Lajme nga vendi
Prokuroria dhe MPB-ja nënshkruajnë protokoll bashkëpunimi

Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministria e Punëve të Brendshme sot do të nënshkruajnë Protokoll për bashkëpunim.
Në nënshkrimin e Protokollit është paralajmëruar fjalim i ambasadorit Kilian Vall, shef i misionit të OSBE-së në Shkup, prokurorit publik i Republikës Lubomir Joveski, ministrit të Punëve të Brendshme Oliver Spasovski dhe kryetarit të Shoqatës së Prokurorëve Publikë, Elvin Veli.
Protokolli është iniciativë e Shoqatës së Prokurorëve Publikë, që realizohet me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Shkup.
Lajme nga vendi
Në Kuvend do të ndahet çmimi shtetëror “Nënë Tereza”

Çmimi shtetëror “Nënë Tereza” për vitin 2025 do të ndahet sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Çmimi është për arritje veçanërisht të rëndësishme me interes për shtetin në fushën e humanizmit dhe solidaritetit njerëzor dhe për inkurajimin, promovimin e mirëkuptimit të ndërsjellë dhe zhvillimin e bashkëpunimit, si midis kombeve ashtu edhe midis anëtarëve të komuniteteve, kulturave dhe feve të ndryshme.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni në mbarë vendin zhvillohet pa pengesa

Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur, megjithatë në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM) rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Lajme nga vendi
Goditi për vdekje këmbësorinë me makinë dhe u largua nga vendi i ngjarjes, më pas arrestohet nga policia

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme (25.08.2025) në orën 09:20 në Kërçovë, zyrtarë të Policisë së Kërçovës arrestuan F.L. (18) nga Kërçova.
Personi në fjalë rreth orës 06:55 në një vendkalim për këmbësorë në bulevardin “Liria”, e përplasi këmbësorin S.Sh. (82) nga Kërçova me një automjet pasagjerësh me targa të Kërçovës dhe u largua nga vendi i ngjarjes. Këmbësori S.Sh. pësoi lëndime të rënda trupore dhe pasi mori ndihmë mjekësore në spitalin e Kërçovës, për shkak të lëndimeve të rënda u transferua në Klinikën Nënë Tereza në Shkup, ku iu nënshtrua plagëve në orën 21:00.
18 vjeçari F.L. është ndaluar në stacionin policor dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngritët akuzë përkatëse.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi3 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve