Lajme nga vendi
Mariçiq: Vlen të shqyrtohen kërkesat e Mickoskit të cilat lëvizin në kornizën negociuese
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, vlerëson se vlen të merren parasysh të gjitha kërkesat, pritjet apo kushtet e kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, të cilat, siç thekson, janë në kuadër të kornizës negociuese.
“Mickoski prezantoi më shumë kushte për votim, për mendimin tim, është mirë që ka filluar dialogu dhe është mirë që është kaluar kufiri tabu sa i përket votimit, gjegjësisht për mbështetjen për hyrjen e bullgarëve në Preambulë dhe në kushtetutën tonë. Dhe jo vetëm bullgarët, por të gjitha ato komunitete, sllovenët, kroatët, malazezët dhe të gjithë ata që duhet të përmenden në preambulë. Është mirë që ai kufi është kaluar dhe nuk është më tabu votimi i ndryshimeve kushtetuese. Nga ana tjetër, vlen të merren parasysh të gjitha kërkesat apo të gjitha pritjet apo kushtet e Mickoskit ato që janë të bazuara në realitet, pra ato që lëvizin brenda kornizës negociuese, thotë Mariçiq në intervistë për Radion e Maqedonisë.
Efekti i vonuar i ndryshimeve kushtetuese, shton ai, del nga Korniza negociuese dhe na kthen në tryezë për të negociuar sërish me BE-në dhe Bullgarinë për kushtet
“Sigurisht kjo do të thotë të bëjmë shumë hapa mbrapa, dhe nuk mendoj se kemi nevojë për këtë, por për të gjitha pyetjet e tjera rreth formulës, nëse do të hynim në një qeveri të gjerë, kur, në çfarë kushtesh, me kë, ia vlen të diskutohet nëse ndihmon në pozitën e VMRO-DPMNE-së për të votuar për ndryshimet kushtetuese”, thekson zëvendëskryeministri Mariçiq.
Duke përmbledhur mesazhet nga edicioni i tretë i forumit të dialogut të Prespës, ai thekson se konkluzioni i përgjithshëm është se duhet një përpjekje nga të dyja palët “për të arritur sukses në vitin 2030 në arritjen e asaj që na është caktuar – anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor”.
Maqedonia e Veriut, thekson zëvendëskryeministri, është një nga vendet më delikate në rajon sepse “ne kishim një rrugë vërtet specifike, të mos themi unike drejt BE-së”.
“Një rrugë vërtet e vështirë, e ngarkuar me çështje dypalëshe me Greqinë dhe Bullgarinë, me shumë vite pritje për fillimin e negociatave dhe mendoj se të gjithë, pa përjashtim, besojnë se Maqedonia e Veriut meriton të vazhdojë negociatat që filluan vitin e kaluar dhe në kohën më të shkurtër të mundshme t’i përfundojë dhe në valën e parë të ardhshme të zgjerimit të BE-së do të jemi pjesë e saj”, shton ai.
“Mendoj se ai mesazh u dërgua qartë nga të gjithë përfaqësuesit e tjerë përveç Gjermanisë. Pra, për ne ka pasur fjalë të mbështetjes dhe inkurajimit të fuqishëm për të kryer të gjitha obligimet për të vazhduar me sukses negociatat, thekson zëvendëskryeministri Mariçiq.
Ai gjithashtu përgjigjet se çfarë është bërë konkretisht në rrugën tonë drejt anëtarësimit të plotë në Union dhe kujton se procesi i skriningut ka nisur në shtator të vitit të kaluar, për të cilin thotë se na ndihmon të mobilizojmë administratën dhe të analizojmë se ku jemi me respektimin ligjor, por edhe me kapacitetet institucionale, sa jemi të gatshëm për zbatimin e detyrimeve dhe në çfarë harku kohor jemi plotësisht gati të harmonizohemi me BE-në, përkatësisht standardet e BE-së.
Në atë proces skrining, ne u përgjigjemi atyre pyetjeve bazë dhe mendoj se mund të them se jemi vërtet në një nivel gatishmërie të lakmueshme. Kjo nuk do të thotë se ne jemi gati të hyjmë nesër, por kemi një bazë të mirë për të përfunduar negociatat brenda një periudhe të arsyeshme disavjeçare. Po punohet edhe për tre udhërrëfyes që janë kusht për hapjen e klasterit të parë kur të vijë momenti për fillimin e kapitujve, pra për hapjen e negociatave në fazën tjetër. Dhe këtu sundimi i ligjit, reformat në administratën publike dhe funksionimi i institucioneve demokratike si tri tema për tre udhërrëfyesit janë prioriteti ynë sepse janë detyrat më të rëndësishme që hapen në fillim të negociatave dhe mbeten deri në fund”, thotë Mariçiq.
Lajme nga vendi
Qytetarët çojnë “Safe City” në Kushtetuese
Disa qytetarët përmes një nisme i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të vlerësuar kushtetutshmërinë e sistemit Safe City. Sipas tyre, përmes dërgimit të sms porosive bëhet shkelja e të drejtave dhe lirive të njeriut, keqpërdoren të dhënat personale dhe cenon sigurinë në trafik.
Përveç nismës në kushtetuese, grupi iniciues ka dorëzuar edhe kallëzim penal kundër ministrit të Brendshëm, Pançe Toshkovski mbi dyshimet për shpërdorim me detyrën zyrtare, punë të pandërgjegjshme dhe keqpërdorim i të dhënave personale. Në nismë është potencuar edhe drejtësia selektive dhe diskriminimi gjeografik.
Lajme nga vendi
Strasburgu e obligon Maqedoninë: Brenda 3 muajve duhet të paguajë borxhet e ndërmarrjeve publike
Maqedonia humbi rastin në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut – shteti është i detyruar brenda tre muajve të paguajë borxhet e ndërmarrjeve publike ndaj kompanive private, sepse nuk janë respektuar vendimet e gjykatave që kanë marrë fuqi ligjore, përcjell TV21. Vendimi konstaton se me të ashtuquajturat “korniza” nga Ligji për Ekzekutimin, është shkelur Neni 6 i Konventës Evropiane – e drejta për një proces të drejtë dhe për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore.
Borxhlinjtë më të mëdhenj janë “Nomagas”, Hekurudhat – Transport dhe Infrastrukturë dhe EMV. Gjykata Evropiane thekson se mungesa e buxhetit ose e burimeve nuk mund të shërbejë si justifikim për mos-ekzekutimin e vendimeve gjyqësore./tv21.tv
Lajme nga vendi
Nga 1 janari ulen shpenzimet për rrymën, KRRE i ul tarifat e rrjetit
Komisioni Rregullator për Energjetikë ka vendosur të ulë kostot e energjisë elektrike, përcjell TV21. Nga 1 janari, tarifa për përdorimin e sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike Elektrodistribucioni ulet me 3.64%, ndërsa tarifa për përdorimin e sistemit të transmetimit MEPSO ulet me 2.67%. Ulje ka edhe në çmimin e MEMO, me 3.40%.
Me vendimin e sotëm, të gjitha elementet që e përbëjnë çmimin final të rrymës tashmë janë të qarta – çmimi dhe sasia me të cilën është blerë energjia elektrike, shërbimet e operatorëve të rrjetit si dhe blerjet për humbjet në sistem. Tani mbetet që furnizuesi universal EVN Home, nën mbikëqyrjen e KRRE-së, të bëjë përllogaritjen dhe të publikojë çmimet finale sipas blloqeve.
“Pjesa që KRRE rregullon në çmimin përfundimtar ka një ndikim prej rreth 36%”, deklaroi Marko Bislimoski, kryetar i KRRE-së.
-
Lajme nga vendi1 month agoBilall Kasami : Mega projekti që po bëhet realitet investim prej 70 milionë denarëve Tetova po transformohet
-
Lajme nga vendi1 month agoUniversiteti i Tetovës shpreh ngushëllime për vdekjen e studentes Daorsa Spahija
-
Lajme nga vendi2 months agoFatmir Limani: Diaspora do të jetë pjesë integrale e projektit tim politik

