Lajme nga vendi
Digjet një veturë në qendër të Shkupit
Një veturë “Opel Astra” me targa të Shkupit mbrëmë është djegur plotësisht nga zjarri. Ngjarja fatkeqe ka ndodhur në bulevardin “Koço Racin” afër shkollës fillore “Dimitar Milladinov” në qendër të Shkupit.
“Në vendngjarje kanë menjëherë ka dal policia, ku është konstatuar se personi T.S. (21), derisa ishte duke drejtuar veturën “Opel Astra”, nga poshtë ka filluar të dilte tym, e më pas brenda një kohe të shkurtër automjeti është djegur plotësisht”, njoftojnë nga MPB.
Përveç dëmeve materiale, nuk ka të dhëna për të lënduar të mundshëm.
Zjarri është lokalizuar nga Brigada e Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit.
Lajme nga vendi
MICKOSKI: SKENARI I BRUKSELIT – RMV NË BE NË 2027, PA TË DREJTË VOTE!
Në Bruksel gjithnjë e më e zëshme është ideja që përshinë planin e paqes për Ukrainën dhe integrimin e saj në Bashkimin Evropian, ku në këto skenare implikohet edhe Maqedonia – tha mbrëmë Kryeministri Mickoski. Sipas tij, në fillim të vitit 2027 Maqedonia mund të bëhet anëtare e BE-së, por pa të drejtë vote.
Ekziston mundësia që Maqedonia e Veriut të anëtarësohet në BE në fillim të vitit 2027, pa të drejtë vote. Kështu ka deklaruar Kryeministri Mickoski gjatë një interviste në Kanal 5, duke u përgjigjur në pyetjen nëse Brukseli ka ndonjë alternativë për vendin duke marrë parasysh eurointegrimet e bllokuara.
“Skenari i parë është Ukraina bashkë me Malin e Zi, Shqipërinë dhe Maqedoninë të bëhen vende anëtare të BE-së dhe kjo të ndodh në fillim të vitit 2027 – të ulen në tavolinë, të valëvitet flamuri maqedonas në Bruksel, por pa të drejtë vote. Të marrim pjesë në punën e ministrave të Këshillit, komisioneve, trupave, por pa të drejtë vote me shumë mekanizma kontrolluese”
Që të realizohet kjo, sipas Kryeministrit, duhet të përmbushen dy kushte. I pari, vendi tashmë e ka përmbushur i pari në rajon, bëhet fjalë për politikën e jashtme të përbashkët të sigurisë me BE-në, kurse kushti i dytë është sundimi i së drejtës.
I pyetur nëse kusht do të jenë edhe ndryshimet kushtetuese, ai thotë.
“Supozoj se për ne do të jenë edhe ndryshimet kushtetuese, për shkak se është pranuar nga qeveria e mëprashme. Ky integrim mund të ndodh diku në fillim të vitit 2027. Kushti i dytë është që kësaj t`i bashkangjiten edhe vendet tjera të rajonit, sikurse Bosnja e Hercegovina, Serbia, Kosova, Moldavia”
Kjo, sipas Mickoskit, është ajo që momentalisht po dësgjohet në Bruksel, kurse ka qenë temë diskutimi edhe në Konferencën e Sigurisë në Mynih.
Megjithatë, sic tha, realizimi i skenareve të këtilla varen nga shumë parametra, sikurse plani i paqes për Ukrainën dhe konsensusi për marrëveshje eventuale të paqës.
Lajme nga vendi
SPB Tetovë arrestohet 51 vjecari nga Tetova. Ai kërkohej me urdhëresë gjyqësore për vuajtje të dënimit me burg
Dje, në orën 16:15 në rrugën “Ilinden” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë arrestuar një 51 vjecar nga Tetova. Ai kërkohej me urdhëresë gjyqësore për vuajtje të dënimit me burg për vepër penale të kryer sipas nenit 284-a të Kodit Penal. I njëjti është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu i Tetovës për vuajtje të dënimit.
Lajme nga vendi
SPB Tetovë; Është konstatuar se 6 automjete kanë kryer transport publik pa pasur leje përkatëse
Dje, në periudhën nga ora 16:00 deri në orën 20:00, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë në rrugën “Iliria” në Tetovë kanë kryer kontroll për sanksionimin e automjeteve që kryejnë transport publik pa pasur licencë. Me këtë rast janë ndaluar 6 automjete të udhëtarëve. Bëhet fjalë për “Audi”, “Skoda”, “Ford”, “Seat”, “Renault” dhe “Citroen”, të gjitrhë me targa të Tetovës. Është konstatuar se kanë kryer transport publik pa pasur leje përkatëse dhe pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të ngrihen padi përkatëse.

