Lajme nga vendi
Bakteret dhe kërpudhat lulëzojnë në ujërat e ndenjur, shmangni notin në pishinat nëse janë të pafiltruara
Mjedisi i ngrohtë dhe i lagësht tipik i pishinave me ujë të ndenjur është perfekt për rritjen dhe përhapjen e baktereve, viruseve dhe kërpudhave. Tek të rriturit, dhe veçanërisht tek fëmijët, ato mund të shkaktojnë parehati dhe infeksione serioze të lëkurës, syve dhe veshëve.
Meta foli me Prof. Dr. Mihail Koçubovski, udhëheqës i Departamentit të Ekologjisë Shëndetësore në Institutin e Shëndetit Publik.
“Uji në pishina duhet të jetë po aq i përshtatshëm sa uji i pijshëm. Duhet të pastrohet dhe dezinfektohet. Në mënyrë që njerëzit të jenë të sigurt, ata vetë duhet t’i kushtojnë vëmendje higjienës personale përpara se të hyjnë në pishinë, në mënyrë që të mos ndotin ujin. Çdo pishinë publike duhet të plotësojë standardet, të ndërtohet në një zonë të pastër të qytetit. Duhet të ketë një gardërobë, një dush, një korridor të ngushtë me vaskë me ujë në të cilin të ketë tretësirë dezinfektuese, e cila dezinfekton këmbët”, thotë Koçubovski.
Këshillohet që uji të testohet në pishina (publike dhe hoteliere) një herë në javë. Kjo bëhet nga ekipe të qendrave të shëndetit publik, të cilat marrin dhe analizojnë mostrat.
“Sipas njohurive tona, deri më tani nuk është gjetur asgjë e diskutueshme”, informoi Koçubovski.
Në ujin e ndenjur në një pishinë, lulëzojnë bakteret e zorrëve, por edhe bakteret që shkaktojnë infeksione të veshit, lëkurës apo syve. Prandaj rekomandimet janë të mos gëlltisni ujë të ndenjur dhe të mos zhyteni në të, paralajmëron mjeku.
“Duhet evituar larja në ujë të pafiltruar. Duhet pasur kujdes, sidomos fëmijët duhet të kenë kujdes që të mos hyjnë ujë në veshët e tyre sepse mund të shkaktojnë inflamacion të veshit të mesëm. Duhet pasur kujdes edhe për sytë për të shmangur konjuktivitin”, paralajmëron Kochubovski.
Në lidhje me analizat e ujit në liqenet natyrore, nga pikëpamja bakteriale dhe fiziko-kimike, mjeku thotë se ato janë të sigurta për not.
Lajme nga vendi
Humb jetën Kire Gjorgjievski, njëri nga të dënuarit për rastin “27 Prilli”
Ndërroi jetë Kire Gjorgjievski në Burgun në Shtip, konfirmoi për MIA-n drejtori i Shtëpisë ndëshkuese përmirësuese (SHNP) Burgu, Shtip, Dejan Zdravkov.
Ai tha se për momentin nuk mund të ndajë më shumë informata, sepse presin udhëzime nga Prokuroria themelore publike.
Përndryshe Gjorgjievski është njëri prej të dënuarve për 27 Prillin, ndërkaq u dënua me 13 vite burg.
Në rrjetet sociale po shpërndahet informata për vdekjen e Gjorgjievskit.
Lajme nga vendi
Një 15-vjeçare u sulmua fizikisht nga tre vajza të mitura në Shkup
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për një rast të dhunës mes vajzave të mitura në Shkup.
“Më 31 tetor 2025, rreth orës 21:00, në SPB Shkup, M.S. (57) nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 15:00, në territorin e Komunës Aerodrom në Shkup, vajza e saj 15-vjeçare është sulmuar fizikisht nga tre vajza të mitura, të cilat ajo i njihte. Njëra prej tyre ka përdorur një objekt të fortë gjatë sulmit”, qëndron në buletinin e MPB-së.
Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit./TV21
Lajme nga vendi
Skandal në “Ekonominë e Ujërave”, filiali Gostivar! Drejtoresha e rrahu punëtoren!
Një skandal ka ndodhur në filialin e Ekonomisë së Ujërave në Gostivar. Punëtorja ka denoncuar në Polici se është rrahur nga drejtoresha.
“Më datë 31.10.2025 në orën 12:45 në DPB Gostivar, N.J. (48) nga Gostivari ka denoncuar se rreth orës 11:20 në vendin e saj të punës në filialin e Ekonomisë së Ujërave, filiali në Gostivar, është sulmuar fizikisht nga drejtoresha J.N. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit”, thuhet në raportin e Sektorit të Punëve të Brendshme Tetovë, njofton TV21.
-
Lajme nga rajoni2 months agoShqiptarët bashkohen si kurrë më parë – Zëri i UÇK-së kumbon në Hagë më 14 shtator!
-
Lajme nga rajoni1 month agoTirana mirëpret në tetor Forumin e parë të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor
-
Lajme nga vendi4 days agoBilall Kasami : Mega projekti që po bëhet realitet investim prej 70 milionë denarëve Tetova po transformohet

