Lajme nga vendi
Viti shkollor për nxënësit e shkollave të mesme përfundon nesër, për filloristët më 14 qershor

Mësimi i vitit shkollor 2022/2023 nesër (9 qershor) do të përfundojë për nxënësit e shkollave të mesme, ndërsa nxënësit e shkollave fillore deri në pushimin veror do të punojnë edhe tre ditë- dita e fundit e mësimit për ta është të mërkurën, 14 qershor.
Prolongimi i vitit shkollor për nxënësit e shkollave fillore është shkaku i zgjatjes së pushimeve dimërore për të kursyer energji elektrike për ngrohje nëpër shkolla, kështu që gjysmëvjetori i dytë në vend se në 18 janar atëherë filloi më 23 janar.
Datat janë shënuar edhe në kalendarët e modifikuar të MASH-it për organizimin e punës për këtë vit shkollor të cilat u janë dorëzuar shkollave.
Lajme nga vendi
Osmani: “Kartela e Artë” për jetë më të lirë, barna më të lira

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, e prezantoi programin “Me zemër për të moshuarit”, i fokusuar në përmirësimin e cilësisë së jetës së pensionistëve përmes ndihmës financiare direkte dhe kujdesit sistematik. Programi parasheh tre masa kryesore për përmirësimin e sigurisë ekonomike të personave të moshuar: mbështetje mujore financiare, subvencione për qëndrimin në shtëpi të të moshuarve dhe një kartë zbritjeje në farmaci dhe markete.
“Së pari, do t’i mbështesim financiarisht personat e moshuar. Parashikojmë ndihmë për të gjithë pensionistët me të ardhura të ulëta, për ata që më së shumti e ndiejnë peshën e muajit. Në dy vitet e para të mandatit do të fillojmë me 2.500 denarë për pensionistët me të ardhura minimale, me synim që kjo mbështetje të arrijë deri në 5.000 denarë”, deklaroi Osmani.
Masa e dytë parasheh mbështetje për kujdesin dinjitoz të personave të moshuar që nuk kanë përkrahje familjare ose jetojnë në kushte të vështira materiale, duke përfshirë edhe mundësinë për akomodim të subvencionuar në shtëpi të të moshuarve, nëse kjo është nevojë apo zgjedhje e tyre.
“Do të sigurojmë subvencione për qëndrimin në shtëpitë e të moshuarve për ata me të ardhura më të ulëta. Asnjë pensionist nuk duhet të mbetet pa mbështetje, as pa një vend ku do të ndihet i sigurt dhe i përkujdesur”, theksoi Osmani.
Masa e tretë e programit ka të bëjë me kartën “Vitet e Arta”, e cila do të sigurojë zbritje në farmaci dhe gjatë blerjes së produkteve të përditshme, përmes partneriteteve me bizneset lokale dhe rrjetet e marketeve.
“Me këtë kartë do t’ua ulim barrën e shpenzimeve më të rëndësishme – atyre shëndetësore dhe bazike. Ajo do të jetë simbol i respektit dhe kujdesit nga komuna për çdo pensionist”, tha Osmani.
Në fjalimin e tij, Osmani theksoi se në Çair jetojnë mbi 7.400 pensionistë, që përbëjnë më shumë se 15% të popullsisë së rritur.
Ai shtoi se ky program është rezultat i punës së tij shumëvjeçare me personat e moshuar dhe se qëllimi i tij është të sigurojë pleqëri dinjitoze dhe siguri ekonomike për çdo pensionist në Çair.
Lajme nga vendi
Mexhiti: Çairi hyn në epokën e modernizimit – fillojmë investimin më të madh në historinë e Çairit

Sot prezantuam shtyllën e parë të programit tonë fitues – një plan gjithëpërfshirës i hartuar nga profesionistë për modernizimin e plotë të infrastrukturës së Çairit, me theks të veçantë në zgjidhjen përfundimtare të problemit të parkimit, që prej dekadash rëndon mbi qytetarët tanë.
Kështu u shpreh sot Izet Mexhiti, i cili premtoi se do të realizoj investimin më të madh në historinë e Çairit për hapësira parkimi.
Në qendër të komunës, nën sheshin “Skënderbeu”, do të ndërtohet parkingu nëntokësor me dy kate, me kapacitet për 800 automjete në një sipërfaqe prej 12.500 m². Ky projekt do të lirojë qendrën nga trafiku i rënduar dhe do të rrisë vlerën urbane të Çarshisë së Shkupit.
Në Fushë Topanë, do të rindërtohet parkingu i madh prej 2.150 m², që do të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin në lagje.
Krahas kësaj, do të ndërtohen garazhe moderne me disa kate në pesë pika strategjike të komunës:
• te kompleksi “Çairçanja”,
• në lagjen “Sauk Çeshmja”,
• në Fushë Topanë,
• në bulevardin “Nikolla Karev”,
• dhe te salla “Partizani”.
Këto janë zgjidhje të përhershme për parkimin në Çair dhe garanci për një qytet më funksional e më të pastër.
Në fokus të planit është edhe transformimi i plotë i rrugëve.
Rruga “Cvetan Dimov” do të shndërrohet në bulevard modern me gjashtë korsi dhe shtigje biçikletash, ndërsa zgjerimi i bulevardit “Mit’hat Frashëri” dhe lidhja “Xhon Kenedi” – “Nikolla Karev” do të krijojnë një korridor të ri komunikacioni, që do të ulë trafikun dhe do të lidhë më mirë Çairin me pjesën tjetër të Shkupit.
Po ashtu, bulevardet e rinj “Kroacia” dhe “Mali i Zi”, si dhe qarkorja e Gazi Babës pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore, do të hapin rrugë të reja zhvillimi për komunën tonë.
Do të kryhen rikonstruksione të plota në lagjet Topahanë, Çair të Vjetër, Fushë Topanë dhe Teneqe Mahallë, duke përfshirë rrugët:
“Emin Duraku”, “Ferid Murati”, “Masut Sadik”, “Parashqevi Qiriazi” dhe shumë të tjera.
Çairi do të ketë ndriçim të ri publik, instalime elektrike nëntokësore dhe rrugë njëkahëshe për më shumë rend, siguri dhe efikasitet.
Ky është programi fitues i zhvillimit – me projekte konkrete, lokacione të sakta dhe vizion të qartë për një Çair modern, funksional dhe të rregulluar.
“Është koha për investime, për punë dhe për zhvillim. Është koha që Çairi të ecë përpara!”, – theksoi Izet Mexhiti.
Lajme nga vendi
Kasami i përgjigjet Ahmetit: Pse nuk i pyeti mbrëmë njerëzit rreth vetes se kush e ndërton shkollën dhe rrugën e fshatit Sellcë?

Kasami i përgjigjet Ahmetit: Pse nuk i pyeti mbrëmë njerëzit rreth vetes se kush e ndërton shkollën dhe rrugën e fshatit Sellcë?
Kryetari i Tetovës Bilall Kasami, i është përgjigjur Ali Ahmetit, i cili mbrëmë në një tubim në fshatin Sellcë tha se Kasami ka nevojë për votat e maqedonasve.
Kasami sot në një konferencë për shtyp, tha se “mbrëmë Ali Ahmeti është dashur t’i pyes njerëzit rreth tij se kush e ndërton rrugën dhe shkollën e fshatit Sellcë”.
“Begatonët janë një pjesë e vogël e punëve që bëhen në terren. Ndërtojmë çdo ditë rrugë, shkolla, pishina, ndërtojmë në çdo cep të Tetovës. Bile ndërtojmë edhe rrugën ku Aliu mbrëmë nga Sellca u mundua të më njollos mua”.
“Aliu duhet të jetë pak i moralshëm dhe t’i pyes ata rreth vetes se kush e ndërton këtë rrugë, kush e ndërton shkollën e Sellcës dhe pse ata nuk i ndërtuan për 20 vite, dhe pastaj të flas për mua dhe të tjerët. Tetova tashmë është kantier ndërtimi, kjo ka nisur prej kur unë jam në krye të komunës, pra puna e begatonëve nuk ka të bëjë aspak me zgjedhjet”, tha Kasami.
-
Lajme nga bota2 months ago
TRAGJEDI familjare në SHBA : 34 vjeçarja vret burrin dhe dy fëmijë, më pas veten
-
Lajme nga rajoni1 month ago
Lëshohet për qarkullim ura e re mbi lumin Ibër
-
Lajme nga bota2 months ago
Takimi Zelensky-Trump në Berlin, dhoma e Kancelarisë gjermane ku askush s’mund të përgjojë