Connect with us

Lajme nga vendi

Sfidë më e madhe për Bursën e Maqedonisë është mungesa e investitorëve të huaj, është i nevojshëm informim më i madh

Published

on

Sfida më e madhe për Bursën e Maqedonisë është mungesa e portfolios së huaj të investitorëve, ndërsa që të tejkalohet kjo sfidë është i nevojshëm prezantim më i mirë i tregut të kapitalit të Maqedonisë së Veriut. Përfaqësues të shtëpive brokere kroate, banka, fonde investuese dhe pensionale sot janë në Shkup me qëllim që në mënyrë të hollësishme të njoftohen me tregun e kapitalit në Maqedoni dhe të tentojnë të gjejnë interesim dhe mundësi për investime.

Drejtori kryesor ekzekutiv i Bursës së Maqedonisë, Ivan Shteriev thotë se është mirë që shtytës themelor i tregut të kapitalit të Maqedonisë së Veriut janë investitorët nga Maqedonia e Veriut, por nevojiten edhe investitorë nga jashtë të cilët do të sjellin lëvizje dhe praktika të reja në bursë.

“Jemi të vetëdijshëm se duhej të ngrinim informacionin e ndërsjellë për të dy tregjet në një nivel më të lartë, sepse nëse duam që të kthehen më shumë investitorë të huaj , ata duhet të njohin produktet tona, infrastrukturën tonë dhe të gjejnë interes biznesi dhe mundësi investimi në tregun tonë. Në vitet e kaluara kemi pasur disa vite të mira, por shtytës kryesor i tregut janë investitorët maqedonas dhe një pjesë e mirë e personave fizikë maqedonas. Kjo është e mirë dhe e dëshirueshme, por nuk është strukturë ideale e qarkullimit. Ne dëshirojmë të kemi më shumë investitorë nga jashtë, ata do të sjellin qarkullim të ri dhe praktika të reja”, tha Shteriev para fillimit të “Ditëve të tregut të kapitalit në Maqedoninë e Veriut” që mbahen në Shkup.

Sipas kryetares së Bordit Drejtues të Bursës së Zagrebit, Ivana Gazhiq, konsolidimi rajonal është shumë i rëndësishëm.

“Ne zotërojmë 100 për qind të Bursës Sllovene, tani 30 për qind të Bursës së Maqedonisë. Ne mendojmë se çelësi i suksesit është shkëmbimi i përvojave dhe njohurive dhe afrimi i tregjeve tona me investitorët vendas. Kroacia ka një bazë shumë të rëndësishme investitorësh dhe qëllimi ynë është tu prezantojmë kompanitë maqedonase dhe ekonominë maqedonase, të cilat ata ndoshta nuk i kanë njohur aq mirë deri më tani”, tha Gazhiq, e cila erdhi në Shkup së bashku me pjesëmarrësit kroat në tregun e kapitalit.

Dhe për një nga shtëpitë më të mëdha brokere në Kroaci dhe në Slloveni, “Interkapital”, integrimi i rajonit është i rëndësishëm sepse investitorët potencialë e shohin rajonin si tërësi.

“Integrimi i tregut është i rëndësishëm për gjithë rajonin, jo vetëm për tregun lokal, sepse investitorët e huaj na përjetojnë si një rajon – nuk ekziston Kroacia, Sllovenia, Maqedonia e Veriut, por ata investojnë në këtë pjesë të botës. Mendoj se lidhja përmes projekteve në bursa dhe përmes projekteve të tjera infrastrukturore është shumë me rëndësi”, thotë Matko Maraviç nga “Interkapital” kroat.

Advertisement

Ngjarja e sotme në Shkup është në organizim të Bursës së Maqedonisë dhe të Zagrebit dhe në të marrin pjesë përfaqësues të brokerëve dhe bankave nga Kroacia dhe Maqedonia e Veriut, fonde investuese dhe pensionale, kompani, rregullatorë dhe pjesëmarrës të tjerë në treg.

Advertisement

Lajme nga vendi

Të rinjtë nxisin paqen në Ballkan! Konferencë ndërkombëtare për paqen në Universitetin e Tetovës

Published

on

Në një iniciativë të përbashkët me Federatën Universale të Paqes, Universiteti i Tetovës organizoi konferencën “Nga iniciativa rinore drejt paqes së qëndrueshme”, me fokus të veçantë përfshirjen e të rinjve në nisma paqësore, sidomos nga Ballkani. Rektori i UT, Jusuf Zejneli, theksoi rëndësinë e edukimit, kërkimit shkencor dhe angazhimit shoqëror për të përgatitur gjenerata që jo vetëm përkrahin, por edhe punojnë aktivisht për paqe, duke shndërruar këtë konferencë në një platformë për shkëmbim idesh, frymëzim dhe forcim të bashkëpunimit ndërkombëtar.

“Përmes edukimit, kërkimit shkencor e angazhimit shoqëror, ne synojmë të përgatisim gjenerata jo vetëm që punojnë për paqe, por edhe punojnë aktivisht për të arritur atë. Kjo konferencë shërben si një platformë për shkëmbim idesh, frymëzim dhe forcim të bashkëpunimit, mes gjithë atyre që janë përkushtuar ndaj ndërtimit të paqes”, tha Jusuf Zejneli.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Maqedonia renditet e 34-ta në botë dhe e dyta në Evropë për nga ndotja e ajrit

Published

on

Maqedonia e Veriut renditet e 34-ta në botë dhe e dyta në Evropë për nga ndotja e ajrit me grimca PM.

Raporti i vitit 2025, i publikuar në platformën “IQAir”, e rendit vendin menjëherë pas Bosnjës dhe Hercegovinës dhe përpara Serbisë, me një koeficient prej 21.2, që do të thotë tejkalim i vlerave maksimale të grimcave PM 2.5 për tre deri në pesë herë, raporton agjencia “Meta.mk”.

Qytetet më të ndotura në vend vitin e kaluar ishin Tetova dhe Strumica, me një koeficient prej 27.3, që do të thotë se vlerat e PM 2.5 ishin pesë deri në shtatë herë mbi kufijtë e lejuar. Gostivari është në vendin e 18-të në listë, ndërsa Kërçova dhe Kumanova janë në vendin e 31-të dhe të 32-të. Shkupi është në vendin e 113-të me një koeficient prej 19.1.

Ky është Raporti i tetë vjetor Botëror i Cilësisë së Ajrit i platformës, i cili tregon se Maqedonia kishte ndotjen mesatare më të ulët të ajrit vitin e kaluar, krahasuar me vitet e mëparshme, kur koeficienti tejkalonte 35, d.m.th. alarmoi për vlera të larta të PM 2.5 deri në dhjetë herë.

Muajt më të ndotur ishin janari, shkurti dhe dhjetori, ndërsa ajri më i pastër ishte në prill dhe maj. Shkupi gjithashtu kishte ndotjen më të ulët të ajrit vitin e kaluar krahasuar me vitet e mëparshme. Që nga viti 2018, koeficienti ka rënë çdo vit nga mbi 30 në nën 20.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Mbledhja për bashkimin e VLEN-it, janë tejkaluar dallimet? Paralajmërohet kongres në maj

Published

on

VLEN ka mbajtur mbrëmë mbledhjen e parë, ku është vendosur që kongresi i parë i koalicionit të mbahet gjatë muajit maj, shkruan Tema.mk.

Sipas burimeve të mediumit, në këtë mbledhje janë diskutuar hapat e ardhshëm organizativë dhe përgatitjet për kongresin, i cili pritet të jetë një moment i rëndësishëm për strukturimin dhe drejtimin politik të VLEN-it.

Kongresi i parë pritet të sjellë vendime të rëndësishme lidhur me organizimin e brendshëm dhe prioritetet politike për periudhën në vijim.

Continue Reading

Më të lexuarat