Lajme nga vendi
Bekteshi: Nëse furrtarët ndërprejnë prodhimin e bukës, mund të sanksionohen
Ministri i ekonimsë Kreshnik Bekteshi në pres koferencën e sotme i është kundërpërgjigjur kërcënimeve të furrtarëve në kuadër të Lidhjes së Odave ekonomike të ciëlët paralajmëruan se në rast se qeveria ngrinë çmimin e bukës në 33 denarë , do të ndërpresin prodhimin e tyre, për shkak se do të shkaktonte humbje ditore të furrtarëve nga 3.000 deri në 15.000 euro.
Bekteshi tha se se në rast se furrtarët e ndërprejnë prodhimin e tyre, qeveria ka dispozita ligjore ku mund të sanksionojnë.
Ndryshe qeveria sot ka shfuqizuar masën për energji të subvencionuar për prodhuesit e produkteve ushqimorë bazë, ndërsa ka ngrirë çmimin e bukës në 33 denarë.
Lajme nga vendi
FBI e kishte njoftuar Maqedoninë për 20-vjeçarin nga Tetova që paralajmëroi vrasje masive (FOTO)
Një 20-vjeçar nga fshati Reçicë e Vogël e Tetovës kishte kërcënuar përmes një rrjeti social se do të kryente një vrasje masive, ndërsa policia e Maqedonksë, pas një njoftimi nga Byroja Federale e Hetimeve e SHBA-së (FBI), ka kryer bastisje në shtëpinë e tij, ku është gjetur një arsenal i tërë armësh. Është arrestuar edhe gjyshi i tij 89-vjeçar, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.
I riu do të përgjigjet për terrorizëm, ndërsa gjyshi për posedim të paligjshëm të armëve, raporton gazeta KOHA.
“Sipas dyshimeve, K.H. (20), në fund të muajit janar të këtij viti, përmes aplikacionit social ‘Discord’ ka dërguar një kërcënim serioz se është i gatshëm të kryejë sulm me armë zjarri, me pushkë automatike AK-47, e njohur si ‘Kallashnikov’, duke pretenduar se ka probleme me shëndetin mendor. Frymëzimit për një sulm të tillë i ka shërbyer ngjarja e 14.12.2012 në SHBA, kur Adam Lanza, po ashtu 20-vjeçar, në një shkollë në SHBA me pushkë automatike vrau 26 persona, prej të cilëve 20 fëmijë”, thuhet nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (PNKOK).
Kërcënimet janë vërejtur nga FBI-ja amerikane, e cila ka njoftuar Ambasadën e SHBA-ve në vendin tonë, ndërsa ambasada ka alarmuar prokurorinë dhe policinë.
“Pas informacioneve të marra nga Ambasada e SHBA-së në Shkup se nga ana e FBI-së është paraqitur kërkesë për zbulimin urgjent të një profili në Discord që ndodhet në vendin tonë, e nga ku janë dërguar kërcënimet serioze, MPB në koordinim me PNKOK ka ndërmarrë veprime për zbulimin e autorit. Pas identifikimit dhe lokalizimit të adresës së përdoruesit, më 17.02.2026, zyrtarë policorë nga Departamenti për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë – Sektori për Luftë Kundër Terrorizmit, me asistencë nga Njësia Speciale ‘Tigrat’ dhe në koordinim me PNKOK, kanë kryer bastisje në shtëpi dhe objekte të tjera në Reçicë të Vogël, Tetovë. Gjatë bastisjeve, te K.H. dhe te anëtarë të familjes së tij janë gjetur dhe sekuestruar më shumë gjëra që përbëjnë vepër penale, përfshirë: armë zjarri të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, pushkë automatike AK-47 me dy karikatorë me 40 plumba 7.62×39 mm, pistoletë ‘M57’ me dy karikatorë me 49 plumba, pistoletë ‘Cherokee’ me dy karikatorë dhe mbi 600 plumba 9 mm, jelekë taktikë, jelekë antiplumb, thika me gjatësi të ndryshme tehe dhe materiale të ndryshme elektronike si prova”, thuhet në njoftim.K.H. dhe gjyshi i tij janë arrestuar dhe ndaj tyre janë ngritur kallëzime penale./koha.mk
Lajme nga vendi
Dy mashtrime brenda një dite në Negotinë, pensionistët mbeten pa 7.000 euro
Në dy mashtrime të realizuara me sukses brenda së njëjtës ditë në Negotinë, dy banorë të moshuar të qytetit, një burrë dhe një grua, kanë mbetur pa gjithsej 7.000 euro, njofton policia.
Në rastin e parë, një 76-vjeçar nga Negotina i ka dhënë 4.000 euro një personi të panjohur, i cili ia ka kërkuar paratë me një arsyetim banal.
“Më 19.02.2026 në ora 12:30 në SPB Negotinë, një 76-vjeçar nga Negotina ka raportuar se është mashtruar nga një person për shumën prej 4.000 euro. Sipas denoncimit, personi i ka kërkuar të dëmtuarit t’i japë 4.000 euro për t’ia treguar një personi tjetër, të cilin e ka prezantuar si shtetas të huaj, me qëllim që t’i dëshmojë se euroja është valutë e vlefshme në vend. Siç është raportuar, ai ia ka dhënë paratë, ndërsa personi i ka lënë një çantë me dry që ta ruajë si dëshmi se do të kthehet. Pasi e ka hapur çantën, i dëmtuari ka kuptuar se është mashtruar”, bëjnë të ditur nga MPB.
Në mashtrimin e dytë është përdorur skema e njohur ku një mjek i rremë kërkon para për një operacion të supozuar të një familjari të viktimës.
“Më 19.02.2026 në ora 17:15 në SPB Negotinë, një 81-vjeçare nga Negotina ka raportuar se është mashtruar nga një person për shumën prej 3.000 euro. Sipas denoncimit, personi e ka kontaktuar me telefon, është prezantuar si mjek dhe i ka thënë se vajza e saj ndodhet në spital me thyerje dhe duhet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale, për çka duhej të paguante. Siç është raportuar, ajo i ka lënë paratë në vendin e marrëveshur, ndërsa më vonë ka kuptuar se është mashtruar”, thuhet në buletinin policor.
Lajme nga vendi
Policia tregon se çfarë ndodhi mbrëmë në bulevardin “Ilinden” në Tetovë
Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njoftojnë se gjatë mbrëmjes së djeshme është raportuar një sulmi fizik dhe kërcënimi me armë në fshatin Gajre, pas çka, personat A.M. (43), E.M. (20) dhe një 16-vjeçar u arrestuan nga policia e Tetovës. Ata janë kapur në automjetin “Golf”, i cili nuk kishte ndaluar në shenjën e policisë. Policia vazhdon kërkimin e L.M., person gjithashtu i dyshuar për sulmin.
“Më 20.02.2026 në SPB Tetovë, personi Z.I.(39) nga fsh. Gajre ka denoncuar se rreth orës 20.00 në fsh.Gajre është ndaluar nga personi L.M. dhe një i mitur 16-vjeçar, të cilët kanë dalë nga automjeti “Golf” me targa të Tetovës, pas së cilës me forcë e kanë futur në oborrin e një shtëpie pronë e L.M. Atje e kanë kërcënuar me armë zjarri dhe e kanë sulmuar fizikisht me send të fortë. Pas masave të ndërmarra, rreth orës 21.50 në rrugën “Ilinden” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria A.M.(43) dhe E.M.(20) nga fsh. Gajre, të cilët janë gjetur në automjetin “Golf” i cili paraprakisht nuk kishte ndaluar në shenjën e dhënë nga policia. Në fsh.Gajre, në prani të prindit, është privuar nga liria edhe i mituri 16-vjeçar. Personat janë ndaluar në stacionin policor, ndërsa automjeti është mbajtur për kontroll. Po merren masa për gjetjen e L.M. Pas dokumentimit të plotë do të dorëzohet parashtresa përkatëse”, thonë nga Policia e Tetovës.

