Connect with us

Lajme nga vendi

Arrestohet hajduti i druve në Shkup

Published

on

Policia bën të ditur se gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një vjedhës të druve në rajonin e Shkupit, përcjell TV21. Nga MPB theksojnë se 29-vjeçari nga Shkupi me sharrë elektrike, pa dokumentacion përkatës ka prerë dru në periferi të Shkupit.

“Më 11.06.2023 në ora 15:15 në lagjen Draçevë të Shkupit, zyrtarë policorë nga stacioni policor Draçevë kanë ndaluar I.Sh.(29) nga fshati Ellovë, Shkup. Ai rreth orës 11:00 është gjetur duke prerë dru zjarri me sharrë elektrike në rajonin e fshatit Ellovë dhe pasi ka vërejtur punonjësit e policisë është larguar me vrap. Pemët dhe sharra janë konfiskuar dhe i janë dorëzuar Policisë Pyjore, dhe pas marrjes së masave, I.Sh. është gjetur dhe privuar nga liria. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës”, njoftojnë nga MPB.

Advertisement

Lajme nga vendi

Çmimet e shërbimeve hotelerike në janar – shtator 2025, janë rritur për 5,2 për qind

Published

on

Çmimet e shërbimeve hotelerike në periudhën janar – shtator të vitit 2025 janë rritur për 5,2 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa në krahasim me dhjetorin e vititi 2024 për 1,9 për qind.

Sipas Entit Shtetëror të Statistikës, çmimet e shërbimeve hotelerike në shtator të vitit 2025 nuk kanë shënuar ndryshime në krahasim me muajin paraprak, por janë rritur për 4,7 për qind në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Çmimet në shërbimin hotelerike sipas grupeve në shtator të vitit 2025 krahasuar me gushtin e vitit 2025 janë rritur te Pijet joalkoolike me 0,1 për qind, ndërsa te grupet Ushqim, Pije alkoolike dhe Akomodim nuk janë shlnuar ndryshime.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Ndalohen dy persona nga Shkupi, transportonin një migrant nga Turqia

Published

on

MPB Maqedoni njofton se dje në orën 22:50 në rrugën rajonale Demir Kapi – Negotinë, oficerët e Stacionit të Policisë për Mbikëqyrjen Kufitare Mihajlovë arrestuan A.V. (47) dhe A.B. (54), të dy nga Shkupi.

“Gjatë kontrollit të një automjeti pasagjerësh “Volkswagen Polo” me targa të Shkupit, të drejtuar nga A.V., dhe pasagjerit me emrin A.B., u gjet B.U. (22), një migrant ilegal nga Turqia”.

“Automjeti u konfiskua, dhe me urdhër të prokurorit publik, migranti u vendos në Qendrën e Pritjes për të Huaj në Shkup. Personat janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse”, thonë nga MPB.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Dogana e Maqedonisë sekuestroi 1.158 orë të falsifikuara

Published

on

Nga Drejtoria e Doganave njoftojnë se në pikën kufitare “Bogorodicë” kanë sekuestruar 1,158 orë dore të falsifikuara.

Nga Drejtoria e Doganave shtojnë se në pikat kufitare deri në shtator të këtij viti janë zbuluar 63 raste të shkeljes së të drejtave të pronësisë intelektuale, duke sekuestruar pothuajse 78.000 produkte me marka të njohura tregtare.

“Gjatë një kontrolli të mallrave të deklaruara për tranzit në pikën kufitare Bogorodicë, u sekuestruan gjithsej 1.158 orë dore me markat e mbrojtura tregtare “Rolex”, “Boss”, “Armani” dhe “Tommy Hilfiger”. Rasti u zbulua nga një ekip doganor mobil, i cili, për shkak të dyshimit, kreu një kontroll të detajuar, duke gjetur orë vlera e të cilave, deklaruar sipas faturës nga një kompani kineze ishte 60.852 denarë.

Për shkak të dyshimit të bazuar për shkelje të të drejtës së pronësisë intelektuale, mallrat u bllokuan dhe u nis procedura për të përcaktuar origjinalitetin e produkteve”, thonë nga Drejtoria e Doganave.

Continue Reading

Më të lexuarat