Lajme nga vendi
(VIDEO) Shkëndija në stadiumin në Tetovë fundosi Bregallnicën me rezultat 4-1
Shkëndija në stadiumin në Tetovë fundosi Bregallnicën duke e mundur me rezultat 4-1. Autor të golave ishin Vane Kërstevski nw minutwn e gjashtw, Fiton Ademi nw minutwn e 17, Adenis Shala nw minutwn e 55 dhe Almir Aganspahiq nw minutwn e 89, ndërsa golin e nderit për mysafirët e shënoi tetovari Remzifaik Selmani .Me tre pikët e djeshme kuqezinjtë mbeten në garën për titull me 48 pikë, ndërsa Bregallnica mbetet në pozitën e fundit të tabelës. Fitorja bindëse 4:1 me Bregallnicën ka lënë të kënaqur trajnerin Jeton Beqiri, i cili megjithatë kritikon rënien e koncentrimit te skuadra në momente të caktuara.Deklarata Jeton BeqiriMe katër ndeshjet e zhvilluara pasditën e djeshme është mbyllur edhe xhiroja e 25-të në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut.Kampionët në fuqi, Struga Trim Lum kanë fituar derbin përballë Voskës me rezultatin 3:1. Skuadra e Shpëtim Duros triumfoi falë dy golave të Besart Ibraimit dhe Ukpas, ndërsa për Voskën shënoi Marushiq.Në ndeshjet tjera, skuadra e Gostivarit është mundur në shtëpi nga Makedonija Gjorçe Petrovi me shifrat 1:3, ndërsa Brera mori fitore përballë Rabotniçkit në Strumicë me rezultat 2:1. TV KOHA
Lajme nga vendi
Qeveria Shqiptare e demanton Mickovskin: Autostradën do ta bëjmë deri në Qafë Thanë!
Nga pjesa e Shqipërisë segmenti drejt vendkalimit kufitar të Qafë Thanës do të ndërtohet plotësisht me Autostradë, konfirmojnë për TV21 nga Tirana zyrtare. Prej Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë shqiptare thonë se me kërkesë të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut është miratuar ndryshimi i një trajektore të re me tunel për të hapur edhe një vendkalim të ri kufitar me Republikën e Shqipërisë. Por, sipas tyre nuk do të pezullohet dhe as të tjetërsohet projekti aktual në zonën e mbrojtur nga UNESCO.
“Punimet e autostradës së Korridorit 8 zhvillohen në dy segmente njëkohësisht Rrogozhinë-Elbasan dhe Elbasan-Qafë Thanë. Nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut është kërkuar që të projektohet një trase e re nga ura e Bushtricës përmes një tuneli drejtë Ladorishtes dhe të hapet një vendkalimi i ri kufitarë, për shkurtim të kohës dhe për të evituar maloret që janë më të kushtueshme për ndërtim dhe mirëmbajtje. Por, Qeveria e Shqipërisë do të vazhdoj edhe segmentin e mëparshëm drejt Qafë Thanës me Autostradë, për të cilat po zhvillohen punimet edhe në zonën e mbrojtur nga UNESCO”, thonë nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë për TV21.
Sot pikërisht në Qafë Thanë ishin të pranishëm qeveritarët e të dyja vendeve për inter-konektorin energjetik, por nuk folën për autostradën e Korridorit 8.
Ndërsa nga VLEN- betohen se ky projekt do të jetë amanet i këtij mandati ose nuk do të jenë më pjesë e qeverisë.
“Që ky segment nuk ka ku shkon tjetër përveç se të përfundoj në lidhje me Qafë Thanën në Shqipëri, unë nuk e di prej nga i nxjerrin këto insinuate që një projekt kaq serioz të përfundoj pa dalje diku ose pa një destinacion të caktuar? Kështu që ne jemi garancia! Shqiptarët duhet të rrinë të qetë se ne po bëjmë Korridorin 8, do ta bëjmë edhe rrugën Shkup-Bllacë, do ta bëjmë edhe rrugën Tetove-Prizren. Po që se nuk do të bëhen këto në mandatin tonë, unë ju garantoj se as unë, as Besa e shkrirë në VLEN nuk do të jetë pjesë e Qeverisë”, theksoi Adnan Azizi, deputet i VLEN.
Dje TV21 e publikoi dokumentin me 8 vërejtjet e Komitetit të trashëgimisë botërore të UNESCO për Maqedoninë e Veriut, në të cilin vetëm në një pikë përmendet autostrada për Korridorin 8.
Kryeministri Mickoski dje tha se në segmentin andej kufirit në pjesën e Shqipërisë nuk do të jetë autostradë.
Lajme nga vendi
Komisioni Venecias porosi Shkupit për zbatimin e shqipes, por e njeh si gjuhë të pakicës
Gjykata Kushtetuese në ueb-faqen e saj publikoi mendimin e përbashkët “Amicus Curiae” (Këshillë miqësore) e Komisionit të Venecias dhe Drejtorisë së Përgjithshme për Demokraci dhe Dinjitet Njerëzor në Këshillin e Evropës lidhur me lëndën për përdorimin për Përdorimin e Gjuhëve.
Sipas këtij mendimi, të drejtat gjuhësore të pakicave janë standarde minimale, që shtetet mund t’i zgjerojnë, por vetëm nëse sigurojnë zbatim real në praktikë. Pra, nuk mjafton që këto të drejta të ekzistojnë në ligj – ato duhet të mbështeten me burime financiare, staf dhe mekanizma funksionalë.
Komisioni thekson se shtetet kanë hapësirë të gjerë për të vendosur si do t’i zbatojnë këto të drejta, por duhet të përdorin kritere objektive dhe të respektojnë parimin e mosdiskriminimit, si dhe të konsultohen me komunitetet pakicë. Në nivel lokal, pritjet janë më të larta për përdorimin e gjuhëve të pakicave, pasi institucionet janë më afër qytetarëve.
Në raport me administratën, përdorimi i gjuhëve të pakicave mund të kushtëzohet nga përqindja e popullsisë, por pragjet shumë të larta mund të pengojnë zbatimin real të këtyre të drejtave. Ndërkohë, çdo zgjerim i përdorimit të gjuhëve kërkon investime shtesë nga shteti.
Sa i përket gjyqësorit, standardi minimal është i qartë: çdo i akuzuar që nuk e kupton gjuhën zyrtare ka të drejtë për përkthim dhe mbrojtje në një gjuhë që e kupton.
Shtetet mund të ofrojnë edhe të drejta më të gjera, por pa e dëmtuar funksionimin e drejtësisë.
Në përfundim, Komisioni i Venecias thekson se balancimi mes të drejtave të pakicave dhe funksionimit efektiv të shtetit është thelbësor, dhe çdo politikë gjuhësore duhet të jetë e zbatueshme dhe e qëndrueshme në praktikë.(INA)
Lajme nga vendi
Filloi ndërtimi i linjës interkonektive 400 kV Maqedonia e Veriut – Shqipëria
- Pas një periudhe ngecjeje, sot filluan punimet ndërtimore të njërit prej projekteve më të mëdha elektroenergjetike në dhjetë vitet e fundit. Vendosja e gurthemelit për linjën interkonektive 400 kV ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë shënon rifillimin e projektit, i cili ka rëndësi strategjike për stabilitetin energjetik dhe integrimin rajonal. Projekti është pjesë e Korridorit 8 Pan-evropian, i cili do të mundësojë lidhjen direkte të sistemeve elektroenergjetike të dy vendeve, rritjen e sigurisë në furnizim dhe avancimin e shkëmbimit ndërkufitar të energjisë elektrike.
-
Lajme nga vendi2 months agoRrjeti i madh i dyqaneve për produkte të shtëpisë Comodita Home po rritet akoma më tepër, tash me dyqanin më të madh në Re Mall, Tetovë
-
Lajme nga rajoni1 week agoZbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me Murselin, më tha se Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni
-
Lajme nga bota7 days ago“Do jem makthi i Iranit”, Trump ‘kërcënon’ sërish: Nëse nuk ulen në negociata, bombardimet do të shtohen

