Lajme nga vendi
Mashtrimi në provim dhe kushtëzimi për të blerë librin e profesorit – sjelljet e padëshiruara më të zakonshme në universitete
Mes 20 për qind të studentëve në vend, ekziston mendimi se korrupsioni është shumë ose jashtëzakonisht i përhapur në fakultetin ku ata studiojnë, ndërkohë që sipas 24 për qind të të anketuarve, korrupsioni ishte mesatarisht i pranishëm në fakultetet e tyre.
Këtë e ka treguar hulumtimi i Institutit për Kërkime Strategjike dhe Edukim – ISIE për perceptimin e korrupsionit tek studentët e universiteteve shtetërore në Maqedoninë e Veriut.
Nga llojet specifike të sjelljeve të padëshiruara në fakultete, studentët thanë se mashtrimi në provime nga ana e tyre është më i zakonshmi – këtë e kanë deklaruar 21 për qind e të anketuarve.
Kërkimi i studentëve për të blerë librin nga profesori për të kaluar provimin ose për të marrë nota më të mira është në vendin e dytë për nga frekuenca, me 20 për qind të të anketuarve që përmendin këtë sjellje korruptive.
Në vendin e tretë është praktika e studentëve që paguajnë njerëz të tjerë për të shkruar punime termore dhe disertacione (12 përqind).
9 për qind e studentëve kanë deklaruar se u është kërkuar të japin ryshfet profesorëve.
Nga ana tjetër, vetëm 3 për qind e studentëve të anketuar kanë thënë shprehimisht se kanë reaguar në një farë mënyre ndaj korrupsionit në universitet. Shumica e të anketuarve – 59 për qind – kanë thënë se nuk ka zyrë të posaçme për raportimin e korrupsionit, ndërsa 38 për qind kanë thënë se nuk e dinë nëse ka një zyrë të tillë në institucionin e tyre.
Kur bëhet fjalë për format më të përshtatshme për raportimin e korrupsionit, studentët kryesisht (42 përqind) preferojnë një formular raportimi online.
Kur u pyetën pse nuk raportohet korrupsioni, një e treta e të anketuarve në Maqedoninë e Veriut përmendën pasojat për ata që raportojnë.
Rezultatet e hulumtimit u prezantuan në Tryezën “Universitetet pa korrupsion në Shqipëri, S. Maqedonia dhe Serbia” që u zhvillua dje në organizimin e ISIE. Përveç në vend, ky lloj kërkimi është kryer edhe në universitetet publike në Shqipëri dhe Serbi.
Projekti, meqë ra fjala, mbështetet nga një grant rajonal i SMART BALKANS – Shoqëria Civile për Ballkanin Perëndimor të Lidhur, një projekt rajonal i zbatuar nga Qendra për Promovimin e Shoqërisë Civile (BiH), Qendra për Kërkim dhe Politikëbërje ( Maqedonia e Veriut), Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (Shqipëri) dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme Norvegjeze./meta.mk/
Lajme nga vendi
Qytetarët çojnë “Safe City” në Kushtetuese
Disa qytetarët përmes një nisme i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të vlerësuar kushtetutshmërinë e sistemit Safe City. Sipas tyre, përmes dërgimit të sms porosive bëhet shkelja e të drejtave dhe lirive të njeriut, keqpërdoren të dhënat personale dhe cenon sigurinë në trafik.
Përveç nismës në kushtetuese, grupi iniciues ka dorëzuar edhe kallëzim penal kundër ministrit të Brendshëm, Pançe Toshkovski mbi dyshimet për shpërdorim me detyrën zyrtare, punë të pandërgjegjshme dhe keqpërdorim i të dhënave personale. Në nismë është potencuar edhe drejtësia selektive dhe diskriminimi gjeografik.
Lajme nga vendi
Strasburgu e obligon Maqedoninë: Brenda 3 muajve duhet të paguajë borxhet e ndërmarrjeve publike
Maqedonia humbi rastin në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut – shteti është i detyruar brenda tre muajve të paguajë borxhet e ndërmarrjeve publike ndaj kompanive private, sepse nuk janë respektuar vendimet e gjykatave që kanë marrë fuqi ligjore, përcjell TV21. Vendimi konstaton se me të ashtuquajturat “korniza” nga Ligji për Ekzekutimin, është shkelur Neni 6 i Konventës Evropiane – e drejta për një proces të drejtë dhe për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore.
Borxhlinjtë më të mëdhenj janë “Nomagas”, Hekurudhat – Transport dhe Infrastrukturë dhe EMV. Gjykata Evropiane thekson se mungesa e buxhetit ose e burimeve nuk mund të shërbejë si justifikim për mos-ekzekutimin e vendimeve gjyqësore./tv21.tv
Lajme nga vendi
Nga 1 janari ulen shpenzimet për rrymën, KRRE i ul tarifat e rrjetit
Komisioni Rregullator për Energjetikë ka vendosur të ulë kostot e energjisë elektrike, përcjell TV21. Nga 1 janari, tarifa për përdorimin e sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike Elektrodistribucioni ulet me 3.64%, ndërsa tarifa për përdorimin e sistemit të transmetimit MEPSO ulet me 2.67%. Ulje ka edhe në çmimin e MEMO, me 3.40%.
Me vendimin e sotëm, të gjitha elementet që e përbëjnë çmimin final të rrymës tashmë janë të qarta – çmimi dhe sasia me të cilën është blerë energjia elektrike, shërbimet e operatorëve të rrjetit si dhe blerjet për humbjet në sistem. Tani mbetet që furnizuesi universal EVN Home, nën mbikëqyrjen e KRRE-së, të bëjë përllogaritjen dhe të publikojë çmimet finale sipas blloqeve.
“Pjesa që KRRE rregullon në çmimin përfundimtar ka një ndikim prej rreth 36%”, deklaroi Marko Bislimoski, kryetar i KRRE-së.
-
Lajme nga vendi1 month agoBilall Kasami : Mega projekti që po bëhet realitet investim prej 70 milionë denarëve Tetova po transformohet
-
Lajme nga vendi4 weeks agoUniversiteti i Tetovës shpreh ngushëllime për vdekjen e studentes Daorsa Spahija
-
Lajme nga vendi2 months agoFatmir Limani: Diaspora do të jetë pjesë integrale e projektit tim politik

