Connect with us

Lajme nga rajoni

Escobari sot raporton për dialogun Kosovë-Serbi, detaje nga përmbajtja e dokumentit që ia ka dërguar Kongresit

Published

on

Gabriel Escobar, emisar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, të martën (sot), do të raportojë para Kongresit Amerikan për përgjegjësitë me të cilat është i ngarkuar t’i kryejë.

Këto përgjegjësi përfshijnë edhe Kosovën, ku muajve të fundit ka pasur tensione. Tashmë ai ia ka dërguar një dokument Kongresit për zhvillimet dhe perspektivën përpara.

Ai në fokus kryesor pritet ta ketë nevojën e zbatimit të Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit, e cila përfshin edhe obligimin për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Po ashtu këtu përfshihet edhe themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Elementi kyç është përmbushja e obligimit të Kosovës për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe në vitin 2013. AKS do të fuqizonte komunat me interesa të përbashkëta, gjuhë dhe kulturë për të koordinuar sfidat e përbashkëta në ofrimin e disa shërbimeve publike, duke përfshirë arsimin, kujdesin shëndetësor dhe zhvillimin ekonomik lokal. Për më tepër, Kosova dhe Serbia ranë dakord të njohin reciprokisht dokumentet dhe simbolet kombëtare”, thuhet në dokumentin të cilin ai pritet t’ua paraqes kongresistëve”, thuhet në dokument.

Ndër tjerash përmendet edhe marrëveshja e Ohrit dhe mundësia e zbatueshmërisë së asaj marrëveshjeje.

Advertisement

”Që kur palët arritën këto marrëveshje, ka pasur provokime serioze, tensione të përshkallëzuara dhe dhunë të papranueshme nga protestuesit serbë kundër KFOR-it, policisë dhe gazetarëve në veri të Kosovës. Si përgjigje, NATO vendosi elementë të forcave rezervë për të përforcuar misionin; mban një qëndrim të zgjeruar në veri të Kosovës për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt në përputhje me mandatin e saj të OKB-së”, thuhet ndër tjerash.

 

Advertisement

Lajme nga rajoni

SHQIPËRI: KRYEMINISTRI RAMA BËN SHTATË NDRYSHIME NË QEVERI!

Published

on

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë disa ndryshime të mëdha në kabinetin e tij qeverisës, duke shkarkuar shtatë ministra, përfshirë zëvendëskryeministren dhe ministres e Energjisë, Belinda Balluku, e cila është nën hetime për korrupsion. Në mesin e të shkarkuarve është edhe ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali.

Pa u mbushur 6 muaj në detyrë, kabineti “Rama 4” pëson ndryshime thelbësore.

Në fund të mbledhjes maratonë mes anëtarëve të kabinetit dhe grupit parlamentar, kryeministri I Shqipërisë, Edi Rama, ka lajmëruar 7 ndryshime në qeveri që prekin sektorët kyç.

Pas tre dorëheqjeve të refuzuara, kryeministri ka vendosur të zëvendësojë Belinda Ballukun.

Postin e saj si zv.kryeministre do ta zërë Albana Koçiu, e cila do të lërë në këtë mënyrë Ministrinë e Punëve të Brendshme. Ndërsa vakancën e krijuar nga largimi i Ballukut në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë do ta plotësojë Enea Karakaçi.

Advertisement

Ministrja e Punëve të Jashtme, Elisa Spiropali, do të rikthehet në parlament vetëm si deputete e qarkut të Tiranës, ndërsa diplomacia do t’i besohet ambasadorit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, Ferit Hoxha.

Albana Koçiu do të zëvendësohet tek Punët e Brendshme nga Besfort Lamallari.

Vetë Lamallari ia lë postin e ministrit të Drejtësisë Toni Gogut, që e liron vendin e ministrit për Marrëdhëniet me Parlamentin për deputeten e qarkut të Vlorës, Erjona Ismaili.

Nga qeveria ikën me vendim të kryeministrit edhe ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu. Vendin e tij do ta zërë Ermal Nufi, një emër i panjohur për publikun.

Ndryshimet në qeveri pritet që fillimisht t’i kalojnë Presidentit të Republikës për dekretim dhe më pas votimit në parlament. Me betimin para kreut të shtetit, ata marrin detyrën e re.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga rajoni

Bllokohet plotësisht aksi rrugor Librazhd-Pogradec, policia: Lejohen vetëm mjetet e emergjencës

Published

on

ELBASAN- Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan ka njoftuar bllokimin e qarkullimit në aksin rrugor Librazhd–Pogradec. Kjo është e vlefshme deri në një njoftim të dytë. Në njoftimin zyrtar të bluve, thuhet se ndalohet qarkullimi i të gjitha mjeteve, përfshirë mjetet e tonazhit të rëndë, autobusët dhe mjetet e vogla.

Rrugë alternative për mjetet e vogla do të jetë aksi Maliq–Lozhan–Moglicë–Gramsh, në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas. Gjithashtu do të lejohen të kalojnë vetëm Ambulancat, Shërbimet zjarrfikëse dhe Mjetet e Policisë.

Njoftimi i policisë

Në vijim të njoftimit të dhënë, për qarkullimin e mjeteve në aksin rrugor “Librazhd-Pogradec”, informojmë se do të bëhet bllokimi i plotë i qarkullimit në këtë aks rrugor, deri në një njoftim të dytë. Në zbatim të këtij vendimi:

Ndalohet qarkullimi i të gjitha mjeteve, përfshirë mjetet e tonazhit të rëndë, autobusët dhe mjetet e vogla. Pikat kufitare do të njoftojnë dhe orientojnë drejtuesit e mjeteve të tonazhit të rëndë, autobusët dhe mjetet e vogla për të mos vijuar lëvizjen në këtë aks; Rrugë alternative për mjetet e vogla do të jetë aksi Maliq–Lozhan–Moglicë–Gramsh, në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas.

Advertisement

Do të lejohen të kalojnë vetëm Ambulancat, Shërbimet zjarrfikëse dhe Mjetet e Policisë. Shërbimet e Policisë janë të pranishme në terren për monitorimin e situatës dhe orientimin e drejtuesve të mjeteve. Apelojmë për mirëkuptim dhe respektim rigoroz të udhëzimeve të dhëna nga strukturat e Policisë. Për çdo emergjencë, qytetarët të telefonojnë në numrin pa pagesë 112. Faleminderit për bashkëpunimin./Dosja.al

Continue Reading

Lajme nga rajoni

TIRANË: TENSIONE DHE DHUNË NË PROTESTËN E OPOZITËS!

Published

on

Policia në Tiranë ka përdorur gaz lotsjellës dhe topa uji gjatë përplasjeve me protestuesit opozitarë, të cilët po kërkojnë dorëheqjen e Qeverisë shqiptare pas pretendimeve të ngritura për korrupsion kundër zëvendëskryeministres, Belinda Balluku. Protesta e 20 shkurtit u thirr nga Partia Demokratike në opozitë. Protestuesit hodhën koktej molotovi dhe fishekzjarrë ndaj ndërtesës së Kryeministrisë dhe policia u përgjigj me gaz lotsjellës dhe topa uji.

Tensione, përplasje dhe molotovë ishin kryefjala e protestës së opozitës përpara Kryeministrisë dhe selisë së Parlamentit në Tiranë.

Gjithçka nisi pas fjalës së Sali Berishës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, i cili ftoi shqiptarët që, ashtu si 35 vite më parë larguan diktatorin Hoxha, t’i rezervojnë të njëjtin fund edhe Kryeministrit Edi Rama.

 Hedhja e molotovëve në drejtim të Kryeministrisë solli edhe kundërpërgjigjen e policisë, e cila fillimisht e shpërndau turmën me ujë.

Edhe jashtë godinës së Kuvendit mbështetësit e opozitës hodhën në mënyrë të vazhdueshme molotovë.

Advertisement

Në kundërpërgjigje, policia hodhi ujë e gaz lotsjellës, që përfundoi edhe në hyrje të Xhamisë së Namazgjasë, ku qindra besimtarë kryenin ritualet e faljes gjatë muajit të Ramazanit.

Policinë e Shtetit kryedemokrati e akuzoi jo vetëm për përdorimin e sasisë së madhe të gazit në drejtim të protestuesve, por edhe në drejtim të Xhamisë së Namazgjasë.

Policia e Tiranës ka dalë në një njoftim zyrtar në lidhje me protestën e djeshme të zhvilluar nga opozita. Uniformat blu njoftuan se kanë arrestuar në total 18 protestues dhe kanë proceduar penalisht 46 të tjerë.

Tensionet politike janë përshkallëzuar që nga dhjetori i kaluar, pasi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ngriti aktakuzë kundër ministres së Edi Ramës, Belinda Balluku.

SPAK e akuzon Ballukun për ndërhyrje në tenderë publikë që kishin të bënin me projekte të mëdha infrastrukturore dhe për favorizim të kompanive të caktuara. Balluku i ka mohuar akuzat.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat