Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot do të jetë kryesisht me vranësira të ndryshueshme ndërsa pasdite me reshje shiu, në male dhe viset më të larta do të ketë reshje të dëborës.
Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi jug-lindor.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej -1 deri në 4, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 3 deri në 8 gradë.
Lajme nga vendi
Siljanovska – Davkova: Është mirë që do të ketë ligj të ri për falje, sepse i vjetri nuk i ngjan ligjit
Falja asnjëherë nuk duhet të udhëhiqet nga dënimi që është caktuar dhe nga natyra e veprës, por ta matë dhe ta vlerëojë procesin e risocializimit të institucionit. Të gjithë njerëzit, madje edhe kur bëjnë gabime të mëdha në jetë dhe do të gjenden të izoluar, kanë të drejtë për mundësi të dytë. Në të vërtetë, sot trendi në risicializim shkon dorë për dore me modernizimin dhe humanizimin e kuhsteve në burgje, theksoi sot presidentja Gordana Siljanovska – Davkova në paraqitjen hyrëse në Debatin shskencoro-profesional rreth propozim-ligjit për falje në Fakultetin juridik “Justiniani i parë” në Shkup.
“Burgjet tona ende nuk e plotësojnë këtë kusht”, tha presidentja e cila ipërkujtoi thëniet se mund të gjendemi në goditje të Këshillit të Evropës madje edhe për elemente të torturëss për veprimin ndaj njerëzve në burgje.
Është mirë që u ulën për të përpiluar ligj të ri sepse, siç tha, aktuali “nuk i ngjan Ligjit poaçërisht nëse duhet ta lecxojmë përmes prizmës së asaj që e bëri Gjykata kuhstetuese duke ndryshuar shumë dipozita dhe se anëtarët e Komisionit nuk mund të kenë kompetenca “hetuese” dhe të kërkojnë informata nga gjykatat apo agjencitë, dhe se në përbërjen e tij nuk duhet të ketë gjykatës, avokatë…
Presidentja hapi disa çështje lidhur me ligjin para ekspertëve nga kjo fushë. Zgjidhjet ligjore, sipas saj, dunet të krojohen sepse duke pasur parasysh profile të ndryshme të presidentëve, ndërkaq mes çështjeve që i hapi është ulja në minimum i së drejtës së diskrecionit të vendimmarrjes, dispozita për Komisionin për sistem politik, roli i deritanishëm dhe i ardhshën i Ministrisë së Drejtësisë…
Në debat ajo e hapi çështjen për atë nëse ndoshta duhet të bëhet edhe ligj për presidentin.
Duke folur për veprat burgim i përjetshëm dhe dilemën nëse disa nga personat e dënuar me çfarëdo lloj dënimi nuk duhet fundin e jetës ta presin ndryshe, me përjashtim të rasteve me terroorizëm dhe kundër njerëlzimit, ajo, mes tjerash, tha se ne duhet t’i ndjekim mendimet e Komisionit të Venecies i cili u rekomandon shteteve të ish-Jugosllavië “ta heqin interpretimin autentik ta locojnë atje ku e ka vendin në GJykatën kushtetuese dhe ta heqin nga Parlamenti”.
Lajme nga vendi
Alarmi për bombë në gjimnazin e Tetovës “Kiril Pejçinoviq”, nxënësit largohen nga objekti i shkollës policia konstaton se ishte i rremë
Paraditen e sotme është raportuar sërish alarm për bombë në gjimnazin “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë, duke vazhduar serinë e kërcënimeve të njëpasnjëshme që janë regjistruar në këtë institucion vetëm gjatë kësaj periudhe informon Tetovasot.
Sipas informacioneve fillestare, menjëherë pas pranimit të njoftimit, janë ndërmarrë procedurat standarde të sigurisë, ndërsa nxënësit dhe stafi janë evakuuar përkohësisht nga objekti.
Nga autoritetet kompetente pritet të konfirmohet nëse bëhet fjalë për alarm të rremë, ashtu si në rastet e mëparshme, ndërkohë që hetimet për identifikimin e autorëve të këtyre kërcënimeve vazhdojnë.
Lajme nga vendi
Gjermania i dhuron Policisë së Maqedonisë automjete dhe pajisje në vlerë të 600,000€
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot në ambientet e Ministrisë së Punëve të Brendshme mori pjesë në ceremoninë e dorëzimit të një donacioni nga Republika Federale e Gjermanisë, ku ishte e pranishme edhe ambasadorja Petra Dreksler. Donacioni, me vlerë totale prej rreth 600,000 euro, i realizuar gjatë periudhës së kaluar, përfshin automjete, kamera termovizive, pajisje dhe softuer kompjuterik, pajisje të specializuara për kontrollin e dokumenteve, si dhe automjete speciale për njësinë ajrore.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se këto pajisje janë të destinuara për përmirësimin e kapaciteteve të Ministrisë në fushën e menaxhimit të kufijve, luftës kundër trafikimit të njerëzve dhe kontrabandës së emigrantëve, analizës kriminale dhe inteligjencës, si dhe ekzaminimeve forenzike.

