Lajme nga vendi
Arrestohet shtetasi shqiptar në “Tabanoc”, në valixhe iu gjetën 3622 monedha arkeologjike

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se në pikën kufitare “Tabanoc” është arrestuar një shtetas i Shqipërisë, në valixhet e të cilit janë gjetur 3622 monedha arkeologjike, përcjell TV21. Nga MPB thonë se ai po udhëtonte me autobus nga Shqipëria, për në Itali.
“Me datë 18.11.2024 në ora 20:50 në vendkalimin kufitar “Tabanoc”, në dalje nga shteti, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria V.A. (32) nga Republika e Shqipërisë. Gjatë kontrollit të një autobusi me targa shqiptare, që po qarkullonte në relacion Shqipëri-Itali, V.A. është përzgjedhur për kontroll shtesë, pas çka në bagazhin e tij janë gjetur tre thasë me 3622 monedha me vlerë arkeologjike, të ndryshme sipas formës, vlerës, madhësisë dhe origjinës. Me personin është zhvilluar bisedë zyrtare dhe për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, me urdhër të të cilit janë konfiskuar monedhat për procedurë të mëtutjeshme”, thonë nga MPB.
Lajme nga vendi
MASH-i rrit mbështetjen për nxënësit e talentuar, do të financoj pjesëmarrjen e tyre në garat ndërkombëtare

Sukseset e të rinjve tanë gjithmonë ngjallin emocione të fuqishme dhe inkurajojnë besimin se kemi duar të sigurta ku mund ta lëmë Maqedoninë dhe të besojmë në një të ardhme më të mirë. Prandaj, e rritëm mbështetjen ndaj të talentuarve, në mënyrë që ata të ndiejnë kujdes të mjaftueshëm nga shteti, të qëndrojnë këtu dhe të kontribuojnë në zhvillimin e tij.
Kështu deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, në konferencën e organizuar nga Instituti i Kimisë pranë Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore në Shkup, ku u prezantuan sukseset e nxënësve dhe mentorëve të tyre të arritur në olimpiadat ndërkombëtare shkencore në fushën e kimisë gjatë këtij viti kalendarik.
“I ndjek pjesëmarrjet e të gjithë të rinjve tanë në garat ndërkombëtare, dhe e udhëhequr nga sukseset tuaja dhe të gjeneratave para jush, ndjeva detyrë të angazhohem. Ndërsa Qeveria më dha mbështetje dhe së bashku e zgjidhëm sfidën që zvarritej nga e kaluara dhe që e vënë në pikëpyetje pjesëmarrjen e përfaqësuesve maqedonas në gara të mëdha ndërkombëtare për nxënës. Nga ky vit, Ministria e Arsimit dhe Shkencës mbulon plotësisht shpenzimet për udhëtim dhe regjistrim të nxënësve dhe mentorëve të cilët do të kualifikohen në olimpiadat ose garat ndërkombëtare shkencore. Krijuam zgjidhje sistematike dhe askush më nuk do të ketë sfida financiare për të udhëtuar dhe për të përfaqësuar vendin e vet“, tha Janevska.
Në Olimpiadën Ndërkombëtare të Kimisë që u mbajt këtë vit në Dubai, nxënësit nga Maqedonia fituan nga një medalje të argjendtë dhe të bronztë, si dhe një mirënjohje , ndërsa në olimpiadën ndërkombëtare “Mendeleev” në Belo Horizonte të Brazilit fituan dy medalje të bronzta.
“Këta fëmijë janë pjesë e atij brezi që ne besojmë se mund të sjellin kohë më të mira. Sepse e vlerësojnë diturinë, për t’u avancuar vazhdimisht, ata e dinë se shkenca është shtyllë e prosperitetit”, tha Janevska.
Lajme nga vendi
“Gjatë hapjes së një shtabi në Tetovë, dëmtohet gjelbërimi i parkut”

Drejtori i ndërmarrjes Publike Komunale të Tetovës Samet Bislimi ka akuzuar se gjatë hapjes së një shtabi në Tetovë është dëmtuar gjelbërimi i parkut përpara tij, por edhe kanë lënë një grumbull mbeturinash në park. Bislimi, sot bashkë me disa punëtorë të kësaj ndërmarrje, dolën edhe në terren për ta rregulluar dëmin e bërë ndërsa paralajmëroi edhe dënime për ata që kanë dëmtuar gjelbërimin në park.
Lajme nga vendi
Rriten çmimet e cigareve në Maqedoni

Që nga 29 shtatori, respektivisht prej dje, çmimet e cigareve në vend janë rritur për rreth 10 denarë për paketë, përcjell TV21. Megjithatë, për shkak të rezervave ekzistues me çmimin e mëparshëm, konsumatorët ende nuk ndjejnë plotësisht rritjen. Prodhuesit paralajmërojnë se në ditët në vijim konsumatorët do të nisin ta ndjejnë rritjen e çmimeve.
Rritja e çmimeve prek marka të njohura si Dunhill, Lucky Strike, Pall Mall dhe Rothmans.
Ky ndryshim nuk është rezultat i rritjes së akcizës ose tatimeve shtetërore, por pjesë e politikës së çmimeve të prodhuesve. Analizat e tregut tregojnë se kjo lidhet me rritjen e kostove të prodhimit dhe logjistikës, si dhe me përshtatjen ndaj trendëve të çmimeve në rajon.
Për momentin, disa pika shitjeje ende ofrojnë paketa me çmim të vjetër, por ato pritet të mbarojnë së shpejti.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi3 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve