Lajme nga vendi
Propozim-nisma për ndryshime kushtetuese nga Ministria e Drejtësisë është dërguar në Qeveri
Propozim-nisma për ndryshime kushtetuese e përgatitur nga Grupi i punës nga Ministria e Drejtësisë është dërguar në Qeveri, të cilën duhet ta shqyrtojë në mbledhje, e më pas edhe ta dërgojë në Kuvend.
Ministria e Drejtësisë javën e kalaur punoi në pastrimin nomoteknik të propozimit, ndërsa ai u përkthye edhe në gjuhln shqipe.
Qeveria sipas rregullit çdo të martë mban mbledhje të rregullt, por tani për tani nuk ka informatë nëse propozim-nisma do të gjendet në rend dite të mbledhjes së nesërme ose do të shqyrtohet plotësisht.
Grupi i punës në mbledhje të mbajtur para dhjetë ditëve e miratoi Propozim-nismën për nevojën e ndryshimeve në Kushtetutë me udhëzime pë ndryshim dhe plotësim.

Ndryshimet janë në pjesën e Preambulës me atë që shtohen disa popuj. Në Preambulë pas “… popullit boshnjak” shtohen fjalët “populli bullgar, populli kroat, populli malazez, populli slloven, populli hebraik, populli egjiptian”, deklaroi pas takimit kryetarja e grupit të punës, Margarita Caca Nikollovska. Ndryshimi i dytë, siç shtoi ajo, është në pjesën e diasporës dhe në Amandamentin 34, i cili është zëvendësuar me nenin 49 dhe Amandaerntit 2. Në këtë Amandament të Kushtutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut me të cilin zëvendësohet neni 49 dhe Amandanamenti 2, pas “… popullit boshnjak” gjithashtu shtohen fjalët “populli bullgar, kroat, populli malazez, populli slloven, populli hebraik, populli egjiptian”.
Tani për tani është e paqartë nëse në Kuvend do të pranohen ndryshimet kushtetuese duke pasur parasysh se VMRO-DPMNE paralajmëron se nuk do t’i mbështesë. Për miratim të ndryshimeve kushtetuese nevojitet shumicë prej dy të tretave apo së paku 80 deputetë.

Për të mërkurën është paralajmëruar takimi i kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski.
Siç kumtuan nga Qeveria, në takim do të bisedohet para së gjithash për vendimet të cialt duhet të sillen në Kuvend me qëllim të vazhdimit të integrimit evropian të vendit, si dhe për qasjen e shtetit, institucioneve dhe të gjithë faktorëve politik në drejtim të ndërtimit dhe mirëmbajtjes së marrëdhënieve të mira fqinjësore me të gjithë fqinjët tanë.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi javën e kalaur deklaroi se procedura për ndryshimet kushtetuese mund të fillojë dhe paralelisht të zgjasin bisedimet politike, duke pasur parasysh se nga parashtrimi i propozim-nismës deri në mbledhjen duhet të kalojnë 30 ditë në mënyrë që deputetët të mund ta shqyrtojnë. pritjet janë se ndryshimet kushtetuese do t’i dërgoheshin Kuvendit nga mesi i këtij muaji.
Lajme nga vendi
Të rinjtë nxisin paqen në Ballkan! Konferencë ndërkombëtare për paqen në Universitetin e Tetovës
Në një iniciativë të përbashkët me Federatën Universale të Paqes, Universiteti i Tetovës organizoi konferencën “Nga iniciativa rinore drejt paqes së qëndrueshme”, me fokus të veçantë përfshirjen e të rinjve në nisma paqësore, sidomos nga Ballkani. Rektori i UT, Jusuf Zejneli, theksoi rëndësinë e edukimit, kërkimit shkencor dhe angazhimit shoqëror për të përgatitur gjenerata që jo vetëm përkrahin, por edhe punojnë aktivisht për paqe, duke shndërruar këtë konferencë në një platformë për shkëmbim idesh, frymëzim dhe forcim të bashkëpunimit ndërkombëtar.
“Përmes edukimit, kërkimit shkencor e angazhimit shoqëror, ne synojmë të përgatisim gjenerata jo vetëm që punojnë për paqe, por edhe punojnë aktivisht për të arritur atë. Kjo konferencë shërben si një platformë për shkëmbim idesh, frymëzim dhe forcim të bashkëpunimit, mes gjithë atyre që janë përkushtuar ndaj ndërtimit të paqes”, tha Jusuf Zejneli.
Lajme nga vendi
Maqedonia renditet e 34-ta në botë dhe e dyta në Evropë për nga ndotja e ajrit
Maqedonia e Veriut renditet e 34-ta në botë dhe e dyta në Evropë për nga ndotja e ajrit me grimca PM.
Raporti i vitit 2025, i publikuar në platformën “IQAir”, e rendit vendin menjëherë pas Bosnjës dhe Hercegovinës dhe përpara Serbisë, me një koeficient prej 21.2, që do të thotë tejkalim i vlerave maksimale të grimcave PM 2.5 për tre deri në pesë herë, raporton agjencia “Meta.mk”.
Qytetet më të ndotura në vend vitin e kaluar ishin Tetova dhe Strumica, me një koeficient prej 27.3, që do të thotë se vlerat e PM 2.5 ishin pesë deri në shtatë herë mbi kufijtë e lejuar. Gostivari është në vendin e 18-të në listë, ndërsa Kërçova dhe Kumanova janë në vendin e 31-të dhe të 32-të. Shkupi është në vendin e 113-të me një koeficient prej 19.1.
Ky është Raporti i tetë vjetor Botëror i Cilësisë së Ajrit i platformës, i cili tregon se Maqedonia kishte ndotjen mesatare më të ulët të ajrit vitin e kaluar, krahasuar me vitet e mëparshme, kur koeficienti tejkalonte 35, d.m.th. alarmoi për vlera të larta të PM 2.5 deri në dhjetë herë.
Muajt më të ndotur ishin janari, shkurti dhe dhjetori, ndërsa ajri më i pastër ishte në prill dhe maj. Shkupi gjithashtu kishte ndotjen më të ulët të ajrit vitin e kaluar krahasuar me vitet e mëparshme. Që nga viti 2018, koeficienti ka rënë çdo vit nga mbi 30 në nën 20.
Lajme nga vendi
Mbledhja për bashkimin e VLEN-it, janë tejkaluar dallimet? Paralajmërohet kongres në maj
VLEN ka mbajtur mbrëmë mbledhjen e parë, ku është vendosur që kongresi i parë i koalicionit të mbahet gjatë muajit maj, shkruan Tema.mk.
Sipas burimeve të mediumit, në këtë mbledhje janë diskutuar hapat e ardhshëm organizativë dhe përgatitjet për kongresin, i cili pritet të jetë një moment i rëndësishëm për strukturimin dhe drejtimin politik të VLEN-it.
Kongresi i parë pritet të sjellë vendime të rëndësishme lidhur me organizimin e brendshëm dhe prioritetet politike për periudhën në vijim.
-
Lajme nga vendi2 months agoRrjeti i madh i dyqaneve për produkte të shtëpisë Comodita Home po rritet akoma më tepër, tash me dyqanin më të madh në Re Mall, Tetovë
-
Sport2 months agoOLIMPIADA DIMËRORE ‘’MILANO CORTINA 2026’’ FILLON MË 6 SHKURT
-
Lajme nga vendi2 months agoVLEN: Me Fetain në krye, nis goditja reale ndaj pasurisë së paligjshme

