave dhe rregullimin e statusit të tyre.TV KOHA
Advertisement

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë vranësira dhe periudha diellore. Në vendet malore do të ketë kushte për reshje të shiut.

Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi verior.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri 7, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 8 deri 16 gradë celsius.

Të mërkurën dhe të enjten moti do të jetë i qëndrueshëm.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Koçani, kryeprokurori i ri Saveski: Do t’i thërras në takim prokurorët e lëndës, si kanë vendosur për këtë kualifikim?

Published

on

Kryeprokurori i ri, Nenad Saveski, paralajmëroi se do të zhvillojë një takim me prokurorët që po merren me rastin “Koçani”, me qëllim që të njihet me ecurinë e procedurës dhe provat në këtë rast.

Në intervistë për “360 Gradë”, Saveski deklaroi se rasti ndodhet në një fazë të hershme të procedurës së dëshmive dhe se është e mundur të pritet një fazë më e pjekur e procesit për të bërë një analizë të plotë.

“Do të kem takim me prokurorët publikë që po veprojnë në këtë rast konkret për t’u njohur me gjendjen. Duke pasur parasysh se rasti është në fazë të hershme të procedurës së dëshmive, ndoshta është mirë të vijë një fazë më e pjekur e procedurës që të mund të vlerësohen siç duhet rrethanat dhe të jap qëndrimin tim”, tha Saveski.

Ai theksoi se nuk ka ndërmend të ndërhyjë në punën e prokurorëve, duke theksuar se çdo prokuror publik duhet të veprojë në mënyrë të pavarur dhe mbi bazën e provave.

Sa i përket dilemave në opinion lidhur me kualifikimin juridik të rastit, Saveski tha se prokurori publik mund ta ndryshojë kualifikimin e veprës deri në përfundim të procedurës, nëse gjatë gjykimit paraqiten fakte ose prova të reja.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Paralajmërim urgjent: Spitalet t’i kontrollojnë rezervat e heliumit, mund të ketë ndërprerje të furnizimit

Published

on

Fondi i Sigurimeve Shëndetësore (FSSH) ka lëshuar një paralajmërim urgjent për institucionet publike të kujdesit shëndetësor në Maqedoni që kanë aparatura për rezonancë magnetike (MRI) për të kontrolluar rezervat e tyre të heliumit dhe për të siguruar menjëherë sasi shtesë. Arsyeja është një ndërprerje e mundshme e furnizimit në tregun evropian, si dhe një rritje e ndjeshme e çmimeve për shkak të tensioneve aktuale gjeopolitike që lidhen me situatën në Iran.

Sipas autoriteteve, heliumi është një element kyç për funksionimin e aparaturave MRI, pasi përdoret për të ftohur magnetët superpërçues. Pa të, pajisjet nuk mund të funksionojnë, gjë që mund të çojë në një ndërprerje të shërbimeve diagnostikuese për pacientët.

Siç informoi Drejtori i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, Sasho Klekovski, apeli është parandalues dhe synon të shmangë problemet e mundshme në funksionimin e sistemit shëndetësor në kohën e duhur.
Ai theksoi se është e rëndësishme që institucionet të vlerësojnë situatën dhe të reagojnë ndërsa heliumi është ende i disponueshëm në treg.

Aktualisht, çmimi i heliumit është rritur me rreth 30 përqind, dhe ka njoftime se mund të rritet më tej. Problemet e furnizimit shoqërohen me ndërprerje në zinxhirët globalë të furnizimit, pjesërisht të shkaktuara nga konfliktet dhe dëmtimet në infrastrukturë në rajonin e Gjirit Persik.

Continue Reading

Më të lexuarat