Lajme nga vendi
“Kutia e Pandorës” ka arritur e paketuar në Shkup, kush do fitojë e kush do humbë pas hapjes së saj?
Shtetet e vogla shpeshherë vuajnë nga sindromi se janë qendra e botës. Është një dukuri normale. Mungesa e një territori të madh me pasuri të ndryshme natyrore, ekonomike, turisktike e gjëra tjera që shihen e vërehen, shtetet e vogla mundohen ta kompensojnë duke krijuar mite për madhështi, të cilën nuk e shohim edhe pse ekziston diku.
Ky sindrom është prezent pak a shumë edhe në vendin tonë. Shumë qytetarë të Maqedonisë së Veriut, pa marë parasysh etninë e tyre, mendojnë se nga ajo që ndodh tek ne varet fati i botës.
Edhe pse kjo nuk është e vërtetë shtetet dhe fuqitë e mëdha tregojnë tolerancë ndaj shteteve të vegjël, duke respektuar veçoritë e tyre.
Mirëpo situata ndryshon në momente vendimtare të zhvillimeve gjeo-strategjike. Moment i tillë është edhe momenti i tanishëm nëpër të cilin po kalon Evropa dhe bota. Tani si duket i ka ardhur fundi tolerancës të cilën e kanë treguar qendrat e vendimmarrjes dhe në Shkup kanë vendosur të sjellin “Kutinë e Pandorës”.
Për momentin ajo Kuti është e paketuar në pritje se do të vetëdijësohemi dhe se nuk do të ketë nevojë për hapjen e saj. Mirëpo nëse vetëdijesimi i (shumë)pritur nuk ndodh më shpejt, atëherë gjithsesi se kjo Kuti do të hapet.
Por, për dallim nga Kutia e Pandorës nga mitologjia greke, pas hapjes së cilës të gjitha të këqijat dolën dhe u shpërndanë në botë, “Kutia e Pandorës” që ka arritur në Shkup dhe po qëndron e paketuar në selitë e disa partive politike, me hapjen e saj do të sjellë më shumë të mira për qytetarët e Maqedonisë së Veriut.
Kuptohet se prej saj do të dalin edhe gjëra të këqija, por që kryesisht do të prekin politikën dhe politikanët. Do të prekin ata politikanë që vite e dekada kanë gënjyer se po punojnë për përmbushjen e kushteve për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE, por në fakt kanë punuar për interesin individual.
Kush e solli Kutinë e Pandorës në Shkup?
Është vështirë për të dhënë përgjigje të saktë ndaj kësaj pyetje, por në fund të fundit përgjigja e saj nuk është me rëndësi kyçe. Me rëndësi është se se brenda kësaj Kutie gjenden datat dhe afatet që duhet t’i respektojmë për të ndërmarrë hapa konkretë, ose në të kundërtën kompetencat kalojnë në nivel tjetër më të lartë. Brenda kësaj kutie gjenden vijat e kuqe dhe afatet që nuk guxon të shkelen. Poashtu qëndrojnë edhe vijat e kaltra, lidhur me detajet e lejuara. Në mënyrë precize qartësohet se lejohen akuza dhe kundërakuza mes partive politike, lejohet shprehja e gatishmërisë për dalje të ndonjë subjekti nga qeveria si sakrificë për integrim në BE, sikurse lejohet edhe nxjerrja e kushteve shtesë jo për të dalur por për të betonuar edhe më shumë qëndrimin në Qeveri. Lejohet edhe kyçja e ndonjë subjekti tjetër në Qeveri, lejohen takime zyrtare e jozyrtare, publike e sekrete mes politikanëve të ndryshëm, qofshin ata ende aktiv në politikë, ose ish politikanë që ende kanë ndikim në segmente të caktuara politike. Lejohet aktrim i angazhimit politik për vetting, për luftë kundër korrupsionit, e lejohen edhe kërkesa e aktrime për të bë brenda 2-3 ditëve diçka që nuk është bë 20-30 vite. Mirëpo fati ynë është se në “Kutinë e Pandorës” që ka arritur në Shkup, momenti është caktuar. Nuk mund të ketë një prolongim të këtij momenti, pa marrë parasysh se kush çka do të thotë, e kush çka do të bëjë ndërkohë. Kur të përputhen akrepat vendimi duhet të sillet ashtu siç e kërkon rendi, Ligji dhe Kushtetuta! Mjaft na ka ledhatuar bashkësia ndërkombëtare.
Ishte vetë Presidentja e Koisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila brenda katër muajve dy herë erdhi në Shkup për të dhënë kontributin e saj personal dhe në emër të KE-së, që të tejkalojmë kushtin e mbetur për të filluar negociatat me BE-në.
“Ne kemi premtuar se nëse Maqedonia e Veriut me parlamentin e saj është në gjendje të ndërmarrë hapat e nevojshëm, kjo do të çonte në hapjen e negociatave të anëtarësimit. Më pas do të fillonte procesin e screening-ut të legjislaturës (Acquis) të BE-së, pa asnjë vonesë. Dhe mbi të gjitha do të respektonim plotësisht identitetin tuaj dhe gjuhën tuaj, që është gjuha maqedonase”, tha asokohe von der Leyen.
Ajo nuk kërkoi vetëm “sakrifikim” nga Maqedoni e Veriut, nëse mund të quhen ashtu ndryshimet kushtetuese, por njëkohësisht na e “vizatoi” se çka përfiton vendi ynë me këtë hap.
“Jini të sigurt se solidariteti dhe uniteti që tregojmë në Bashkimin Europian nënkupton edhe solidaritet dhe unitet me Maqedoninë e Veriut. Sepse ne jemi në këtë së bashku. Dhe kjo do të thotë se ne do ta zgjidhim këtë krizë dhe do ta kapërcejmë këtë krizë së bashku. Do të vazhdojmë të mbështesim miqtë tanë në Ukrainë. Dhe ne do të jemi shumë të fortë dhe të vendosur për të siguruar që këtu në Bashkimin Europian të kemi solidaritetin dhe unitetin që na nevojitet. Mesazhi im sot për qytetarët e Maqedonisë së Veriut është shumë i qartë: Bashkimi Europian është pranë jush. Ne jemi në këtë së bashku. Ne do ta kalojmë këtë së bashku dhe do ta kapërcejmë këtë krizë së bashku dhe do të shkojmë drejt një të ardhmeje më të mirë….
Më lejoni t’ju them se jam thellësisht e bindur se Bashkimi Europian nuk është i plotë pa Maqedoninë e Veriut. Ne duam t’ju kemi me vete. Ne jemi miq, jemi partnerë. Dhe një ditë, do të jemi së bashku në një Bashkim Europian”, ishin mesazhet e Von der Leyen të shprehura në fund të vitit të kaluar, por që sot e kësaj dite jehojnë në qiellin e Maqedonisë së Veriut, kuptohet për ata që kanë veshë për të dëgjuar.
Vizitat e miqve të Maqedonisë së Veriut nuk kanë pasur të ndalur edhe para edhe pas presidents Ursula vvon der Leyen. Janë të shumta në numër edhe vizitat edhe mesazhet e rëndësishme nga këto vizita. Një porosi e cila vlen të përmendet është ajo nga vizita e presidentes sllovene Natasha Pirc Musar gjatë qëndrimit të fundit dje në Shkup.
Ajo tha se Sllovenia pret që procesi i anëtarësimit të Maqedonisë në Bashkimin Evropian të vazhdojë pa vonesa të mëtejshme, ndërsa para kësaj do të duhet të ndryshohet Kushtetuta, ashtu siç ranë dakord Shkupi dhe Brukseli.
Pirc Musar kujtoi se edhe sllovenët kishin frikë se mundeshin të humbin identitetin dhe gjuhën kur ndryshuan Kushtetutën para se të hynin në Union, por, siç thotë ajo, asgjë nga këto nuk ndodhi. Rast më të ngjashëm se ky me rastin e Maqedonisë a mund të ketë?
“Është e rëndësishme të kemi unitet dhe mendim strategjik që duhet bërë pesë apo gjashtë hapa përpara, për të kuptuar se çfarë është e mirë për Maqedoninë dhe popullin maqedonas. Ju uroj sinqerisht që të keni mençuri të mjaftueshme politike për të ndryshuar Kushtetutën e Maqedonisë”, tha Natasha Pirc Musar.
Kemi edhe raste tjera
Turqia ndryshoi emrin e saj pas 70-80 viteve ekzistimi si shtet, për të përmirësuar imazhin ndërkombëtar, sepse në kohën e re që ka ardhur, emri “Turkye” tingëllon më mirë se emri “Turkey”. Kemi edhe rastin e Kroacisë e cila pas shumë vitesh negociata pranoi marrëveshje për Gjirin e Piranit me Slloveninë edhe pse konsiderohej si çështje shumë e dhimbshme pëpr opinionin e atjeshëm. Sërish bëhet fjalë për një vend që ka nivel më të lartë standardish që përputhen me BE-në se sa Maqedonia e Veriut, por në fund u desh patjetër të bëjë kompromis.
Janë këto leksione nga të cilat mund të mësojmë shumë. Nëse jo, atëherë do të presim të përputhen akrepat e orës der isa vendimi të sillet. Vonim kësaj radhe nuk do të ketë, kurse të këqijat e Kutisë së Pandorës, fatmirësisht kësaj radhe do të godasin vetë ata që do të duan të shkaktojnë vonim shtesë! Shkruan, Bexhet Musliu
Lajme nga vendi
Të rinjtë nxisin paqen në Ballkan! Konferencë ndërkombëtare për paqen në Universitetin e Tetovës
Në një iniciativë të përbashkët me Federatën Universale të Paqes, Universiteti i Tetovës organizoi konferencën “Nga iniciativa rinore drejt paqes së qëndrueshme”, me fokus të veçantë përfshirjen e të rinjve në nisma paqësore, sidomos nga Ballkani. Rektori i UT, Jusuf Zejneli, theksoi rëndësinë e edukimit, kërkimit shkencor dhe angazhimit shoqëror për të përgatitur gjenerata që jo vetëm përkrahin, por edhe punojnë aktivisht për paqe, duke shndërruar këtë konferencë në një platformë për shkëmbim idesh, frymëzim dhe forcim të bashkëpunimit ndërkombëtar.
“Përmes edukimit, kërkimit shkencor e angazhimit shoqëror, ne synojmë të përgatisim gjenerata jo vetëm që punojnë për paqe, por edhe punojnë aktivisht për të arritur atë. Kjo konferencë shërben si një platformë për shkëmbim idesh, frymëzim dhe forcim të bashkëpunimit, mes gjithë atyre që janë përkushtuar ndaj ndërtimit të paqes”, tha Jusuf Zejneli.
Lajme nga vendi
Maqedonia renditet e 34-ta në botë dhe e dyta në Evropë për nga ndotja e ajrit
Maqedonia e Veriut renditet e 34-ta në botë dhe e dyta në Evropë për nga ndotja e ajrit me grimca PM.
Raporti i vitit 2025, i publikuar në platformën “IQAir”, e rendit vendin menjëherë pas Bosnjës dhe Hercegovinës dhe përpara Serbisë, me një koeficient prej 21.2, që do të thotë tejkalim i vlerave maksimale të grimcave PM 2.5 për tre deri në pesë herë, raporton agjencia “Meta.mk”.
Qytetet më të ndotura në vend vitin e kaluar ishin Tetova dhe Strumica, me një koeficient prej 27.3, që do të thotë se vlerat e PM 2.5 ishin pesë deri në shtatë herë mbi kufijtë e lejuar. Gostivari është në vendin e 18-të në listë, ndërsa Kërçova dhe Kumanova janë në vendin e 31-të dhe të 32-të. Shkupi është në vendin e 113-të me një koeficient prej 19.1.
Ky është Raporti i tetë vjetor Botëror i Cilësisë së Ajrit i platformës, i cili tregon se Maqedonia kishte ndotjen mesatare më të ulët të ajrit vitin e kaluar, krahasuar me vitet e mëparshme, kur koeficienti tejkalonte 35, d.m.th. alarmoi për vlera të larta të PM 2.5 deri në dhjetë herë.
Muajt më të ndotur ishin janari, shkurti dhe dhjetori, ndërsa ajri më i pastër ishte në prill dhe maj. Shkupi gjithashtu kishte ndotjen më të ulët të ajrit vitin e kaluar krahasuar me vitet e mëparshme. Që nga viti 2018, koeficienti ka rënë çdo vit nga mbi 30 në nën 20.
Lajme nga vendi
Mbledhja për bashkimin e VLEN-it, janë tejkaluar dallimet? Paralajmërohet kongres në maj
VLEN ka mbajtur mbrëmë mbledhjen e parë, ku është vendosur që kongresi i parë i koalicionit të mbahet gjatë muajit maj, shkruan Tema.mk.
Sipas burimeve të mediumit, në këtë mbledhje janë diskutuar hapat e ardhshëm organizativë dhe përgatitjet për kongresin, i cili pritet të jetë një moment i rëndësishëm për strukturimin dhe drejtimin politik të VLEN-it.
Kongresi i parë pritet të sjellë vendime të rëndësishme lidhur me organizimin e brendshëm dhe prioritetet politike për periudhën në vijim.
-
Lajme nga vendi2 months agoRrjeti i madh i dyqaneve për produkte të shtëpisë Comodita Home po rritet akoma më tepër, tash me dyqanin më të madh në Re Mall, Tetovë
-
Sport2 months agoOLIMPIADA DIMËRORE ‘’MILANO CORTINA 2026’’ FILLON MË 6 SHKURT
-
Lajme nga vendi2 months agoVLEN: Me Fetain në krye, nis goditja reale ndaj pasurisë së paligjshme

