Connect with us

Sport

FUTBOLL I FEMRAVE: KFF LUBOTENI  7 NDESHJE 7 FITORE

Published

on

Në javën e shtatë të sezonit vjeshtor ekipi tetovar  i vajzave Luboteni ka regjistruar fitoren e radhës duke kryesuar me 21 pikë maksimale.

 Në Ligën e parë të futbollit  për vajza në fundjavë janë zhvilluar   katër  ndeshje  të  xhiros së 7 të sezonit  vjeshtor , ndërsa ndeshja e fundit  e  javës së shtatë luhet nesër në Strugë mes  AS United – KFF Reçica.

Kampioni në fuqi  ekipi i Lubotenit edhe  në  javën e shtatë ka regjistruar fitoren e  sigurt  4-0  kundër ekipit Tiveria Brera . Autore të golave për ekipin e Lubotenit  ishin  Hava Mustafa 2 gola dhe Maryan Ohadiwe e Melanija Grozdanova  nga  1 gol.  Ndeshja  Vardari 2023 – Skopje 2014   ka përfunduar me fitoren e thellë të mysafireve 0-7,  ekipi Istatov 2016 Skopje ka fituar 3-0 ekipin Top Gol, ndërsa Kamenica  Sasa ka demoluar Koçnin  duke e mundur me rezultatin 8-0.  Tabelën e kryeson  Luboteni me 21 pikë para ekipit  Skopje 2014 që ka 18  pikë dhe  AS United me  13 [pikë me një ndeshje  më pakë.

 Në xhiron e tetë që do të zhvillohet më 5 tetor takohen : Luboteni – AS Unitedi, , KFF Reçica – KFF Vardari dhe Skopje 2014 – Istatov 2015 Skopje.

 

Advertisement
SHABAN SINANI – TV KOHA 

Sport

Albin Kurti ka premtuar 1 milion euro të tjera nëse Kosova shkon në Botëror

Published

on

Kombëtarja e Kosovës mori një fitore historike me rezultat 4-3 në transfertën ndaj Sllovakisë, në gjysmëfinalen e playoff-it për kualifikim në Kupën e Botës 2026.

Me këtë fitore, Kosova siguron vendin në finalen e playoff-it, ku më 31 mars do të presë Turqinë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’. Fituesi i kësaj ndeshjeje do të marrë biletën për Botërorin 2026.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte premtuar shpërblime financiare: 500 mijë euro në rast fitoreje ndaj Sllovakisë dhe një milion euro në rast kualifikimi në Botëror.

Të gjitha biletat për finalen e playoff-it janë shitur, dhe stadiumi pritet të jetë i mbushur plot kundër Turqisë.

Continue Reading

Sport

Ja ekipet që kaluan për në finalen e ditës së martë për në Botëror dhe si do ndeshen

Published

on

Ekipet që kaluan për në fazen finale, ku mund të shkohet në Boteror janë: Turqia, Çekia, Danimarka, Italia, Polonia, Kosova, Suedia, Bosnja.

Ja si do ndeshen ditën e martë:

Continue Reading

Lajme nga vendi

Debakël i Përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut në futboll në Kopenhagë– REAGIME KUNDËR SEDLOSKIT!

Published

on

Tifozët nga Maqedonia e Veriut ishin e vetmja pikë e ndritshme në disfatën e thellë kundër Danimarkës në Kopenhagë.

Me këtë rast, një falënderim I sinqertë sot në mëngjes është publikuar nëpër rrjetet sociale nga FFM-ja me dedikimin se mbështetja e tyre është një motiv që të bëhemi më të fortë.

Futbolldashësit në Maqedoninë e Veriut janë tepër të zhgënjyer nga performansa e futbollistëve, vendosja taktike dhe përzgjedhja e 11-shit të parë.

Seleksionuesi Goce Sedloski pas ndeshjes deklaroi se analizat nuk do t`i bëjë me “kokë të nxehur”, por ditëve në vijim pasi të ulen tensionet.

Por, kanë nisur të shfaqen edhe reagimet e para.

Advertisement

Një mesazh që qarkullon nëpër rrjetet sociale është e bashkëshortes së futbollistit Aleksandar Trajkovski, i cili të rikujtojmë para katër viteve shënoi golin historik kundër Italisë në Palermo. Sipas saj, Trajkovskit iu pamundësua ta bëjë paraqitjen e 99-të në fanellën e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut.

Ajo mes tjerash në Facebook ka shkruar.

“Kur do të ndalemi t`i vlerësojmë vlerat e vërteta, kur do të harrojmë kush ka ndërtuar dhe kush ka dhënë, atëherë nuk e humbim vetëm lojtarin. Humbim fytyrën, Humbim arsyen” – ka shkruar bashkëshortja e Trajkovskit, duke aluduar me faktin që dyshja sulmuese Trajkovski – Miovski nuk u inkuadrua në 11-shin e parë.

Seleksionuesi Sedloski mbrëmë deklaroi se është e palejueshme që rënia taktike dhe fizike në pjesën e dytë të ndeshjes dhe kjo nuk guxon të ndodh në të ardhmen.

Topi është tek Sedloski për të vlerësuar se kush gaboi, kush ra fizikisht dhe taktikisht dhe për cilin s`ka vend në vizionin e tij futbollistik.

Advertisement

Shihemi në Dablin…

Continue Reading

Më të lexuarat