Connect with us

Lajme nga vendi

Besimtarët ortodoksë në RMV festojnë Epifaninë – Ujin e bekuar

Published

on

Besimtarët ortodoksë kremtojnë sot festën e Epifanisë, e cila festohet që nga shekulli i dytë.

Në këtë ditë, sipas traditës së krishterë, Shën Gjon Pagëzuesi, pagëzoi Jezu Krishtin në lumin Jordan. Festa quhet edhe Epifania për shkak të shërbimit të madh të ujit që kryen kisha në këtë ditë.

Edhe këtë vit do të vazhdojë tradita shekullore e vendosjes së kryqit në ujërat e shenjta.

Dioqeza Ortodokse e Shkupit nën KOM-AO do të organizojë shenjtërimin tradicional të ujërave të lumit Vardar dhe aktin e vënies së Kryqit të Shenjtë.

Advertisement
Advertisement

Lajme nga vendi

Fetai: Do të kërkohet përgjegjësi ligjore dhe institucionale nga Ministri i Drejtësisë

Published

on

Do të kërkohet përgjegjësi ligjore dhe institucionale nga Ministri i Drejtësisë nëse institucionet kompetente konstatojnë shkelje të ligjit lidhur me moslejimin e mbajtjes së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe tha Zëvendëskryeministri Fetai nëpërmjet një postimi në facebook.

Ai ka bërë të ditur se, në kuadër të procedurave qeveritare dhe institucionale, Agjencia për Zbatimin e Gjuhëve dhe Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve janë duke shqyrtuar nëse Ministria e Drejtësisë ka vepruar në kundërshtim me ligjin.

Sipas Fetait, refuzimi i Ministrisë së Drejtësisë për të lejuar zhvillimin e provimit të jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe përbën një vendim arbitrar, juridikisht të pambështetur dhe institucionalisht të rrezikshëm.

Ai ka theksuar se, pavarësisht mangësive që mund të ketë, Ligji për Përdorimin e Gjuhëve është ligj në fuqi dhe obligues, duke nënvizuar se asnjë institucion nuk ka të drejtë ta zbatojë apo ta injorojë ligjin sipas vullnetit të vet.

Zëvendëskryeministri ka sqaruar se Ligji për provimin e jurisprudencës nuk përmban asnjë ndalim që provimi të zhvillohet në gjuhën shqipe, duke e cilësuar këtë si fakt juridik dhe jo interpretim politik.
“Pretendimi se provimi duhet të jetë vetëm në gjuhën maqedonase nuk mbështetet në asnjë nen konkret ligjor”, ka deklaruar Fetai, duke shtuar se kjo çështje nuk është politike, por lidhet drejtpërdrejt me barazinë para ligjit dhe funksionimin serioz të shtetit.

Advertisement

Në fund, ai ka theksuar se ligji duhet të zbatohet dhe se përgjegjësia institucionale nuk mund të anashkalohet.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Trashësia e borës në Kodrën e Diellit është 64 centimetra

Published

on

Në orën 07:00 në Kodrën e Diellit janë matur -2 gradë celsius, ndërsa trashësia e borës është 64 centimetra.

Në Berovë dhe Mavrovë janë matur 0 gradë, 1 në Kriva Pallankë, Krushevë dhe Llazaropole, 3 në Pretor dhe Vinicë, 4 në Ohër, 5 në Tetovë, Manastir, Prilep, Shtip dhe Strumicë, 6 në Shkup-Petrovec, Shkup-Zajçev Rid, Veles dhe Kavadar, 7 gradë në Gjevgjeli dhe 8 në Demir Kapi.

Nga Drejtoria Hidrometeorologjike (HMA) bëjnë të ditur se më së shumti reshje në 24 orët e fundit, prej orës 07:00, kanë rënë në Kodrën e Diellit, 17 litra për metër katror, e ndjekur nga Pozharana me 14, Krusheva 7, Mavrovë 5, Tetova dhe Strumicë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut deshi ta korruptoj policin me 5 euro, arrestohet në pikën kufitare

Published

on

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është arrestuar të hënën mbrëma, më 9 shkurt 2026, rreth orës 20:55, në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë, nën dyshimin për veprën penale “Dhënie e ryshfetit”.

Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari gjatë kontrollit të dokumenteve ka tentuar të korruptojë zyrtarin policor duke futur para në vlerë prej 5 eurosh në dokumentet e tij.

Me vendim të prokurorit kompetent, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt ligjore.

Njoftimi i policisë:

DHËNIE E RYSHFETIT

Advertisement

PKK. Vërmicë 09.02.2026, 20:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Maqedonisë së Veriut pasi që i njëjti gjatë kontrollit të dokumenteve kishte futur para në vlerë 5 euro. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Më të lexuarat