Connect with us

Lajme nga vendi

Nxënësit e klasave të katërta, probleme me lexim

Published

on

Përmirësimi i aftësive për të lexuar dhe kuptuar përmbajtjen, gjithnjë e më shumë po bëhet sfidë për nxënësit e shkollave fillore, pasi ata më shumë parapëlqejnë që përmbajtjen e përrallave, për shembull, ta mësojnë nga filmat e animuar, thonë mësimdhënësit në Maqedoninë e Veriut.

Këto reagime pasojnë rezultatet e një studimi ndërkombëtar të vlerësimit të aftësive të nxënësve të klasës së katërt për sa i përket leximit dhe përvetësimit të përmbajtjes së lexuar. Sipas të dhënave të këtij studimi, nxënësit e moshës 9 dhe 10-vjeçare në shkollat fillore të Maqedonisë së Veriut janë cilësuar se nuk kanë njohuri të mjaftueshme për sa i përket të lexuarit dhe të kuptuarit nga leximi duke siguruar vetëm 442 nga 500 pikët që përbëjnë mesataren.

Ekspertët e arsimit theksojnë se këto rezultate janë shumë të dobëta dhe janë alarm për institucionet përkatëse arsimore, prindërit, mësimdhënësit, por edhe për shoqërinë.

Goce Bumbarovski, mësimdhënës i klasave të ulëta në shkollën fillore “Koço Racin” në Prilep, thotë për Radion Evropa e Lirë se fëmijët kopjojnë prindërit.

Sipas tij, përderisa prindërit nuk lexojnë orëve të pasdites, por tërë kohën e kalojnë para ekranit televiziv ose pajisjeve tjera elektronike, është e kuptueshme që edhe fëmijët e tyre të mos krijojnë shprehi të shëndosha të të lexuarit.

Advertisement

“Duhet të jemi vetëkritikë, edhe në të rriturit gjithnjë e më shumë i përdorim telefonat celularë për të gjetur ndonjë informacion dhe jo në libra dhe fëmijët kopjojnë sjelljet e të rriturve”, thekson Bumbarvski.

Ai konsideron se edhe librat për klasat e ulëta të shkollës fillore nuk përmbajnë tekste atraktive të ilustruara në përputhje me trendët që ofron koha, në mënyrë që ta rrëmbejnë përqendrimin e fëmijëve të kësaj moshe.

Mosleximi kufizon imagjinatën te fëmijët

Albjonda Paçuku-Iseni, mësuese në shkollën fillore “Hasan Prishtina” në Shkup, thotë se “është shume e rëndësishme që fëmijët ta kuptojnë përmbajtjen e përrallës dhe porosinë që ajo përcjell. Por, një element edhe më i rëndësishëm thekson se është zhvillimi i imagjinatës së fëmijëve, që arrihet vetëm përmes leximit të librave.

“Ka nxënës që e dinë përmbajtjen e lektyrave, pasi ata i kanë parë përrallat, por nuk i kanë lexuar. Në këtë rast ata nuk dinë t’u përgjigjen më shumë pyetjeve apo japin më shumë zgjidhje të situatave pasi imagjinata e tyre kufizohet në atë kornizë që e ka dhënë regjisori. Kurse leximi të jep më shumë hapësirë për imagjinatë. Për shembull, si dukej pylli përmes të cilit kalonte Kësulëkuqja”, shpjegon ajo për Radion Evropa e Lirë.

Dilemat e prindërve për mënyrën e ndihmës

Elena thotë se e ka shumë të vështirë ta bindë djalin e saj 9-vjeçar t’i lexojë lektyrat, i cili thotë se gjithmonë gjen ndonjë arsyetim se pse nuk mund të lexojë vetë. Në fund për të mos marrë notë të dobët, ajo detyrohet ta lexojë lektyrën që ai ta kuptojë përmbajtjen përmes dëgjimit.

Advertisement

“Nuk e di nëse i bëj mirë apo kundër shërbim. Po në fund e di se do të jetë i përgatitur në klasë pasi të paktën nga ajo që kam lexuar ai e ka mësuar përmbajtjen e lektyrës. Ai arsyetohet se është i lodhur, ose ka shumë detyra dhe nuk ka kohë për ta lexuar vetë pasi lexon ngadalë. Vërtet, nuk e di se si të veproj”, thotë ajo.

Mungesa e të lexuarit në klasat e ulëta reflektohet edhe gjatë studimeve

Nga ana tjetër, Vesna Mojsova-Cepishevska, profesoreshë universitare thotë se prindërit nuk duhet të mbrohen me mungesën e kohës që ka imponuar jeta dinamike.

“Gjysma e prindërve thonë se fëmijët nuk kanë nevojë për të lexuar pasi fëmijët e tyre që në moshën e hershme e flasin shkëlqyeshëm gjuhën angleze dhe kanë shkathtësi të shumta që kanë mësuar nga telefoni celular.

Por, ata nuk e dinë se leximi zhvillon qendra krejtësisht të tjera në tru nga ajo që zhvillon të pamurit, pamja audio-vizuale. Pra, bëhet fjalë për dy pozicione krejtësisht të ndryshme. Pra, më duhet të theksoj se mungesa e të lexuarit në klasat e ulëta reflektohet me zbrazëtira të mëdha edhe gjatë studimeve, pasi këta fëmijë nuk kanë relacionin e duhur me librat, skriptat”, thotë ajo për REL-in.

Ajo shton se mosleximi nga ana e prindërve për fëmijët që në moshë të hershme të fëmijërisë së tyre, është e barabartë me mungesë përkushtimi.

Advertisement

Për sa i përket lexim-kuptimit nga studimi që ka realizuar PIRLS nga vendet e rajonit më së miri qëndron Sllovenia me 520 pikë e radhitur në vendin e 23-të, Serbia me 514 pikë në vendin e 26-të dhe pas saj Shqipëria me 513 pikë.

Nën mesataren është renditur Maqedonia e Veriut me 487 pikë dhe Kosova me 421 pikë.

Me më shumë pikë për sa i përket leximit dhe përvetësimit të përmbajtjes së lexuar të fëmijëve të testuar nga mosha 9 – 10 vjeç është radhitur Singapori me 587 pikë, më pas Hong Kongu me 578 dhe Rusia me 567 pikë.

Në mesin e 10 vendeve ku fëmijët lexojnë kuptueshëm është Anglia, Franca, Polonia, Suedia, Austria dhe Bullgaria, vende këto që kanë mbi 540 pikë./REL

Advertisement
Advertisement

Lajme nga vendi

Kasami: Me investim prej 200 mijë euro transformuam rrugën e Potokut

Published

on

Kandidati i VLEN-it, për komunën e Tetovës, Bilall Kasami, në një deklaratë për media, ka thënë se Tetova dëshmoi se e vlerëson punën dhe dëshiron që ky zhvillim të vazhdojë edhe më fuqishëm.

“Sot jemi në Rrugën e Potokut, ku bashkë me rrugën 134 dhe Prohorpçinski u asfaltuan tërësisht dhe sipas standardeve bashkëkohore.
Ndërtuam rrugë të re moderne në gjatësi gati një kilometër, asfaltim i rrugës diku mbi 5.000 m2. Me investim gati 200 mijë euro apo rreth 12 milionë denarë e transformuam këtë lagje pranë çerdhes së Potokut, duke i dhënë pamje evropiane. Të dashur qytetarë të Tetovës,
Tetova e meriton këtë transformim. Tetova meriton rrugë moderne, shkolla, çerdhe, pishina dhe të gjitha kushtet për një qytet funksional, të pastër dhe modern. Punët e mira për Tetovën duhet të vazhdojnë edhe më shumë, edhe më mirë, edhe më fuqishëm me Kapitullin e Dytë të zhvillimit”, ka deklaruar Kasami.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Uji në Tetovë vazhdon të mos jetë i pijshëm, priten analiza më të detajuara mikrobiologjike

Published

on

Në Tetovë uji vazhdon të mos jetë i pijshëm. Analizat kanë treguar se i njëjti nuk preferohet për pije, ndërsa burimi i Leshnicës vazhdon të jetë jashtë funksionit, shkaku se uji është i turbullt.

Sipas drejtorit të NPK Sharri, Valon Zeqiri, për momentin kemi 240 litra ujë në sekondë, ndërsa mungesë ka në lagjen 146 ku tash më 24 orë nuk kanë ujë për pije.

“Gjendja në Tetovë vazhdon të jetë e njëjtë. Uji vazhdon të mos jetë i pijshëm, në bazë të analizave që i kemi marr dje dhe sot nuk e preferojmë që të pihet pasi që presim analiza më të detajuara mikrobiologjike që i kemi bërë dhe ata analiza presim që nesër t’i marrim rezultatet dhe të dalim me rezultate konkrete.

Për sasinë e ujit kemi 240 litra ujë në sekondë së bashku me puset që i kemi aktivizuar dhe filtër stacioni vazhdon të jetë akoma jashtë funksionit, pasi që kemi ujë të turbullt dhe në bazë të reshurve që kanë rënë mbrëmë kemi ujë të turbullt nga burimet e Leshnicës”, tha për “TV21” Valon Zeqiri – Drejtor i NPK Sharri.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Grabitja në Gostivar/ Paraburgim për dy policët

Published

on

Policëve të dyshuar për grabitjen në artarinë e Gostivarit i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve. Për personat e tjerë të përfshirë në krim, vazhdojnë hetimet. Gjykata ka vlerësuar se ekziston rreziku për të dëmtuar provat dhe për të ndikuar në hetim, prandaj dy nëpunësve policorë i ka caktuar masa kujdesi.

Ndërkohë hetimet vazhdojnë për të identifikuar personat e tjerë. Jo zyrtarisht në mesin e tyre që kanë ndihmuar policët të grabisin 18 kilogram ari ka edhe shtetas të huaj. Të gjitha pistat e hetimit janë të hapura.

“Janë thirrur disa persona në biseda informative. Aktualisht procedurë ka ndaj atyre për të cilët ka dëshmi”, thonë nga Prokuroria.

Grupi hetimor ka arritur të zbardh disa elemente nga ngjarja. Duke parë incizimet nga kamerat e sigurisë, hetimi ka treguar se dy ditë para grabitjes të dyshuarit e përfshirë i kanë treguar trajektoren e lëvizjes grabitësve dhe në ditën e grabitjes i kanë përcjell me vetura të policisë dy automjetet me të cilët u krye grabitja, njëra prej të cilave më pas u gjet e djegur disa kilometra larg vendit të krimit, ndërsa tjetra veturë u gjet e braktisur në hyrje të Kërçovës.

As policia dhe as organi i akuzës nuk ka dhënë më shumë informacione pas bastisjes së kryer në disa lokacione. Nuk dihet nëse është gjetur ose jo sasia e arit të vjedhur. Grabitja ndodhi më 10 tetor. Personat ishin maskuar dhe kanë arritur të marrin sasinë e arit duke kërcënuar me armë pronarin e artarisë. Ndaj policëve pritet të merren masa ndëshkuese edhe nga Kontrolli i Brendshëm i MPB-së./ Alsat.mk

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat