Connect with us

Lajme nga vendi

 Ministria e Punëve të Jashtme apelon për vetëpërmbajtje deri në zbardhjen e rastit me sulmin në Llabunishtë

Published

on

 Ministria e Punëve të Jashtme apelon për vetëpërmbajtje nga kualifikimet e parakohshme deri në zbardhjen e plotë të rastit, në lidhje me sulmin e djeshëm ndaj shtetasit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, B.K. nga Llabunishtë.

“Kjo ngjarje nuk duhet të hedhë hije mbi përpjekjet institucionale për të kultivuar të drejtat dhe interesat e komuniteteve më të vogla, duke përfshirë edhe përpjekjet për të drejtat e garantuara kushtetuese-ligjore për to, mes tyre edhe komunitetin bullgar. I bëjmë thirrje publikut dhe subjekteve politike nga Bullgaria fqinje që t’u mundësojnë institucioneve të shtetit zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe në mënyrë adekuate të procesojë  sipas rregullativës ligjore”, thuhet në kumtesën e sotme të MPJ-së.

Nga Ministria përkujtojnë se gjatë orëve të mbrëmjes, me personin e dyshuar për sulmin, A.N. nga Veleshta, u realizua bisedë informative dhe është njoftuar prokurori publik.

Advertisement

Lajme nga vendi

Mexhiti “godet” Taravarin: Prej në krye të VLEN-it, përfundoi në bisht të BDI-së

Published

on

Njëri nga liderët e VLEN, Izet Mexhiti në intervistën për Ora24.tv lidhur me akuzat e fundit të Arben Taravarit nga Aleanca për Shqiptarët, ka thënë se nuk ka pse mërzitet z.Taravari për VLEN, sepse VLEN jo vetëm që është i bashkuar, por po bëhet një.

Ai u shpreh se Taravari me ASH-në e tij prej në krye të VLEN-it, përfundoi në bisht të BDI-së.

Nuk i ka punët në terezi as me BDI-në

“Kalkulimet në analizat e sollën ASH-në në këtë derexhe, i besuam dhe në fund përfundoi në BDI. Te VLEN ka pasur ofertën të ketë 5 komuna, përfundoi me 2 komuna. Edhe sot nuk i ka punët në terezi edhe me BDI-në në Gostivar dhe shumë shpejt edhe atje do të dalin në sipërfaqe mospajtimet dhe nuk mund t’i bashkosh dy struktura që në vazhdimësi për 20 vite janë përplasur mes veti. Me këto kalkulime dhe analiza prej në krye të vendit në VLEN, ai përfundoi në bisht të BDI-së dhe këtu do të jep llogari”, tha Mexhiti.

Sipas kreut të Çairit, Mexhiti, nuk ka pse mërzitet Taravari për VLEN, sepse siç shton, “VLEN jo vetëm që është i bashkuar, por po bëhet një”.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Prezantimi i automjeteve të blinduara të lehta Stryker të blera nga Shtetet e Bashkuara

Published

on

Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe Ministria e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut do të prezantojnë sot në kazermën “Straso Pinxhur” në Petrovec, pranë Shkup, 17 automjete të reja të blinduara të lehta Stryker, të siguruara nga Shtetet e Bashkuara.

Automjetet e tipit Stryker janë pjesë e procesit të modernizimit të kapaciteteve mbrojtëse dhe rritjes së gatishmërisë së forcave ushtarake.

Ky furnizim konsiderohet një hap i rëndësishëm në avancimin e pajisjeve ushtarake sipas standardeve të NATO dhe në forcimin e bashkëpunimit strategjik me Shtetet e Bashkuara.

Continue Reading

Lajme nga vendi

BDI: Ivan Stoilkoviç largon pesë shqiptarë me vendim arbitrar

Published

on

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj vendimit të ministrit Ivan Stoilkoviç për largimin nga puna të pesë punonjësve shqiptarë në Ministrinë për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, duke ngritur shqetësime serioze për respektimin e ligjit dhe mënyrën e funksionimit të institucioneve publike.

Sipas BDI-së, rasti përmban elemente të një procesi të kontestueshëm si në aspektin procedural ashtu edhe në atë material. Partia thekson se procedura disiplinore është zhvilluar jashtë afateve ligjore, çka sipas tyre e bën atë juridikisht të pavlefshme.

Po ashtu, në reagim thuhet se vendimi është marrë pa prova të mjaftueshme dhe pa përcaktuar përgjegjësi individuale, ndërsa përmenden edhe indikacione për ndërtim të mëvonshëm të argumenteve për të justifikuar një vendim të marrë paraprakisht. BDI vlerëson se masa e ndërprerjes së marrëdhënies së punës është joproporcionale në raport me pretendimet.

Partia opozitare paralajmëron se këto veprime përbëjnë një model të rrezikshëm vendimmarrjeje dhe mund të interpretohen si arbitrare, sidomos kur merren pa respektuar afatet ligjore dhe pa prova të qëndrueshme.

Rasti bëhet edhe më i ndjeshëm, sipas BDI-së, për shkak se bëhet fjalë për pesë punonjës shqiptarë në një ministri që ka për mision marrëdhëniet ndërmjet bashkësive, duke shtuar nevojën për transparencë të plotë dhe paanshmëri.

Advertisement

BDI kërkon publikimin e plotë të procedurave dhe vendimeve që kanë çuar në këto largime, hetim institucional për respektimin e ligjit dhe rishqyrtim të menjëhershëm të vendimeve në përputhje me standardet e administratës publike.

Sipas tyre, ky rast duhet të shërbejë si test për seriozitetin e institucioneve dhe përkushtimin ndaj parimit të barazisë dhe ligjshmërisë.

Continue Reading

Më të lexuarat