Connect with us

Lajme nga rajoni

Nëntë pushues kosovarë helmohen nga spreji kundër mushkonjave në një hotel në Shëngjin

Published

on

Nëntë pushues në një hotel në Shëngjin kanë shfaqur probleme shëndetësore dhe janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Sipas të dhënave nga spitali, pushuesit që janë paraqitur kanë marrë trajtim mjekësor dhe janë jashtë rrezikut.

Sipas AKU është theksuar se pushuesit nuk janë helmuar nga ushqimi, por dyshimet e para janë se ato kanë shfaqur shqetësime shëndetësore nga preparati i perdorur për dizinfektimin nga mushkonjat, pasi dyshohet se ka qenë i fortë.

Një tjetër shkak dyshohet se është bërë edhe mungesa e energjisë elektrike pasi nuk ka pasur prej ores 4-6:30 të mëngjesit dhe temperaturat e larta që ndikimi të jete me i madh.

Ngjarja ka ndodhur të enjten në një hotel në qendër të Shëngjinit.

Advertisement

Ndërkohë po kryen të gjithë verifikimet e nevojshme për të dalë në një konkluzion përfundimtar./indeks.mk/

Advertisement

Lajme nga rajoni

VIDEO/ Një vit nga tragjedia e Novi Sadit, mijëra njerëz protestojnë në qytetin ku ndodhi incidenti me 16 viktima

Published

on

Studentët në grevë në Novi Sad po organizojnë sot një tubim masiv për 16 viktimat që vdiqën saktësisht një vit më parë kur u shemb tendë e ndërtesës së Stacionit Hekurudhor në këtë qytet.

Sot në Serbi u shpall një ditë zie dhe kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Patriarku Porfirije, mbajti shërbimin përkujtimor vjetor për të vrarët në aksidentin tragjik në Tempullin e Shën Savës, në Vraçar, Beograd. Studentët dhe qytetarët i bënë homazhe viktimave.

1. Novembar Polaganje Cveca E1761999522662

Mijëra njerëz mbërritën në qytet një ditë më parë dhe qindra studentë erdhën në këmbë për të nderuar viktimat e tragjedisë, për të cilën askush nuk është dënuar ende.

 

 

1. Novembar Glolubovi E1761997436941
© BalkanWeb
Continue Reading

Lajme nga rajoni

U arrestua në Shqipëri/ Gjendet i vdekur në burg Faruk Özer, themeluesi i platformës së kriptomonedhave “Thodex”

Published

on

Faruk Fatih Özer, i njohur si “mbreti” i kriptomonedhave dhe themelues i platformës tashmë të falimentuar “Thodex”, është gjetur i vdekur në qelinë e tij në burgun e Tekirdagut, në perëndim të Turqisë.

Lajmi është konfirmuar nga transmetuesi shtetëror TRT, i cili bën me dije se është hapur një hetim zyrtar për të zbuluar shkaqet e vdekjes. Sipas burimeve të para, autoritetet po shqyrtojnë mundësinë që Özer të ketë kryer vetëvrasje, ndërsa autopsia pritet të sqarojë rrethanat e plota të ngjarjes, raporton Bloomberg.

Faruk Fatih Özer ishte arrestuar më 30 gusht 2022 në Shqipëri, pas një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet turke. Ai u ekstradua në Turqi në prill të vitit 2023.

Në shtator të vitit 2023, themeluesi i Thodex u dënua me 11.196 vite burg për akuzat e pastrimit të parave, mashtrimit dhe krijimit të një organizate kriminale. Prokuroria kishte kërkuar një dënim rekord prej 40.562 vitesh burg.

Özer konsiderohej si organizatori i një prej skandaleve më të mëdha financiare në historinë e Turqisë, pasi mijëra investitorë humbën kursimet e tyre pas kolapsit të bursës së kriptomonedhave “Thodex”. Ai akuzohej për mashtrimin e 391 mijë qytetarëve, duke shkaktuar një dëm ekonomik prej rreth 2 miliardë dollarësh.© BalkanWeb

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga rajoni

Të shtëna masive në Greqi, të paktën 3 të vrarë dhe mbi 10 persona të plagosur!

Published

on

Një ngjarje e përgjakshme ka tronditur ishullin e Kretës mëngjesin e së shtunës, ku të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe rreth 12 të tjerë janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në fshatin Vorizia të Heraklionit, Greqi.

Ngjarja e rëndë dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e një hakmarrjeje mes dy familjeve, të cilat prej muajsh kanë qenë në konflikt të hapur.

Sipas mediave greke, pavarësisht ndërhyrjes së forcave të shumta policore, lufta mes familjeve vijon ende në zonë, ndërsa raportohet se janë hedhur mbi 2,000 plumba.

Në mesin e viktimave janë dy gra dhe një burrë. Njëra prej grave dyshohet se ka humbur jetën pas një ataku kardiak nga frika, ndërsa njëri nga dy burrat e vrarë është njëri nga autorët që hapi zjarr.

Të plagosurit janë transportuar me ambulanca në Qendrën Shëndetësore Moira dhe Qendrën Shëndetësore Agia Varvara, të cilat po ruhen nga policia për të shmangur incidente të tjera.

Advertisement

Raportohet se banorët e fshatit, në panik, po ndihmojnë vetë në transportimin e të plagosurve, duke përdorur edhe automjete bujqësore për t’i çuar në spital.

Sipas të dhënave paraprake, konflikti ka nisur që prej një viti, ndërsa përleshja e sotme besohet se është hakmarrje për një shpërthim që ndodhi mbrëmë vonë në një ndërtesë në ndërtim në të njëjtin fshat.

Policia greke konfirmon se një mjet shpërthyes i improvizuar ishte vendosur në ndërtesë, duke shkaktuar dëme materiale, por fatmirësisht pa viktima. Shpërthimi mendohet të ketë qenë shkaku që ndezi gjakderdhjen e mëngjesit në Vorizia.

Continue Reading

Më të lexuarat