Lajme nga vendi
Mariçiq: Takimi i liderëve hap i shkëlqyer, në ditët në vazhdim mund t’i lëvizim pozicionet
Takimi i liderëve ka qenë një hap i shkëlqyer në drejtim të duhur dhe në atë takim u panë kushtet e Qeverisë, respektivisht LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së opozitare për ndryshimet kushtetuese dhe në ditët në vazhdim mund të lëvizim pozicionet, por sigurisht që duhet të jetë brenda kufijve real, thotë zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq.
Mariçiq gjatë pjesëmarrjes në televizionin Sitel, ka thënë se duhet të vazhdohet nga aty ku është lënë takimi i liderëve, por ajo të jetë në suaza reale dhe me një bisedë të arsyeshme, për të arritur kështu në “pikën që bashkërisht të ndërmarrim dhe ndajmë përgjegjësinë”.
“Do t’i ofrojmë edhe një shans opozitës në ditët në vijim që t’i qaset këtyre bisedimeve që të mund bashkërisht të biem dakord dhe zbatojmë planin për ndryshime kushtetuese. Nëse kjo nuk ndodh dhe nëse apelet për një dialog të arsyeshëm nga ana jonë nuk japin fryt tek DPMNE, ne do të nisemi në bisedë me çdo deputet”, tha Mariçiq.
Sipas Mariçiqit, propozimet e VMRO-DPMNE-së lëvizin në korniza joreale dhe jashtë kornizës negociuese që nënkupton rinegociim të kornizës që tashmë është miratuar vitin e kaluar.
“Mendoj se është e udhës të ulemi, duan takim ekipor apo individual, duan përsëri takim liderësh dhe të bisedojmë aty ku ka mbaruar takimi i liderëve, në ditët në vazhdim jam i sigurt se mund t’i lëvizim pozicionet, por nëse e gjithë kjo është në korniza reale. Ne mund të kërkojmë që Bullgaria të mos ketë të drejtën e vetos ose të ndryshojmë rregullat në BE, në të kaluarën jemi përpjekur të ndryshojmë rregullat në NATO, nuk kemi pasur sukses dhe prandaj duhet të kemi një mënyrë të arsyeshme për bisedë ku së bashku do të marrim përgjegjësinë, do ta ndajmë përgjegjësinë në atë qeveri të përbashkët dhe t’ua lehtësojmë qytetarëve se kësisoj me të vërtetë kemi perspektivë evropiane”, ka theksuar Mariçiqi.
Mariçiq tutje theksoi se është e papërshtatshme të thuhet se dikush mund të na e marrë gjuhën dhe identitetin.
“Mendoj se është shumë e papërshtatshme ne të pretendojmë se dikush mund të na e marrë gjuhën dhe identitetin, kjo nuk mund të ndodhë, prandaj e kemi vendosur gjuhën maqedonase në kornizën negociuese, prandaj kemi insistuar të nënshkruhet Marrëveshja me Fronteksin në gjuhën maqedonase, prandaj kemi insistuar të realizohen skriningjet në gjuhën maqedonase. Që të sigurojmë të gjithë publikun dhe DPMNE-në se identiteti tashmë është i garantuar. Në atë drejtim jam i sigurt se do të kishte një disponim për të biseduar, qoftë me PE-në apo Këshillin, apo kudo që të jetë, të dalë një riafirmim i tillë, pra presim një riafirmim të tillë”, ka thënë Mariçiq.
Në këtë rast, theksoi Mariçiq, duhet të jenë konstruktiv edhe nga VMRO-DPMNE, sepse tashmë disa shtete anëtare në periudhën e ardhshme mund ta bëjnë këtë me qëndrimet e tyre dhe bëri thirrje në arsyeshmëri tek opozita dhe vazhdim të dialogut.
Lajme nga vendi
Të rinjtë nxisin paqen në Ballkan! Konferencë ndërkombëtare për paqen në Universitetin e Tetovës
Në një iniciativë të përbashkët me Federatën Universale të Paqes, Universiteti i Tetovës organizoi konferencën “Nga iniciativa rinore drejt paqes së qëndrueshme”, me fokus të veçantë përfshirjen e të rinjve në nisma paqësore, sidomos nga Ballkani. Rektori i UT, Jusuf Zejneli, theksoi rëndësinë e edukimit, kërkimit shkencor dhe angazhimit shoqëror për të përgatitur gjenerata që jo vetëm përkrahin, por edhe punojnë aktivisht për paqe, duke shndërruar këtë konferencë në një platformë për shkëmbim idesh, frymëzim dhe forcim të bashkëpunimit ndërkombëtar.
“Përmes edukimit, kërkimit shkencor e angazhimit shoqëror, ne synojmë të përgatisim gjenerata jo vetëm që punojnë për paqe, por edhe punojnë aktivisht për të arritur atë. Kjo konferencë shërben si një platformë për shkëmbim idesh, frymëzim dhe forcim të bashkëpunimit, mes gjithë atyre që janë përkushtuar ndaj ndërtimit të paqes”, tha Jusuf Zejneli.
Lajme nga vendi
Maqedonia renditet e 34-ta në botë dhe e dyta në Evropë për nga ndotja e ajrit
Maqedonia e Veriut renditet e 34-ta në botë dhe e dyta në Evropë për nga ndotja e ajrit me grimca PM.
Raporti i vitit 2025, i publikuar në platformën “IQAir”, e rendit vendin menjëherë pas Bosnjës dhe Hercegovinës dhe përpara Serbisë, me një koeficient prej 21.2, që do të thotë tejkalim i vlerave maksimale të grimcave PM 2.5 për tre deri në pesë herë, raporton agjencia “Meta.mk”.
Qytetet më të ndotura në vend vitin e kaluar ishin Tetova dhe Strumica, me një koeficient prej 27.3, që do të thotë se vlerat e PM 2.5 ishin pesë deri në shtatë herë mbi kufijtë e lejuar. Gostivari është në vendin e 18-të në listë, ndërsa Kërçova dhe Kumanova janë në vendin e 31-të dhe të 32-të. Shkupi është në vendin e 113-të me një koeficient prej 19.1.
Ky është Raporti i tetë vjetor Botëror i Cilësisë së Ajrit i platformës, i cili tregon se Maqedonia kishte ndotjen mesatare më të ulët të ajrit vitin e kaluar, krahasuar me vitet e mëparshme, kur koeficienti tejkalonte 35, d.m.th. alarmoi për vlera të larta të PM 2.5 deri në dhjetë herë.
Muajt më të ndotur ishin janari, shkurti dhe dhjetori, ndërsa ajri më i pastër ishte në prill dhe maj. Shkupi gjithashtu kishte ndotjen më të ulët të ajrit vitin e kaluar krahasuar me vitet e mëparshme. Që nga viti 2018, koeficienti ka rënë çdo vit nga mbi 30 në nën 20.
Lajme nga vendi
Mbledhja për bashkimin e VLEN-it, janë tejkaluar dallimet? Paralajmërohet kongres në maj
VLEN ka mbajtur mbrëmë mbledhjen e parë, ku është vendosur që kongresi i parë i koalicionit të mbahet gjatë muajit maj, shkruan Tema.mk.
Sipas burimeve të mediumit, në këtë mbledhje janë diskutuar hapat e ardhshëm organizativë dhe përgatitjet për kongresin, i cili pritet të jetë një moment i rëndësishëm për strukturimin dhe drejtimin politik të VLEN-it.
Kongresi i parë pritet të sjellë vendime të rëndësishme lidhur me organizimin e brendshëm dhe prioritetet politike për periudhën në vijim.
-
Lajme nga vendi2 months agoRrjeti i madh i dyqaneve për produkte të shtëpisë Comodita Home po rritet akoma më tepër, tash me dyqanin më të madh në Re Mall, Tetovë
-
Sport2 months agoOLIMPIADA DIMËRORE ‘’MILANO CORTINA 2026’’ FILLON MË 6 SHKURT
-
Lajme nga vendi2 months agoVLEN: Me Fetain në krye, nis goditja reale ndaj pasurisë së paligjshme

