Lajme nga vendi
Taravari: Nëse nuk kalojnë ndryshimet kushtetuese, shfaqet nevoja për zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me ato presidenciale
Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari thotë se ende ka shpresa që ndryshimet kushtetuese do të realizohen, shkruan TV21. Taravari thotë se në rast se të njëjtat nuk kalojnë, atëherë shfaqet nevoja për zgjedhje të parakohshme parlamentare.
“Unë kam shpresa se ende ka gjasa që të realizohen ndryshimet kushtetuese, nëse nuk realizohen, kemi moment të ri. Ai moment duhet të shqyrtohet në organet partiake dhe të dalim me një qëndrim”, tha Taravari.
I pari i ASH-së thotë se sipas tij, në rast se shfaqet nevoja për zgjedhje, atëherë ideale do të ishte që të njëjtat të mbahen bashkë me zgjedhjet presidenciale në pranverë të vitit 2024.
“Besoj se nëse nuk kalojnë ndryshimet kushtetuese kemi situatë që të shkohet në zgjedhje të parakohshme. Besoj që ato zgjedhje do të jenë së bashku me zgjedhjet presidenciale, të bëhen edhe zgjedhjet parlamentare. Ashtu siç mendoj që nuk ia vlen që në nëntor ose dhjetor të mbahen zgjedhjet, njësoj sikur që mendoj që nuk ia vlen të mbahen zgjedhje të rregullta në gusht apo në shtator, por përsëri këtu duhet konsensus mes gjitha partive për datën”, deklaroi Taravari./tv21.tv
Lajme nga vendi
Humb jetën Kire Gjorgjievski, njëri nga të dënuarit për rastin “27 Prilli”
Ndërroi jetë Kire Gjorgjievski në Burgun në Shtip, konfirmoi për MIA-n drejtori i Shtëpisë ndëshkuese përmirësuese (SHNP) Burgu, Shtip, Dejan Zdravkov.
Ai tha se për momentin nuk mund të ndajë më shumë informata, sepse presin udhëzime nga Prokuroria themelore publike.
Përndryshe Gjorgjievski është njëri prej të dënuarve për 27 Prillin, ndërkaq u dënua me 13 vite burg.
Në rrjetet sociale po shpërndahet informata për vdekjen e Gjorgjievskit.
Lajme nga vendi
Një 15-vjeçare u sulmua fizikisht nga tre vajza të mitura në Shkup
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për një rast të dhunës mes vajzave të mitura në Shkup.
“Më 31 tetor 2025, rreth orës 21:00, në SPB Shkup, M.S. (57) nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 15:00, në territorin e Komunës Aerodrom në Shkup, vajza e saj 15-vjeçare është sulmuar fizikisht nga tre vajza të mitura, të cilat ajo i njihte. Njëra prej tyre ka përdorur një objekt të fortë gjatë sulmit”, qëndron në buletinin e MPB-së.
Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit./TV21
Lajme nga vendi
Skandal në “Ekonominë e Ujërave”, filiali Gostivar! Drejtoresha e rrahu punëtoren!
Një skandal ka ndodhur në filialin e Ekonomisë së Ujërave në Gostivar. Punëtorja ka denoncuar në Polici se është rrahur nga drejtoresha.
“Më datë 31.10.2025 në orën 12:45 në DPB Gostivar, N.J. (48) nga Gostivari ka denoncuar se rreth orës 11:20 në vendin e saj të punës në filialin e Ekonomisë së Ujërave, filiali në Gostivar, është sulmuar fizikisht nga drejtoresha J.N. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit”, thuhet në raportin e Sektorit të Punëve të Brendshme Tetovë, njofton TV21.
-
Lajme nga rajoni2 months agoShqiptarët bashkohen si kurrë më parë – Zëri i UÇK-së kumbon në Hagë më 14 shtator!
-
Lajme nga rajoni1 month agoTirana mirëpret në tetor Forumin e parë të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor
-
Lajme nga vendi4 days agoBilall Kasami : Mega projekti që po bëhet realitet investim prej 70 milionë denarëve Tetova po transformohet

