Connect with us

Lajme nga vendi

Bojmacaliev: Migrimi ilegal kërkon përgjigje evropiane, RMV lider për këtë çështje

Published

on

Bojmacaliev tha se migrimi është një proces dinamik dhe kompleks mbi të cilin është e vështirë të vendoset kontroll nëse nuk ka bashkëpunim të vendeve evropiane.

“Partneriteti dhe shkëmbimi i informacionit ndërmjet vendeve është thelbësor. Pas krizës së migracionit të vitit 2015, e cila u ndje në shkallë globale, mund të them se migrimi është në agjendën socio-politike të shumë vendeve. Maqedonia e Veriut është një vend tranzit. Emigrantët vijnë përmes vendeve fqinje, Bullgarisë dhe Greqisë. Po flasim për njerëz kryesisht nga kategoritë e cenueshme që kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare”, shpjegoi Bojmacaliev. Në të njëjtën kohë, ai tha se nevojitet një përgjigje evropiane në drejtim të shtypjes së migracionit të paligjshëm.

“Nënshkrimi i marrëveshjes mes Edi Ramës dhe Giorgia Melonyt për akomodimin e emigrantëve nga Italia në Shqipëri është pjesë e përgjigjes së përbashkët europiane në luftën kundër migracionit të paligjshëm. Ai përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt përballjes së krizës së migracionit në rajon në mënyrë të koordinuar dhe humane, dhe aq më tepër, tregon rëndësinë e bashkëpunimit dhe solidaritetit ndërkombëtar në përballjen me sfidat globale që lidhen me migracionin. Dhe janë përpjekjet tona si shtet dhe ministri që vazhdimisht forcojnë bashkëpunimin me vendet fqinje, përmirësojnë infrastrukturën dhe teknologjinë kufitare, si dhe forcojnë kapacitetet për menaxhimin e migracionit”, tha Bojmacaliev.

“Kemi pasur kapacitete të dobëta për ta luftuar këtë fenomen, por që nga viti 2015, pas një sërë masash dhe aktivitetesh, arritëm të bëhemi lider në luftën kundër migracionit në nivel rajonal. Këtu, nënshkrimi i Marrëveshjes me FRONTEX, Agjencinë Evropiane të Rojës Kufitare dhe Bregdetare, ishte me rëndësi të madhe për ne, si marrëveshje e parë ndërmjet BE-së dhe Maqedonisë së Veriut, e cila u nënshkrua në gjuhën maqedonase”, tha Bojmacaliev. Në të njëjtën kohë, ai ndau statistika në lidhje me rezultatet e Ministrisë së Punëve të Brendshme në fushën e parandalimit të migrimit të paligjshëm dhe kontrabandës së emigrantëve.

Lajme nga vendi

MSH: Po trajnohen specializantë dhe studentë të mjekësisë, po krijojmë kapacitete sipas kritereve të larta evropiane

Published

on

Në kuadër të Qendrës së Simulimit Mjekësor trajnohen specializantë, studentë të mjekësisë, ekipe të urgjencës, personel nga kujdesi intensiv, gjinekologjia dhe neonatologjia, krijohen kapacitete që i përshtaten kritereve më të larta evropiane dhe ku përgatitja e stafit vjen nga një model strategjik , i vendosur për edukim dhe punë të vazhdueshme, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Me 600 specializantë të rinj dhe mbi 1.250 punësime në institucionet shëndetësore gjatë 45 ditëve të fundit, projektojmë shëndetësinë sipas nevojave reale të qytetarëve.

Simulatorët në QSM janë të teknologjisë më të avancuar, në të cilët mund të simulohen pothuajse të gjitha dukuritë dhe gjendjet patologjike të njeriut. Është një mjedis ku dija shndërrohet në përvojë, e përvoja bëhet siguri për çdo jetë që varet nga sistemi shëndetësor.

“Krijojmë kapacitete që i përshtaten kritereve më të larta evropiane dhe ku përgatitja e stafit vjen nga një model strategjik , i vendosur për edukim dhe punë të vazhdueshme. Me 600 specializantë të rinj dhe mbi 1.250 punësime në institucionet shëndetësore gjatë 45 ditëve të fundit, projektojmë shëndetësinë sipas nevojave reale të qytetarëve. Qasja jonë është e qartë – investojmë te njerëzit”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë nga ku theksojnë se ky vizion shndërrohet në praktikë përmes funksionimit të suksesshëm të Qendrës së Simulimit Mjekësor.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Turist turk gjendet i vdekur në një hotel në Shkup

Published

on

MPB ka njoftuar se më datë 15.08.2025, në ora 07:37, në SPB Shkup është raportuar se në një hotel në rajonin e Bit Pazarit është gjetur i vdekur A.Z. (44) nga Turqia. Nga ana e mjekut të Ndihmës së Shpejtë është konstatuar vdekja pa shenja të dukshme dhune. Është kryer ekspertizë në vendngjarje nga ekipi i SPB Shkup, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion.

Continue Reading

Lajme nga vendi

I morri 1700 euro për ta kaluar patent shoferin në Tetovë, denoncohet për mashtrim një person nga Shkupi

Published

on

MPB njofton se me datë 15.08.2025, në orën 09:30, në Sektorin e Punëve të Brendshme të Tetovës, një 19-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar se ishte mashtruar për 1700 euro nga F.I. nga Shkupi, i cili i kishte premtuar se do ta ndihmonte të kalonte provimin e patentë shofeeit. Sipas raportimit, pasi i dha paratë, F.I. nuk ka pranuar të kontaktojë me të, pas së cilës ai e ka kuptuar se ishte mashtruar. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Continue Reading

Më të lexuarat