Connect with us

Lajme nga vendi

Taravari : Nesër i zgjedhim organet partiake dhe diskutojmë për kyçjen eventuale në Qeveri (Video)

Published

on

Çfarë bisedoi sot me ambasadoren amerikane? Çfarë do të vendoset nesër në Kuvendin e ASH-së në Kumanovë? A do të bëhet ASH-ja pjesë e Qeverisë? Cilat ministri do t’i takojnë? A do ta shpëtojë ASH-ja, Artan Grubin? A do të ketë zgjedhje të parakohshme?

Përgjigjet i jep kryetari i ASH-së, Arben Taravari, në intervistën e tij për Gazetën LAJM!

Advertisement

Lajme nga vendi

Sot kujtojmë lindjen e Nënë Terezës – shkupjanja shqiptare që ia kushtoi jetën më të varfërve

Published

on

Më 26 gusht 1910, në Shkup, lindi Nënë Tereza, një nga humanistet më të njohura në historinë moderne. Emri i saj i vërtetë ishte Gonxhe Agnesë Bojaxhiu, shqiptare me origjinë, e cila gjithë jetën ia kushtoi ndihmës ndaj të varfërve, të sëmurëve dhe njerëzve më në nevojë.

E lindur në Shkup, Nënë Tereza më vonë u largua drejt Indisë, ku nisi veprimtarinë e saj të gjatë humanitare. Ajo themeloi Misionaret e Bamirësisë, një organizatë që me kalimin e viteve u shndërrua në një rrjet ndërkombëtar, kushtuar kujdesit për njerëzit më të pambrojtur.

Puna e saj mori vlerësim mbarëbotëror. Në vitin 1979, Nënë Tereza u nderua me Çmimin Nobel për Paqe, për përkushtimin dhe veprimtarinë e saj të jashtëzakonshme humanitare në ndihmë të njerëzve të varfër dhe më të rrezikuar në mbarë botën.

Pjesën më të madhe të jetës e kaloi në Kalkuta të Indisë, ku vazhdoi të kujdesej për njerëzit që jetonin në varfëri ekstreme dhe në kushte të vështira.

Nënë Tereza ndërroi jetë në Kalkuta më 5 shtator 1997, në moshën 87-vjeçare. Sot, emri dhe vepra e saj mbeten të lidhura me humanizmin, bamirësinë dhe përkushtimin ndaj njerëzve në nevojë.

Advertisement

Nënë Tereza mbetet një nga personalitetet më të njohura të lindura në Shkup dhe një figurë shqiptare me jehonë botërore, e cila për dekada iu përkushtua ndihmës ndaj më të varfërve dhe të pambrojturve.

Continue Reading

Lajme nga vendi

MPB me 503 kallëzime penale, rreth 7 mijë shkelje nga drejtuesit e motoçikletve dhe katërçikleve

Published

on

MPB Maqedoni njofton se në periudhën nga 18.05.2026 deri më 31.07.2026, Sektori për Çështjet e Trafikut pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme zhvilloi aksione kontrolli të përforcuara në të gjithë territorin e vendit, të fokusuara te drejtuesit e biçikletave me motor ndihmës, mopedëve, motoçikletave, triçikleve dhe katërçikleve.

Gjatë kontrolleve u konstatuan gjithsej 6.932 kundërvajtje të kryera nga drejtuesit e biçikletave me motor ndihmës, mopedëve, motoçikletave, triçikleve dhe katërçikleve, si dhe 33 kundërvajtje të kryera nga drejtuesit e biçikletave.

“Numri më i madh i kundërvajtjeve u konstatua në territorin e SPB Shkup – 2.146, SPB Manastir – 992, SPB Veles – 856, SPB Kumanovë – 583, SPB Shtip – 544, SPB Tetovë – 541, SPB Ohër – 420 dhe SPB Strumicë – 327, ndërsa nga Njësiti Mobil për Sigurinë e Trafikut Rrugor u konstatuan 556 kundërvajtje. Nga numri i përgjithshëm i kundërvajtjeve të konstatuara, 5.678 kanë të bëjnë me mosmbajtjen e helmetës mbrojtëse gjatë drejtimit të këtyre llojeve të mjeteve”.

“Për të gjitha kundërvajtjet e konstatuara janë ndërmarrë masat përkatëse në përputhje me Ligjin për Sigurinë e Trafikut Rrugor. Gjatë kontrolleve u konstatuan gjithashtu 15.715 kundërvajtje të tjera, ndërsa ndaj 503 drejtuesve janë paraqitur kallëzime penale, në përputhje me nenin 297-a të Kodit Penal”.

“Ministria e Punëve të Brendshme vazhdon me kontrollet e përforcuara në të gjithë territorin e vendit, me qëllim përmirësimin e sigurisë në trafik dhe respektimin e vazhdueshëm të rregullave dhe rregulloreve të trafikut. U bëjmë apel të gjithë drejtuesve të biçikletave, biçikletave me motor ndihmës, mopedëve, motoçikletave, triçikleve, katërçikleve dhe mjeteve të lehta elektrike që të marrin pjesë me përgjegjësi në trafik, të respektojnë rregullat dhe rregulloret rrugore, të përdorin detyrimisht helmetë mbrojtëse dhe të mos drejtojnë mjete nën ndikimin e alkoolit ose substancave të tjera psikoaktive”, thonë nga MPB.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe i nxehtë

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira lokale të lehta deri në mesatare. Pasdite do të jetë i paqëndrueshëm me shira të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erëra të forta.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 13 deri në 20 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 31 deri në 37 gradë Celsius.

Në Shkup do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të lehta deri në mesatare, pasdite në pjesë të luginës do të ketë kushte për shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtim i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të bjerë në 19, ndërsa maksimale do të arrijë 37 gradë.

Continue Reading

Më të lexuarat