Lajme nga vendi
(VIDEO) Policia kërkon që të rregullohet sinjalistika rrugore

Gjatë muajit të kaluar të këtij viti, zyrtarët policorë nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë – Stacioni Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor Tetovë dhe Njësia Policore për Siguri në Komunikacionin Rrugor Gostivar në bashkëpunim me inspektorin – udhëheqës të Departamentit për Çështje të Komunikacionit në Komunën e Gostivarit, kanë kryer inspektime në terren të rrugëve dhe autostradave më të frekuentuara, si dhe vendbanimeve periferike në qytetet e Tetovës dhe Gostivarit, ku janë përcaktuar dhe fotodokumentuar të gjitha mangësitë dhe dëmtimet në sinjalistikën horizontale dhe vertikale të komunikacionit, si shenjat e komunikacionit, shënjimet e vendkalimeve për këmbësorë dhe vijat e plota dhe të ndërprrera, gjendja e shenjave ndriçuese të komunikacionit semaforëve, si dhe gjendja e rrugëve në këtë zonë. Është përgaditur procesverbal për gjendjen e konstatuar dhe janë dërguar njoftime në institucionet kompetente për mirëmbajtje në dy pushtetet vendore dhe është kërkuar që të gjitha mangësitë të eliminohen në periudhë sa më të shpejtë për të mundësuar qarkullimin normal dhe të rrjedhshëm dhe lëvizjen e sigurt të automjeteve dhe këmbësorëve, përndryshe të përgatiten parashtresa përkatëse ligjore TV KOHA
Lajme nga vendi
Faton Selami propozohet për Avokat të Popullit

Komisioni për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve në seancën e sotme e ka përcaktuar Faton Selamin si propozim për Avokat të ri të Popullit.
Ai është jurist i diplomuar dhe magjistër i shkencave juridike në Fakultetin Juridik të Universitetit Shtetëror të Tetovës. Ka dhënë me sukses edhe provimin e jurisprudencës dhe atë noterial.
Për zgjedhjen e tij nevojitet që të votojnë së paku 61 deputetë në Kuvend, si dhe të sigurohet shumicë e Badinterit – përkatësisht së paku 20 vota “pro” nga gjithsej 39 deputetë që i përkasin komuniteteve që nuk janë shumicë.
Lajme nga vendi
VLEN arrin marrëveshje për kandidaturat në zgjedhjet lokale

Koalicioni opozitar shqiptar VLEN ka finalizuar marrëveshjen për ndarjen e kandidaturave për zgjedhjet lokale që do të mbahen në nëntor të këtij viti.
Burime të INA bëjnë të ditur se marrëveshja është arritur pas një takimi vendimtar të zhvilluar mbrëmjen e djeshme mes liderëve të partive përbërëse të koalicionit. Pas diskutimeve intensive, është vendosur ndarja përfundimtare e kandidaturave në disa nga komunat kryesore me shumicë shqiptare në vend.
Sipas marrëveshjes që e ka mësuar INA, këto janë kandidaturat që pritet të jenë zyrtare:
Çair – Izet Mexhiti
Tetovë – Bilall Kasami
Kërçovë – Fatmir Limani
Gostivar – Fadil Cana
Saraj – Muhamed Elmazi
Dibër-Fisnik Mela
Bogovinë-Feti Abazi
Tearcë-Daut Memishi
Zhelinë-Blerim Sejdiu
Bërvenicë-Haqim Ramadani
Studeniçan – Afet Jashari
Likovë – Nexhmedin Sadiku
Vrapçishtë-Hamit Shabani
Haraçinë-pritet të vendoset mes dy emrave?
Emrat e përmendur pritet të konfirmohen dhe zyrtarizohen edhe formalisht nga krerët e koalicionit VLEN.(INA)
Lajme nga vendi
Mexhiti konfirmon kandidaturën për kryetar të Çairit

Zv.kryeministri i parë i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, në intervistë për “Euronews Albania” konfirmoi se do të jetë kandidat për kryetar të Komunës së Çairit nga koalicioni VLEN.
Ai tha se çdo herë që ka garuar në Çair, ka dalë fitues, ndërsa në këto zgjedhje pret konfirmim të fitores së VLEN-it.
“Po, do të kandidoj, do të jem kandidat për kryetar komune të Komunës së Çairit. Jam kryetari i parë i Çairit që kam qenë në detyrë për 13 vjet. Kam qenë zëvendëskryeministër i parë për gati një vit tani, por vlerësimet dhe analizat e koalicionit VLEN na kanë çuar në përfundimin se duhet të kandidoj përsëri për Komunën e Çairit”, tha Mexhiti.
Ai shtoi se gara do të jetë e hapur, por është i bindur në fitoren e koalicionit VLEN.
“Garë është garë. Nuk dua të jem tepër i sigurt, por sa herë që kam kandiduar për Çair kam dalë fitues, dhe këtë herë fituesi do të jetë VLEN”, tha Mexhiti.
Ndryshe, Izet Mexhiti në zgjedhjet lokale për Çairin përballë do të ketë Bujar Osmanin nga BDI, i cili ditë më parë gjithashtu konfirmoi kandidaturën për kryetar të kësaj komune.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi3 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve