Connect with us

Lajme nga vendi

Punonjësit e Drejtorisë doganore kërkojnë të drejtën për kompensim prej 30 %, Ministria e Financave i ka siguruar vetes rritje të pagave do mbyllin kufijt nëse kërkesa e tyre nuk plotësohet

Published

on

Punonjësit e Drejtorisë doganore të premten nga ora 12 do të mbajnë protestë paralajmëruese me kërkesë që të fillojë t’u jepet një kompensim prej 30 për qind, të cilin me ligj u takon me vite, por nuk po e marrin. Sindikata e Sindikatave u ankua në konferencën e sotme për media se Ministria e Financave i ka siguruar vetes rritje të pagave prej 30 për qind, ndërsa punonjësve të Drejtorisë doganore nuk u paguhet kompensimi.

“Siç kemi paralajmëruar në protestën e 1 majit se do të kemi një verë të nxehtë sindikale, tashmë ka filluar të realizohet. Të premten nga ora 12:00 deri në 12:30 është paralajmëruar protestë në Drejtorinë doganore. Punonjësit e Drejtorisë doganore kanë vite që kanë të drejtë për kompensim prej 30 për qind, por nuk e marrin atë shtesë dhe ministri i Financave ka siguruar rritje të pagave prej 30 për qind në Ministrinë e Financave dhe në institucionet tjera. Prandaj vendosëm të bëjmë një protestë paralajmëruese, për të kërkuar pagesën e shtesës së pagës për punonjësit e Drejtorisë doganore, të cilët çdo vit mbushin buxhetin me mbi 51 për qind. E dimë që ka një drejtor të ri, presim të vijë, presim pritjen, të shohim nëse do të na dëgjojë. Ne nuk heqim dorë nga kërkesa dhe nuk na intereson nëse ka drejtor të ri apo të vjetër”, thonë nga Sindikata.

Nga atje thonë se nëse drejtori i ri Stefan Bogoev, i cili dje është emëruar në pozitën në Drejtorinë doganore, nuk u bindet, pikat kufitare do të mbyllen.

“Nëse nuk na dëgjojnë protestat do të radikalizohen, ne po mendojmë mbylljen e pikave kufitare”, shtuan nga Sindikata./sdk.mk/ përcjell /TV KOHA /

Advertisement

Lajme nga vendi

Qytetarët çojnë “Safe City” në Kushtetuese

Published

on

Disa qytetarët përmes një nisme i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të vlerësuar kushtetutshmërinë e sistemit Safe City. Sipas tyre, përmes dërgimit të sms porosive bëhet shkelja e të drejtave dhe lirive të njeriut, keqpërdoren të dhënat personale dhe cenon sigurinë në trafik.

Përveç nismës në kushtetuese, grupi iniciues ka dorëzuar edhe kallëzim penal kundër ministrit të Brendshëm, Pançe Toshkovski mbi dyshimet për shpërdorim me detyrën zyrtare, punë të pandërgjegjshme dhe keqpërdorim i të dhënave personale. Në nismë është potencuar edhe drejtësia selektive dhe diskriminimi gjeografik.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Strasburgu e obligon Maqedoninë: Brenda 3 muajve duhet të paguajë borxhet e ndërmarrjeve publike

Published

on

Maqedonia humbi rastin në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut – shteti është i detyruar brenda tre muajve të paguajë borxhet e ndërmarrjeve publike ndaj kompanive private, sepse nuk janë respektuar vendimet e gjykatave që kanë marrë fuqi ligjore, përcjell TV21. Vendimi konstaton se me të ashtuquajturat “korniza” nga Ligji për Ekzekutimin, është shkelur Neni 6 i Konventës Evropiane – e drejta për një proces të drejtë dhe për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore.

Avokati Viktor Bozhinovski paralajmëron se ndërmarrjet publike nuk mund të fshihen më pas “mjeteve të nevojshme për punë” dhe do të jenë të detyruara të shlyejnë borxhet. Sipas analizave, kompanitë shtetërore detyrohen mbi 358 milionë euro, ndërsa borxhi i përgjithshëm “i brendshëm” i institucioneve në fund të marsit ka arritur 651 milionë euro.

Borxhlinjtë më të mëdhenj janë “Nomagas”, Hekurudhat – Transport dhe Infrastrukturë dhe EMV. Gjykata Evropiane thekson se mungesa e buxhetit ose e burimeve nuk mund të shërbejë si justifikim për mos-ekzekutimin e vendimeve gjyqësore./tv21.tv

Continue Reading

Lajme nga vendi

Nga 1 janari ulen shpenzimet për rrymën, KRRE i ul tarifat e rrjetit

Published

on

Komisioni Rregullator për Energjetikë ka vendosur të ulë kostot e energjisë elektrike, përcjell TV21. Nga 1 janari, tarifa për përdorimin e sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike Elektrodistribucioni ulet me 3.64%, ndërsa tarifa për përdorimin e sistemit të transmetimit MEPSO ulet me 2.67%. Ulje ka edhe në çmimin e MEMO, me 3.40%.

Me vendimin e sotëm, të gjitha elementet që e përbëjnë çmimin final të rrymës tashmë janë të qarta – çmimi dhe sasia me të cilën është blerë energjia elektrike, shërbimet e operatorëve të rrjetit si dhe blerjet për humbjet në sistem. Tani mbetet që furnizuesi universal EVN Home, nën mbikëqyrjen e KRRE-së, të bëjë përllogaritjen dhe të publikojë çmimet finale sipas blloqeve.

“Pjesa që KRRE rregullon në çmimin përfundimtar ka një ndikim prej rreth 36%”, deklaroi Marko Bislimoski, kryetar i KRRE-së.

Continue Reading

Më të lexuarat