Connect with us

Lajme nga vendi

Bullgaria tregon kur mund ta rikthejë ambasadorin e saj në Shkup

Published

on

“Ambasadori bullgar në RMV, Angel Angelov, mund të kthehet në Shkup kur të krijohen kushtet e duhura për këtë”.

Këtë tha sot ministri i Punëve të Jashtme i Bullgarisë, Nikolaj Milkov, duke folur për ngjarjet e fundit në mes Shkupit dhe Sofjes.

“Nëse fillon dialog i nivelit të lartë, në të cilin duhet të marrë pjesë edhe ai, ambasadori mund të kthehet në çdo moment”, shtoi Milkov në konferencë për media ku informoi për aktivitetet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë.

Duke komentuar deklaratën e shefit të diplomacisë së RMV-së, Bujar Osmani, se vendimi për të ftuar ambasadorin Angelov në konsultime në Sofje ishte një veprim i pabazuar, i paargumentuar dhe disproporcional, Milkov tha se një procedurë e tillë pasqyron bindjen e Bullgarisë se situata ka shkuar shumë larg dhe se “masë e tillë është e nevojshme”.

“Nëse Republika e Maqedonisë së Veriut konsideron se thirrja e ambasadorit të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut, Angel Angelov, është joproporcionale, ndoshta nuk e kuptojnë seriozitetin e situatës”, tha Milkov.

Advertisement

Sipas tij, në këtë moment është e nevojshme që ambasadori Angelov të jetë në Sofje “për të sqaruar një sërë qasjesh” në lidhje me politikën bullgare ndaj RMV-së.

Advertisement

Lajme nga vendi

MINISTRJA HARRON PËRKTHYESIN AMA JO QËNDRIMET, POR BOJKOTOHET

Published

on

Erdhi në Tetovë pa përkthyes. Ndoshta mendoi se shqipja është dialekt sezonal që aktivizohet vetëm më 28 Nëntor.

Kjo është Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, e njohur për qëndrimet e saj “parimore” kundër UÇK-së, kundër festimit të Ditës së Flamurit kombëtar shqiptar dhe, në përgjithësi, kundër çdo gjëje që tingëllon shqip.

Kësaj radhe, megjithatë, i hasi sharra në gozhdë.

Në një ngjarje të mbajtur në Universiteti i Tetovës, ministrja nuk arriti ta kuptojë rektorin Jusuf Zejneli. Çudi e madhe: në Tetovë flitet shqip. Gazetarët shqiptarë, me një dozë ironie që zor se përkthehet, i sugjeruan që herën tjetër të vijë me përkthyes. Ja përgjigja e sajë…

Atmosfer…

Advertisement

Vesna Janevska dëshmoi edhe një herë se nuk ngurron t’i artikulojë qëndrimet e saj nacionaliste. Por as gazetarët nuk i lëshuan rrugë: ia bënë të qartë se ndodhet në një qytet ku shqipja nuk është “opsion”, por gjuhë e përditshme — dhe simbolikisht ia larguan mikrofonat.

Afmosferë….

Një rikujtesë miqësore për ministren: Universiteti i Tetovës nuk është thjesht institucion. Është themeluar me gjak, viktima e protesta, dhune e sakrifica, dhe për shumëkënd mbetet simbol i të drejtës për arsim në gjuhën amtare.

Po ashtu, një shfletim i Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut do të ishte mëse i nevojshëm për Janevskën. Amendamenti 5, pika 1, e përcakton qartë se çdo gjuhë që flitet nga së paku 20% e qytetarëve është gjuhë zyrtare, bashkë me alfabetin e saj.

Ndoshta, para se të merret me ligjet e arsimit, do të ishte e dobishme t’ia kujtojmë se kushtetuta nuk është broshurë dekorative — por themeli mbi të cilin ndërtohet (ose rrëzohet) serioziteti institucional.

Advertisement

Continue Reading

Lajme nga vendi

UT-ja KUNDËR LIGJIT PËR ARSIM TË LARTË, CËNOHET AUTONOMIA 

Published

on

Propozim ligji i ri për ndryshime në arsimin e lartë është i papranueshëm për senatin e universitetit të Tetovës dhe ky senat ka sjell një vendim ku kërkon që ky ligj të tërhiqet dhe të rishikohet duke pasur parasysh gjendjen reale në universitete.

“ Numri më i madh i vërejtjeve ka të bëj me cenimin e autonomisë universitare , pasi që parashihet të ketë një këshill universitar i cili edhe i zbehë kompetencat e universitetit , dhe kjo është ajo ku shumica e profesorëve kanë vërrejtje pjesa tjetër është me numër të madh. Akreditimin e studimeve të doktoraturës , pasi që UT i plotëson të gjithë kushtet ka staf akademik , punime shkencore punime , por kriteret janë  në harmoni me gjendjen reale dhe për këtë janë një numër i vërejtjeve . Senati Universitetit të Tetovës ka vendim në të cilën propozon që ligji më mirë të tërhiqet të rishikohet  dhe të ketë një draft i cili është në harmoni me gjendjen reale .”

Kundër këtij ligji, si të tillë është edhe Drejtor i Forumit per Ndryshime ne Arsim Blendi Hodai. Sipas tij, ky ligj në mënyrë jo transparente është publikuar por edhe cenon autonominë e universiteteve .

“ Për vetë faktin se ministria nuk i përmendi emrat e personave që kanë hartuar propozim ligjin nënkupton se , ligji është jo transparent dhe kjo është e rëndësishme për neve pasi që ligji për arsimin e lartë është interes publik nuk është një roman dhe ta nxjerri dhe të thoni ja  e kemi publikuar.  Ne vërejmë se me një pjesë cenon autonominë  euniversitetit dhe ne vlerësojmë se autonomia e universiteteve  është shumë e rëndësishme për stafin akademik.” 

Por ministria e arsimit Vesna Janevska është e prerë, ligji nuk tërhiqet , ajo tha se i dëgjon vërejtjet , por nuk do të ketë tërheqje të ligjit.

Advertisement

“ Ligji një muaj është në debat publik dhe të gjithë kanë të drejtë të japin vërejte dhe nëse vërejtjet pranohen dhe deri më tani kishim debate dhe u morëm veshtë që çka do të pranohet, por ligji nuk do të tërhiqet dhe nuk duhet tëtërhiqet pasi që bën të ardhmen për të rinjtë tanë.”   

I pyetur se kush janë emrat  që e kanë shkruar këtë ligj, ministria e arsimit nuk pranoi që të tregoj të njëjtat, pasi që sipas saj ata janë emra të njohur dhe u cenohet integriteti akademik.

Continue Reading

Lajme nga vendi

IFTARI I BFI-së BËRI BASHKË KRERËT E SHTETIT DHE PARTIVE POLITIKE!

Published

on

Nën patronazhin e Reisul Ulemasë të BFI-së së RMV-së, u shtrua iftari tradicional i Bashkësisë Fetare Islame, duke bërë bashkë në një mbrëmje të veçantë drejtuesit më të lartë shtetërorë, institucionalë dhe përfaqësues të jetës publike.

Presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska-Davkova, Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ministra dhe zëvendësministra, kryetarë partish politike, kryetarë komunash, ambasadorë, rektorë universitetesh, si dhe shumë personalitete nga jeta shoqërore dhe civile, ishin të pranishëm në Iftarin Tradicional të Bashkësisë Fetare Islame.

Në fjalën e tij përshëndetëse, kreu I BFI-së, u uroi mirëseardhje mysafirëve dhe agjërim të lehtë e të pranuar, duke theksuar se Ramazani është muaj reflektimi, afrimi dhe përgjegjësie të përbashkët. Ai veçoi rëndësinë e unitetit, tolerancës dhe bashkëjetesës si vlera themelore për stabilitetin dhe perspektivën e vendit.

“Gëzimi I Iftarit merr vlerë të veçantë kur jemi bashkë pranë njëri-tjetrit, të lidhur shpirtërisht, të solidarizuar dhe respektues ndaj secilit, pa dallim race, feje, kombi apo vendi. Në tryezën e Itarit forcohen lidhjet njerëzore, mbillet dashuria, paqa dhe solidariteti dhe shprehet bujaria përmes veprave të mira. Aty ku ndahet buka, forcohet besimi, aty ku ndahet fjala e mirë, ndërtohet respekti”

Mbrëmja u zhvillua duke reflektuar frymën e respektit, dialogut dhe bashkëpunimit ndërinstitucional.

Advertisement

Edhe të pranishmit përmes postimeve nëpër rrjetet sociale kanë përshëndetur organizimin e këtij Iftari, ku potencohet se përmes këtyre ngjarjeve dërgohen mesazhe të fuqishme uniteti, respekti dhe solidariteti.

Continue Reading

Më të lexuarat