Lajme nga vendi
Kumari, droga dhe fëmijët pas mesnatës në klube të natës – policia ashpërson kontrollet gjatë verës

Nga ana e nëpunësve policorë të Policisë Kriminalistike pranë SPB Manastir, dje është realizuar aksion kontrolli në më shumë lokacione në rajonin e Manastirit në kuadër të “Verë e sigurt 2023”.
MPB njofton se gjatë kontrollit në parkun i cili gjendet në afërsi të Sahat Kullës në Manastir, janë pikasur S.S. (38), M.N. (63), M.ZH. (60) dhe S.M. (66), të gjithë nga Manastiri, se si luajnë kumar, dhe gjatë kësaj tek ata janë gjetur të holla dhe sende tjera. Pas dokumentimit të rastit kundër tyre do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Në rr.”8” në Manastir, nga ana e nëpunëse policorë të Policisë Kriminalistike nga liria janë privuar edhe XH.M. (21) dhe T.V. (23), të dy nga Manastiri, për arsye se tek ata është gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe një makinë thrëmuese.
Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më datën 08.07.2023 në harkun kohor nga ora 00:00 deri më ora 01:00 nga ana e nëpunësve policorë të Policisë Kriminalistike pranë SPB Manastir është realizuar kontroll në objekt gastronomik i cili gjendet në rr.”Fushtani” në Manastir, në të cilin të pranishëm kanë qenë shtatë të mitur pas orës 00:00. Ata me vërtetim janë dorëzuar te prindërit e tyre.
MPB njofton se nga ora 00:00 deri më ora 03:00 është kryer kontroll në pesë objekte gastronomike në Manastir, gjatë së cilës në dy objekte janë konstatuar kundërvajtje të cilat në mënyrë përkatëse do të sanksionohen.
Lajme nga vendi
68 persona dyshohen për tragjedinë në Koçan, po merren në pyetje dëshmitarët

Prokurori Publik i Shtetit nuk sheh pengesa që hetimi për zjarrin në Koçan, i cili mori jetën e 62 personave, të përfundojë deri më 17 qershor, siç parasheh afati ligjor prej tre muajsh. Pa zbuluar detaje, prokurori tha se hetimi është në një fazë shumë të rëndësishme dhe dëshmitarët aktualisht po merren në pyetje si në Koçan ashtu edhe në Shkup. Sipas Kocevskit, nuk ka selektivizëm në hetim. Ai përsëriti sot, siç deklaroi edhe më parë Alsat, se hetimi mund të zgjerohet për të përfshirë të dyshuar të ri.
“Dëshmitarët po merren aktualisht në pyetje, si edhe të dëmtuarit dhe persona të tjerë që dinë diçka rreth ngjarjes. Ndërkohë, ata po koordinohen edhe me ekspertët në lidhje me atë që duhet të kryhet ekspertizë. Pra, nuk ka selektivizëm deri më tani, nuk do të ketë as në të ardhmen. Unë tashmë thashë për një media, kështu që derisa të përfundojë hetimi, zgjerim i mundshëm është i mundur, megjithatë, kjo varet nga provat dhe ajo që do të sigurojnë prokurorët publikë”, tha Ljupço Kocevski, Prokuror Publik i Shtetit.
Përpara tragjedisë në Koçan, qeveria filloi procedurë për shkarkimin e Kocevskit, e cila tani është e pezulluar. Nëse kjo procedurë do të vazhdojë apo jo, për Kocevskin, është vendim politik.
“E kam thënë disa herë këtë, kështu që është vendim politik. Për momentin, që nga fillimi i procedurës, nuk kam pasur asnjë presion apo kërcënim në këtë drejtim”, theksoi Ljupço Kocevski, Prokuror Publik i Shtetit.
Hetimi në Koçan filloi menjëherë pas tragjedisë, më 17 mars, dhe prokuroria ka tre muaj kohë për të përgatitur aktakuzë. 13 prokurorë po punojnë në hetimin, i cili është zgjeruar disa herë deri më tani, dhe i cili deri më tani ka përfshirë 68 persona fizikë dhe tre juridikë. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Gjykata e Apelit ua rriti dënimet disa prej të akuzuarëve në rastin “Llaskarca”

Lajme nga vendi
Sot u mbajt prezantimi i drejtimeve dhe profileve që ofrojnë shkollat e mesme të Tetovës në “Ditën e Hapur”

-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve