Connect with us

Lajme nga vendi

Mickoski: “S’ka ndryshime kushtetuese, le telë shkojmë në zgjedhje ta shohim se çfarë mendon populli!

Published

on

Nuk do të ketë ndryshime kushtetuese nën diktat. E inkurajoj Osmanin për zgjedhje të parakohshme që të dëgjojmë se çfarë do të thotë populli për politikat e kësaj qeverie dhe çfarë do të ofrojë VMRO-DPMNE, pastaj të mendojmë për shumë gjëra të tjera”, tha lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Sot gjatë një vizite në komunën Karbinc, në pyetjen e një gazetari për deklaratën e djeshme të Osmanit lidhur me ndryshimet kushtetuese, ai ka theksuar edhe një herë se VMRO-DPMNE nuk pranon diktat siç është ky diktat bullgar dhe nuk do të ketë ndryshime kushtetuese.

“Humori i Bujar Osmanit nuk ishte një tipar i mirë i karakterit dhe shpesh metaforat e tij përmes sensit të tij të keq të humorit nuk kuptohen mirë as nga unë, as nga publiku, sepse nuk e dimë se çfarë dëshiron të thotë. Le të inkurajohen që të shkojnë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, të dëgjojnë se çfarë do të thotë populli për politikat e kësaj qeverie dhe çfarë do të ofrojë VMRO-DPMNE, atëherë mund të mendojmë për shumë gjëra të tjera”.

“Në fund të fundit, është e rëndësishme që ai të flejë i qetë dhe të zgjohet shpejt nga ëndrra e tij, por jo si ministër i Punëve të Jashtme, por në një vend tjetër, pas gjithë asaj që i ka bërë Maqedonisë dhe popullit maqedonas, unë i uroj një gjumë të qetë”, theksoi Mickoski.

Advertisement

Lajme nga vendi

Humb jetën Kire Gjorgjievski, njëri nga të dënuarit për rastin “27 Prilli”

Published

on

Ndërroi jetë Kire Gjorgjievski në Burgun në Shtip, konfirmoi për MIA-n drejtori i Shtëpisë ndëshkuese përmirësuese (SHNP) Burgu, Shtip, Dejan Zdravkov.

Ai tha se për momentin nuk mund të ndajë më shumë informata, sepse presin udhëzime nga Prokuroria themelore publike.

Përndryshe Gjorgjievski është njëri prej të dënuarve për 27 Prillin, ndërkaq u dënua me 13 vite burg.

Në rrjetet sociale po shpërndahet informata për vdekjen e Gjorgjievskit.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Një 15-vjeçare u sulmua fizikisht nga tre vajza të mitura në Shkup

Published

on

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për një rast të dhunës mes vajzave të mitura në Shkup.

“Më 31 tetor 2025, rreth orës 21:00, në SPB Shkup, M.S. (57) nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 15:00, në territorin e Komunës Aerodrom në Shkup, vajza e saj 15-vjeçare është sulmuar fizikisht nga tre vajza të mitura, të cilat ajo i njihte. Njëra prej tyre ka përdorur një objekt të fortë gjatë sulmit”, qëndron në buletinin e MPB-së.

Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit./TV21

Continue Reading

Lajme nga vendi

Skandal në “Ekonominë e Ujërave”, filiali Gostivar! Drejtoresha e rrahu punëtoren!

Published

on

Një skandal ka ndodhur në filialin e Ekonomisë së Ujërave në Gostivar. Punëtorja ka denoncuar në Polici se është rrahur nga drejtoresha.

“Më datë 31.10.2025 në orën 12:45 në DPB Gostivar, N.J. (48) nga Gostivari ka denoncuar se rreth orës 11:20 në vendin e saj të punës në filialin e Ekonomisë së Ujërave, filiali në Gostivar, është sulmuar fizikisht nga drejtoresha J.N. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit”, thuhet në raportin e Sektorit të Punëve të Brendshme Tetovë, njofton TV21.

Continue Reading

Më të lexuarat