Connect with us

Lajme nga vendi

Sërish alarme për bomba në adresat e 18 shkollave në Shkup

Published

on

Edhe sot sikurse dje, herët në mëngjes ka pasur njoftime për bomba në adresat elektronike të 18 shkollave në Shkup, njofton MPB, transmeton Portalb.mk.

Dje ka pasur njoftime për bomba pak pas orës 08:00 të mëngjesit në disa shkolla të Shkupit. Fillimisht MPB-ja njoftoi se në 31 shkolla ka pasur kërcënime me mjete shpërthyese të vendosura, por më pas numri ka shkuar në 120 denoncime.

Pas kontrolleve të bëra nga ekipet antiterroriste, u konstatua se të gjitha raportimet ishin të rreme.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka rekomanduar që shkollat ​​kur marrin kërcënim për bombë të organizojnë mësime online në vend që të pezullojnë plotësisht mësimin për atë ditë.

Për të mos humbur mësimet, nxënësit duhet të hyjnë online për një orë, për aq kohë sa duhet të kthehen në shtëpitë e tyre, për të ndjekur mësimin.

Advertisement

Kjo është dita e tretë me radhë që në adresat elektronike të shkollave dërgohen alarme për bomba. Dje, numri i përgjithshëm i kallëzimeve të marra pas përfundimit të kontrolleve nga MPB ishte 45, ndonëse informacionet fillestare ishin se bëhej fjalë për 39 shkolla. Të gjitha kërcënimet janë dërguar në adresat elektronike të shkollave në kryeqytet, nga të cilat 23 të mesme dhe 22 fillore. Pas kontrolleve antiterroriste u konstatua se bëhej fjalë për kërcënime të rreme.

Nga 26 tetori i vitit 2022 në Shkup dhe disa qytete të RMV-së, disa herë është denoncuar se në email-adresat e disa shkollave, por më pas edhe të institucioneve, qendrave tregtare, aeroporteve, është dërguar kërcënim për vendosje të bombës. Deri tani, të gjitha denoncimet kanë rezultuar të jenë të rrejshme. MPB, vazhdon të deklarojë se po punon në zbardhjen e tyre, por deri më tani nuk dihet se prej ku vijnë këto kërcënime.

Ekspertët vlerësojnë se alarmet e deritanishme për bomba vijnë prej Rusisë, ndërkaq, qëllimi është që të ndjellin frikë te qytetarët në kontekst të luftës në Ukrainë dhe ankthit për një konflikt në veri të Kosovës.

Advertisement

Lajme nga vendi

Komuna e Tetovës: Nxënësit do të kthehen në mësim pas kontrollit për alarme të rreme për bombë

Published

on

Nëse pas kontrollit, konfirmohet se ka një alarm të rremë për vendosjen e një bombe, nxënësit do të duhet të kthehen në mësime, thekso në konferencën për shtyp Nazmi Dauti, nga Departamenti i Marrëdhënieve me Publikun i Komunës së Tetovës. Ky rekomandim vjen pas dy ditësh kërcënimesh të alarme për bomba, pas të cilave mësimi u pezullua në shkollat ​​fillore dhe të mesme të Tetovës.

Nga Komuna e Tetovës informoi se ka kërkuar nga policia që të rrisë praninë e saj para shkollave, si dhe të ketë një hetim të shpejtë dhe transparent për të identifikuar personat të cilët qëndrojnë pas alarmeve të rreme, bashkëpunim me drejtorët e shkollave, informacion zyrtar të menjëhershëm dhe të rregullt, si dhe informim të publikut për masat që po merren.

“Kur ka alarm për bombë në çdo shkollë fillore ose të mesme, nxënësit dhe mësuesit, përfshirë profesorët në shkollat ​​e mesme, nuk duhet të largohen nga shkolla për të shkuar në shtëpi. Në vend të kësaj, përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme do t’i evakuojnë ata nga objekti shkollor në hapësirat e jashtme dhe nxënësit, së bashku me mësimdhënësit dhe profesorët, do të duhet të presin udhëzime nga themeluesi, domethënë Komuna e Tetovës. Gjithashtu dhe nga ana e përfaqësuesve të Sektorit të Punëve të Brendshme do t’u kërkohet nëse mësimi do të vazhdojë apo do të pezullohet atë ditë. Siç e shohim këto dy ditë, fëmijët nuk po kthehen në shkollë dhe nuk ka nevojë për panik”, deklaroi në konferencë për shtyp Nazmi Dauti.

Ai tha se janë në komunikim të vazhdueshëm me Sektorin e Punëve të Brendshme, me drejtorët, si dhe me të gjitha institucionet e tjera përkatëse, por se për momentin nuk kanë një përgjigje se kush qëndron pas alarmeve të rreme dhe nëse është iniciuar ndonjë procedurë.

“Përgjegjësia jonë si komunë, si sektor i çështjeve publike, është t’i raportojmë ato si rast. Por, mënyra se si veprojnë është kompetenca e tyre dhe ne nuk kemi informacion, kështu që nuk kemi mundësi t’i pyesim dhe t’ju ​​pyesim se si veproni ju, sepse dihet që kjo është komptetencë e MPB-së. Jemi dakorduar me Sektorin e Punëve të Brendshme që ne, si komunë, do të paraqesim një kërkesë dhe ata do të na japin një përgjigje nëse mësimi mund të vazhdojë apo duhet të pezullohet. Për pjesën tjetër, ato janë veprimet e tyre, procedurat e tyre graduale”, tha Dauti.

Advertisement

Sipas Dautit, sot në ndrrimin e pasditës do të vazhdojë procesi arsimor.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Iseni: Dhuna në ndeshjen Vardar–Bashkimi do të ndëshkohet, sporti s’duhet të kthehet në urrejtje

Published

on

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, ka reaguar pas incidenteve të ndodhura gjatë dhe pas ndeshjes së futbollit mes FK Vardar dhe KF Bashkimi, duke theksuar se çdo shkelje e ligjit do të marrë përgjigjen e merituar institucionale.

Në reagimin e tij, Iseni bëri të ditur se Ministria e Punëve të Brendshme ka ndjekur me vëmendje të gjitha zhvillimet dhe se policia ka vepruar sipas procedurave për të garantuar rendin dhe sigurinë e tifozëve, lojtarëve dhe stafit.

“Dhuna, ofendimet dhe sjelljet që nxisin tensione nuk i ndihmojnë as sportit, as shoqërisë sonë. Ekipet tona kanë qenë në terren dhe kanë vepruar në përputhje me ligjin,” deklaroi Iseni.

Ai theksoi se aktualisht janë duke u verifikuar të gjitha incidentet, ndërsa çdo moment i regjistruar po shqyrtohet me kujdes. “Kushdo që ka shkelur ligjin do të përballet me përgjegjësitë që parasheh ligji. Këtë e them me bindje të plotë,” u shpreh zëvendësministri.

Iseni apeloi që sporti të mos përdoret për të nxitur përçarje apo urrejtje, duke nënvizuar se futbolli duhet të mbetet emocion dhe pasion në frymën e fair-play-it. Ai bëri të ditur se MPB është në komunikim të vazhdueshëm me Federata e Futbollit e Maqedonisë dhe klubet për të siguruar zhvillimin e ndeshjeve në kushte të sigurta.

Advertisement

Në fund, Iseni u bëri thirrje të gjithë tifozëve që ta respektojnë sportin dhe njëri-tjetrin, duke garantuar se institucionet do të veprojnë me profesionalizëm të plotë. (INA)

Continue Reading

Lajme nga vendi

Rasti Grubi, BDI akuzon ministrin Filkov për presion ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve

Published

on

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh pakënaqësi të thellë dhe proteston drejtpërdrejt ndaj kërcënimeve të drejtuara ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve nga ministri Filkov në paraqitjen e tij të fundit publike.

“Pushteti ekzekutiv jo vetëm që nuk ka të drejtë kushtetuese të sugjerojë mënyrën e veprimit të organeve të drejtësisë, por roli i Ministrisë së Drejtësisë është pikërisht mbrojtja e integritetit dhe pavarësisë së pushtetit gjyqësor, veçanërisht në raste të ndjeshme kur polarizimi politik ushtron presion të madh mbi individët brenda sistemit të drejtësisë.
Ministri i Drejtësisë, në vend që ta mbrojë sistemin gjyqësor nga histeria partiake, po e nxit atë më tej, duke krijuar klimë të një vendimi të parapërcaktuar dhe duke adresuar publikisht mesazhe që përbëjnë presion ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve. Deklarata të tilla përbëjnë ndërhyrje të drejtpërdrejtë në një proces në zhvillim dhe, përveçse cenojnë parimin e ndarjes së pushteteve, përfaqësojnë goditje serioze ndaj sistemit të drejtësisë dhe rrezikojnë integritetin e procedurës.
I bëjmë thirrje ministrit që të përmbahet nga çdo ndërhyrje e mëtejshme publike në këtë çështje, ndërsa Ministria e Drejtësisë, përmes komunikimeve të qarta dhe të përgjegjshme, duhet të garantojë dhe të mbrojë pavarësinë dhe paanshmërinë e sistemit gjyqësor. Nëse kjo praktikë vazhdon, ministri duhet të shkarkohet menjëherë, me qëllim mbrojtjen e pavarësisë së pushtetit gjyqësor në këtë moment të ndjeshëm.
Bashkimi Demokratik për Integrim do të vazhdojë të ndjekë me kujdes dhe të evidentojë çdo veprim apo sjellje që krijon klimë linçimi dhe pengon vendimmarrjen e pavarur dhe të paanshme të organeve të drejtësisë. Për këto zhvillime do të informohen edhe partnerët tanë strategjikë – Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian dhe Misioni i OSBE-së në Shkup”, thuhet në reagimin e BDI-së.(INA)

Continue Reading

Më të lexuarat