Connect with us

Lajme nga vendi

Drejtori i spitalit psikiatrik Arifi: Kam ndërmarrë të gjitha masat që rastet e tilla të mos përsëriten më

Published

on

“Të nderuar qytetarë,

Si drejtor i sapoemëruar i spitalit psikiatrik “Skopje” Shkup, ndjej për detyrë t’i drejtohem opinionit të gjerë për zhvillimet e fundit lidhur me pacientët agresiv të cilët rrihen mes vete të njejtit ndodhen në repartin gjyqësor në të cilin repart trajtohen persona me masë nga gjykata kompetente. Bëhet fjalë për persona qe kan kryer vepra të rënda penale si vrasje , tentim vrasje etj. Me gjithë respektin për paraardhësit e mi, dua të theksoj se kam gjetur një situatë në të cilën spitali funksionon në kushte të vështira teknike, sigurie dhe mungesë të personelit , ju njoftoj se pas ngjarjes nga ana ime janë marrë të gjitha masat e nevojshme , mbrojtja e pacientëve dhe janë njoftuar të gjitha organet kompetente ‘ institucionet që aktualisht kujdesen për sigurinë. Pres një zgjidhje institucionale të rastit në një kohë sa më të shkurtër dhe në ndërkohë kam filluar me vendosjen e masave dhe mekanizmave për parandalimin e ngjarjeve të tilla fatkeqe në të ardhmen.Qëllimi përfundimtar është të arrihet një zgjidhje e përhershme për ngritjen dhe ruajtjen e sigurisë në spital dhe përmirësimi i kushteve për funksionimin normal të tij.

Me respect

U.D. Drejtor Muhsin Arifi”- shkruan Arifi ne facebook.

Advertisement

Lajme nga vendi

Çmimet e shërbimeve hotelerike në janar – shtator 2025, janë rritur për 5,2 për qind

Published

on

Çmimet e shërbimeve hotelerike në periudhën janar – shtator të vitit 2025 janë rritur për 5,2 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa në krahasim me dhjetorin e vititi 2024 për 1,9 për qind.

Sipas Entit Shtetëror të Statistikës, çmimet e shërbimeve hotelerike në shtator të vitit 2025 nuk kanë shënuar ndryshime në krahasim me muajin paraprak, por janë rritur për 4,7 për qind në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Çmimet në shërbimin hotelerike sipas grupeve në shtator të vitit 2025 krahasuar me gushtin e vitit 2025 janë rritur te Pijet joalkoolike me 0,1 për qind, ndërsa te grupet Ushqim, Pije alkoolike dhe Akomodim nuk janë shlnuar ndryshime.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Ndalohen dy persona nga Shkupi, transportonin një migrant nga Turqia

Published

on

MPB Maqedoni njofton se dje në orën 22:50 në rrugën rajonale Demir Kapi – Negotinë, oficerët e Stacionit të Policisë për Mbikëqyrjen Kufitare Mihajlovë arrestuan A.V. (47) dhe A.B. (54), të dy nga Shkupi.

“Gjatë kontrollit të një automjeti pasagjerësh “Volkswagen Polo” me targa të Shkupit, të drejtuar nga A.V., dhe pasagjerit me emrin A.B., u gjet B.U. (22), një migrant ilegal nga Turqia”.

“Automjeti u konfiskua, dhe me urdhër të prokurorit publik, migranti u vendos në Qendrën e Pritjes për të Huaj në Shkup. Personat janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse”, thonë nga MPB.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Dogana e Maqedonisë sekuestroi 1.158 orë të falsifikuara

Published

on

Nga Drejtoria e Doganave njoftojnë se në pikën kufitare “Bogorodicë” kanë sekuestruar 1,158 orë dore të falsifikuara.

Nga Drejtoria e Doganave shtojnë se në pikat kufitare deri në shtator të këtij viti janë zbuluar 63 raste të shkeljes së të drejtave të pronësisë intelektuale, duke sekuestruar pothuajse 78.000 produkte me marka të njohura tregtare.

“Gjatë një kontrolli të mallrave të deklaruara për tranzit në pikën kufitare Bogorodicë, u sekuestruan gjithsej 1.158 orë dore me markat e mbrojtura tregtare “Rolex”, “Boss”, “Armani” dhe “Tommy Hilfiger”. Rasti u zbulua nga një ekip doganor mobil, i cili, për shkak të dyshimit, kreu një kontroll të detajuar, duke gjetur orë vlera e të cilave, deklaruar sipas faturës nga një kompani kineze ishte 60.852 denarë.

Për shkak të dyshimit të bazuar për shkelje të të drejtës së pronësisë intelektuale, mallrat u bllokuan dhe u nis procedura për të përcaktuar origjinalitetin e produkteve”, thonë nga Drejtoria e Doganave.

Continue Reading

Më të lexuarat