Lajme nga vendi
Gjykata e Apelit në Veles ul dënimin nga 18 në 8 vite burg personit i cili aksidentoi për vdekje një të mitur
Gjykata e Apelit ia zvogëloi dënimin me burg nga 18 në tetë vjet për Angelço Nikollovin, i cili vitin e kaluar më 17 dhjetor, duke vozitur në gjendje të dehur në një vendkalim për këmbësorë në Veles, mbyti një vajzë 11-vjeçare dhe u arratis me veturë. Nëna e fëmijës ka pësuar plagë të rënda në kokë dhe një dëmtim në pjesën e poshtme të këmbës.
Aktgjykimin e shkallës së parë në Gjykatën Themelore të Velesit e ka shqiptuar Këshilli Penal prej pesë anëtarësh, i kryesuar nga gjyqtarja Gabriella Gajdova.
Angellço akuzohej për dy vepra “Krime të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion” dhe një vepër penale “Mosdhënie ndihmë të dëmtuarit në aksident trafiku”, të cilën e ka kryer me paramendim.
Në aktakuzë thuhet se edhe pse në gjendje të dehur ka qenë duke vozitur veturën, andaj duke iu afruar një vendkalimi të shënuar për këmbësorë nuk i ka respektuar shenjat e komunikacionit. Ai ka vozitur me shpejtësi rreth 68 kilometra në orë, që është më shumë se dyfishi i shpejtësisë së lejuar në pjesën kritike të rrugës, ku ka pasur sinjalistikë për shpejtësi maksimale 30 kilometra në orë.
I akuzuari nuk u ka kushtuar vëmendje këmbësorëve dhe me veturë ka goditur një nënë e bijë të cilët në atë moment kanë qenë duke kaluar në vendkalimin e shënuar për këmbësorë. Si pasojë e goditjes nëna ka pësuar një dëmtim fizik në pjesën e ballit. Nga ana tjetër, vajza është hedhur rreth 10 metra përpara, në vendkalimin tjetër të këmbësorëve, ku është rrëzuar përtokë, ka pësuar lëndime të shumta të rënda në pjesën e kokës dhe gjymtyrëve dhe ka ndërruar jetë.
Pas aksidentit, i akuzuari ka lënë veturën në një vend larg shtëpisë së tij dhe ka fikur celularin, kështu që nuk ka qenë i disponueshëm deri më datë 19.12.2022 kur është dorëzuar në organet e rendit, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Lajme nga vendi
Humb jetën Kire Gjorgjievski, njëri nga të dënuarit për rastin “27 Prilli”
Ndërroi jetë Kire Gjorgjievski në Burgun në Shtip, konfirmoi për MIA-n drejtori i Shtëpisë ndëshkuese përmirësuese (SHNP) Burgu, Shtip, Dejan Zdravkov.
Ai tha se për momentin nuk mund të ndajë më shumë informata, sepse presin udhëzime nga Prokuroria themelore publike.
Përndryshe Gjorgjievski është njëri prej të dënuarve për 27 Prillin, ndërkaq u dënua me 13 vite burg.
Në rrjetet sociale po shpërndahet informata për vdekjen e Gjorgjievskit.
Lajme nga vendi
Një 15-vjeçare u sulmua fizikisht nga tre vajza të mitura në Shkup
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për një rast të dhunës mes vajzave të mitura në Shkup.
“Më 31 tetor 2025, rreth orës 21:00, në SPB Shkup, M.S. (57) nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 15:00, në territorin e Komunës Aerodrom në Shkup, vajza e saj 15-vjeçare është sulmuar fizikisht nga tre vajza të mitura, të cilat ajo i njihte. Njëra prej tyre ka përdorur një objekt të fortë gjatë sulmit”, qëndron në buletinin e MPB-së.
Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit./TV21
Lajme nga vendi
Skandal në “Ekonominë e Ujërave”, filiali Gostivar! Drejtoresha e rrahu punëtoren!
Një skandal ka ndodhur në filialin e Ekonomisë së Ujërave në Gostivar. Punëtorja ka denoncuar në Polici se është rrahur nga drejtoresha.
“Më datë 31.10.2025 në orën 12:45 në DPB Gostivar, N.J. (48) nga Gostivari ka denoncuar se rreth orës 11:20 në vendin e saj të punës në filialin e Ekonomisë së Ujërave, filiali në Gostivar, është sulmuar fizikisht nga drejtoresha J.N. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit”, thuhet në raportin e Sektorit të Punëve të Brendshme Tetovë, njofton TV21.
-
Lajme nga rajoni2 months agoShqiptarët bashkohen si kurrë më parë – Zëri i UÇK-së kumbon në Hagë më 14 shtator!
-
Lajme nga rajoni1 month agoTirana mirëpret në tetor Forumin e parë të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor
-
Lajme nga vendi4 days agoBilall Kasami : Mega projekti që po bëhet realitet investim prej 70 milionë denarëve Tetova po transformohet

