Connect with us

Lajme nga vendi

Organizata Komunale e Kryqit të Kuq Tetovë, në bashkëpunim me MPB – SPB Tetovë, organizojnë aksion të dhurimit të gjakut

Published

on

Organizata Komunale e Kryqit të Kuq Tetovë, me ndihmën e ekipeve profesionale të Qendrës së Mjekësisë së Transfuzionit në Tetovë, në bashkëpunim me MPB – SPB Tetovë, organizojnë aksion të dhurimit të gjakut në:

 

  • Në hapësirat e SPB – Stacioni policor për siguri në komunikacionin rugor në Tetovë, më datë 26.02.2025 e Mërkurë, do të organizohet aksion për dhurimin e gjakut me fillim nga ora 09:00 deri më ora 14:00.

Lajme nga vendi

Bilall Kasami; Stadiumi i qytetit po bëhet, me shumë punë dhe pak fjalë!(video)

Published

on

Stadiumi i qytetit po bëhet, me shumë punë dhe pak fjalë!
Pas shumë vitesh premtime të pambajtura nga udhëheqësitë e kaluara, sot Tetova po sheh ndryshimin real.
Vazhduam me prishjen e tribunës tjetër të stadiumit të qytetit, ndërsa punimet po ecin me ritëm të pandalur drejt ndërtimit të një stadiumi modern, ashtu siç e meritojnë sportdashësit dhe qytetarët e Tetovës.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Pagat e punonjësve shëndetësorë do të rriten në prill, buxheti për shëndetësinë është rreth 1 miliard euro, do të investojmë edhe në spitale dhe qendra klinike

Published

on

Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, në seancën e sotme për pyetje të deputetëve theksoi se buxheti për shëndetësinë është afërsisht 1 miliard euro, si dhe se këtë vit pagat e punonjësve shëndetësorë do të rriten, si dhe se do të vazhdojnë investimet në sektorin e shëndetësisë, sidomos në infrastrukturë, megjithëse gjendjen të cilën e trashëgoi shëndetësia si pasojë e të kaluarës dhe politikat e ashtu quajtura “Stabri” në shëndetësi, ishte katastrofike.

“Shëndetësia paraqet një sfidë serioze për këtë qeveri për shumë arsye, sepse trashëguam një gjendje katastrofike dhe kataklizmike për shkak të politikave tmerrësisht të këqija e kriminale të së kaluarës, të ashtuquajturat politika shëndetësore ‘Stabri’. Në kulmin e pandemisë së koronës, kur ishim më së keqi dhe në fund përfunduam ndër më të dobëtit në ballafaqimin me atë pandemi, ata që udhëhiqnin atë sektor dhe atë politikë, në vend që të kujdeseshin për shëndetin e qytetarëve dhe të siguronin medikamentet e materialet e nevojshme për të shpëtuar sa më shumë bashkëqytetarë tanë, ata vendosën të lidhnin kontrata për furnizime emergjente të vaksinave nga një kompani e regjistruar në Hong Kong, veprimtaria kryesore e së cilës deri në atë moment ishte tregtia me fruta jugore,” deklaroi kryeministri Mickoski.

Kryeministri Mickoski sqaroi se ajo politikë shëndetësore ‘Stabri’ funksionoi në kushtet e krizës epike dhe më të madhe shëndetësore në shtet, duke lënë probleme jashtëzakonisht të mëdha që i kanë nënshkruar, të cilat paraqesin një barrë shtesë, veçanërisht për klinikat në Qendrën Klinike ‘Nënë Tereza’.

“Personalisht, së bashku me ministrin e Shëndetësisë dhe drejtorin e Fondit, po punojmë në zgjidhjen e problemeve që nuk janë të tanishme, por që kanë mbetur aty prej dekadash. E di sa shumë punojnë ministri dhe drejtori dhe fokusi im personal është te shëndetësia dhe politikat shëndetësore, jam i bindur se një pjesë e madhe e këtyre problemeve po zgjidhen, një pjesë do të zgjidhen së shpejti, ndërsa disa tashmë janë zgjidhur, por e rëndësishme është që nuk kemi probleme të reja. Vit pas viti, buxheti për shëndetësinë rritet, këtë vit jemi afërsisht te 1 miliard euro. Në atë buxhet natyrisht është llogaritur edhe rritja e pagave për punonjësit shëndetësorë, një nga marrëveshjet e para që nënshkruam si qeveri, përveç asaj në arsim, ishte pikërisht ajo në shëndetësi edhe këtë vit, në prill, ajo shifër duhet të rritet midis 5 dhe 7 për qind, po analizohen mjetet e disponueshme, të gjithë jemi më shumë për kufirin e sipërm, por duhet t’i shohim mjetet aktualisht të disponueshme për rritjen e pagave të punonjësve shëndetësorë dhe ajo marrëveshje është e vlefshme deri në vitin 2028,” potencoi kryeministri Mickoski.

Kryeministri Mickoski thotë se investimet në shëndetësi nuk do të ndalen, pavarësisht krizës së madhe energjetike botërore dhe faktit që duhet të sigurohen dhe të kthehen nga buxheti 2.5 miliardë euro si borxhe të vjetra nga e kaluara. Njëkohësisht, ai vuri në dukje keqpërdorimet nga individë në shëndetësi, ku ka persona që nënshkruajnë kujdestari dhe arrijnë të kenë të ardhura mujore deri në 10,000 euro, duke paraqitur se punojnë 24 orë në ditë, 31 ditë në muaj, madje edhe në muajt që kanë 30 ditë.

Advertisement

“Kemi rritur kapitacionin për mjekët e përgjithshëm, përkatësisht për mjekët amë, i cili nuk ishte rritur prej vitesh, e rritëm kapitacionin edhe për gjinekologët dhe stomatologët, njëkohësisht, përfshimë barna të reja në listën pozitive dhe nisëm procesin me të cilin do të investojmë drejtpërdrejt në infrastrukturë, që do të thotë përfundimi i Qendrës Klinike në Shtip së bashku me konviktin e studentëve dhe ndërtesën e re për Fakultetin e Mjekësisë pranë Universitetit ‘Goce Dellçev’, spitalin në Kërçovë, Spitalin Klinik në Tetovë dhe kur të gjitha këto të përfundojnë me sukses, meqenëse procesi i kërkimit të një institucioni financiar po vazhdon, hapi i radhës është t’i futemi procesit për Qendrën Klinike në Shkup.”

Continue Reading

Lajme nga vendi

Buka, sheqeri dhe kripa nuk janë shtrenjtuar! Sipas LSM-së, nuk ka rritje të madhe të çmimeve të ushqimit në muajin mars

Published

on

Tek produktet më të lira ushqimore, të cilat mund të gjenden në gjashtë zinxhirë marketesh në të gjithë vendin dhe që përdoren nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë për formimin e shportës së konsumit, në mars në krahasim me shkurtin pothuajse nuk ka rritje të çmimeve të produkteve ushqimore.

Nëse shihen veç e veç, buka, sheqeri dhe kripa nuk janë shtrenjtuar. Ka rritje të vogla çmimesh tek disa produkte të qumështit, kryesisht tek djathi i lopës për 10 denarë dhe tek djathi i lopës dhe i përzier për 14 dhe 25 denarë. Tek mishi nuk ka rritje çmimesh, ndërsa tek frutat dhe perimet tek disa produkte ka rritje, e tek disa ulje.

Është interesante që sindikalistët kanë arritur të gjejnë vaj për gatim për 96 denarë për litër, që është tre denarë më lirë se në shkurt dhe për rreth 10 denarë më ulët se çmimi i zakonshëm.

Nga LSM pohojnë se ata kërkojnë çmimet më të lira nga më të lirat që mund të gjenden në gjashtë zinxhirët e marketeve në vend, prandaj kanë arritur të gjejnë vaj kaq të lirë për gatim.

Ndërkaq, ekonomisti Viktor Mitevski nga Shoqata për hulumtime dhe analiza thotë se kriza globale me energjetikën ende nuk është reflektuar tek ne dhe që është e pritshme nëse vazhdon të eskalojë, do të ketë një ndikim të vonuar. Ai për pyetjen, e cila po bëhet gjithnjë e më shpesh në publik, nëse qeveria duhet të fillojë të mendojë për marrjen e masave konkrete për kontrollin e çmimeve në shitje me pakicë, thotë se kjo është një çështje që momentalisht nuk duhet të flitet shumë, sepse disa nga rrjedhat ekonomike udhëhiqen nga pritshmëritë.

Advertisement

“Ajo që qeveria duhet të bëjë tani është të monitorojë me kujdes situatën, të kryejë vazhdimisht monitorim të tregjeve dhe më e rëndësishmja, në mënyrë të qëndrueshme të zbatojë Ligjin për praktikat të pandershme tregtare. Nëse ka kontroll mbi këto pjesë, atëherë është e pritshme që në momentin kur dhe nëse ndodh një vonesë e kësaj krize, të mund të reagojë në mënyrë adekuate. Dhe kur të reagojë, masat nuk duhet të jenë të njëjta dhe gjithëpërfshirëse, sepse përvoja na ka treguar se trajtimi me masa të tilla nuk sjell rezultat të madh, ndoshta ruan standardin e qytetarëve, por ajo që goditet është hapësira fiskale, d.m.th. pozita fiskale e shtetit”, tha Viktor Mitevski, ekonomist.

Mitevski thotë se edhe nëse ka masa që do të kontrollojnë çmimet në shitje me pakicë, ato duhet të jenë të synuara në mënyrë adekuate tek qytetarët dhe kompanitë më të prekura.

Ndërkaq, TV21 kontaktoi edhe Inspektoratin Shtetëror të Tregut për të verifikuar nëse ka pasur rritje çmimesh në mars krahasuar me shkurtin. Edhe aty konfirmuan informacionet e LSM-së se nuk janë vërejtur devijime të mëdha të çmimeve, përveç tek vaji për gatim dhe tek vezët. Vaji është shtrenjtuar sepse është produkt i tregut, dhe vezët për shkak të rritjes së madhe të çmimeve të sojës dhe misrit.

Continue Reading

Më të lexuarat