Connect with us

Lajme nga vendi

Marrëveshja shembullore e Prespës/ Maqedonia e Veriut dhe Greqia vijojnë me projekte të përbashkëta…

Published

on

Në disa rrugë të Greqisë ende nuk janë ndryshuar tabelat e vjetra të trafikut në të cilat shkruan  Shkup ose FYROM, megjithëse Marrëveshja e Prespës parashikon respektimin e emrit të ri, Republika e Maqedonisë së Veriut.

Deri në shkurt të vitit 2024, qytetarët kanë obligim ligjor të ndryshojnë të gjitha dokumentet personale, në të cilat në vend të emrit të mëparshëm Republika e Maqedonisë, duhet të shkruhet emri i ri, i cili rrjedh nga Marrëveshja e Prespës me Greqinë, Republika e Maqedonisë së Veriut. Kjo do të thotë se qytetarët, të cilët nuk e kanë bërë këtë deri më tani, do të duhet të ndërrojnë letërnjoftimin, pasaportën, patentën e shoferit, lejen e qarkullimit, si dhe targat.

Në Samitin e fundit të NATO-s, kryeministri Kovaçevski  pati  takim me kryeministrin e ri të Greqisë. Pyetjes së TV21 se a është diskutuar për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës, ai u  përgjigj:

“Në fushën e marrëveshjes së Prespës, një pjesë e madhe e punës është zbatuar, janë disa ratifikime që duhen bërë në parlamentin grek, ka edhe disa detyrime në vendin tonë që duhen zbatuar në sferën e politikave tatimore etj. Një pjesë e punës është në kompetencën e autoriteteve rajonale që përmendëm dhe Greqia me siguri do të punojë për zbatimin e saj në periudhën e ardhshme, ashtu siç po punojmë ne për zbatimin e elementeve të tjera të marrëveshjes me Greqinë”, tha kryeministri I RMV-së Dimitar Kovaçevski.

Sipas marrëveshjes duhet të hapen dy pika të reja kufitare. Një në “Markova Noga”, e cila do të mundësonte lëvizjen ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë në Prespë dhe “Majden” në Mariovë të Tikveshit. Parlamenti grek tashmë ka sjellë vendime për këtë çështje.

“Shembull i përkushtimit të institucioneve në Greqi është regjistrimi i qendrës për gjuhën maqedonase, i cili u kontestua, por gjykata në Greqi solli vendim shumë të qartë se është diçka që mund të regjistrohet në Greqi dhe ata që dëshirojnë ta ruajnë gjuhën maqedonase mund ta bëjë këtë lirisht në mënyrë institucionale”, shtoi Kovaçevski.

Marrëveshja e Prespës, e cila zgjidhi mosmarrëveshjen e gjatë maqedonase-greke për emrin, u nënshkrua më 17 qershor 2018, në anën greke të liqenit të Prespës, në fshatin Nivici (Psarades).

Advertisement
Advertisement

Lajme nga vendi

Të rinjtë nxisin paqen në Ballkan! Konferencë ndërkombëtare për paqen në Universitetin e Tetovës

Published

on

Në një iniciativë të përbashkët me Federatën Universale të Paqes, Universiteti i Tetovës organizoi konferencën “Nga iniciativa rinore drejt paqes së qëndrueshme”, me fokus të veçantë përfshirjen e të rinjve në nisma paqësore, sidomos nga Ballkani. Rektori i UT, Jusuf Zejneli, theksoi rëndësinë e edukimit, kërkimit shkencor dhe angazhimit shoqëror për të përgatitur gjenerata që jo vetëm përkrahin, por edhe punojnë aktivisht për paqe, duke shndërruar këtë konferencë në një platformë për shkëmbim idesh, frymëzim dhe forcim të bashkëpunimit ndërkombëtar.

“Përmes edukimit, kërkimit shkencor e angazhimit shoqëror, ne synojmë të përgatisim gjenerata jo vetëm që punojnë për paqe, por edhe punojnë aktivisht për të arritur atë. Kjo konferencë shërben si një platformë për shkëmbim idesh, frymëzim dhe forcim të bashkëpunimit, mes gjithë atyre që janë përkushtuar ndaj ndërtimit të paqes”, tha Jusuf Zejneli.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Maqedonia renditet e 34-ta në botë dhe e dyta në Evropë për nga ndotja e ajrit

Published

on

Maqedonia e Veriut renditet e 34-ta në botë dhe e dyta në Evropë për nga ndotja e ajrit me grimca PM.

Raporti i vitit 2025, i publikuar në platformën “IQAir”, e rendit vendin menjëherë pas Bosnjës dhe Hercegovinës dhe përpara Serbisë, me një koeficient prej 21.2, që do të thotë tejkalim i vlerave maksimale të grimcave PM 2.5 për tre deri në pesë herë, raporton agjencia “Meta.mk”.

Qytetet më të ndotura në vend vitin e kaluar ishin Tetova dhe Strumica, me një koeficient prej 27.3, që do të thotë se vlerat e PM 2.5 ishin pesë deri në shtatë herë mbi kufijtë e lejuar. Gostivari është në vendin e 18-të në listë, ndërsa Kërçova dhe Kumanova janë në vendin e 31-të dhe të 32-të. Shkupi është në vendin e 113-të me një koeficient prej 19.1.

Ky është Raporti i tetë vjetor Botëror i Cilësisë së Ajrit i platformës, i cili tregon se Maqedonia kishte ndotjen mesatare më të ulët të ajrit vitin e kaluar, krahasuar me vitet e mëparshme, kur koeficienti tejkalonte 35, d.m.th. alarmoi për vlera të larta të PM 2.5 deri në dhjetë herë.

Muajt më të ndotur ishin janari, shkurti dhe dhjetori, ndërsa ajri më i pastër ishte në prill dhe maj. Shkupi gjithashtu kishte ndotjen më të ulët të ajrit vitin e kaluar krahasuar me vitet e mëparshme. Që nga viti 2018, koeficienti ka rënë çdo vit nga mbi 30 në nën 20.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Mbledhja për bashkimin e VLEN-it, janë tejkaluar dallimet? Paralajmërohet kongres në maj

Published

on

VLEN ka mbajtur mbrëmë mbledhjen e parë, ku është vendosur që kongresi i parë i koalicionit të mbahet gjatë muajit maj, shkruan Tema.mk.

Sipas burimeve të mediumit, në këtë mbledhje janë diskutuar hapat e ardhshëm organizativë dhe përgatitjet për kongresin, i cili pritet të jetë një moment i rëndësishëm për strukturimin dhe drejtimin politik të VLEN-it.

Kongresi i parë pritet të sjellë vendime të rëndësishme lidhur me organizimin e brendshëm dhe prioritetet politike për periudhën në vijim.

Continue Reading

Më të lexuarat