Sport
MILEVSKI: ASKUSH NUK MUND TË NA E HEQË ËNDRRËN PËR KUPËN E BOTËS
Milevski publikoi listën me 26 futbollist të ftuar për ndeshjet kundër Belgjikës dhe Kazakistanit. Grumbullimi i reprezentacionit është caktuar për datën 6 tetor në Shkup.
Në prag të dy ndeshjeve kualifikuese për Botërorin 2026, kundër Belgjikës më 10 tetor dhe Kazakoistanit më 13 tetor seleksionuesi I reprezentacionit Blagoja Milevski, sot para gazetarëve publikoi listën me 26 futbollist të ftuar. Milevski fillimisht tha se lista për dy ndeshjet e tetorit ësht identike me takimet e fundit përveç Lirim Qamilit i cili është i lënduar , ndërsa në reprezentacion kthehen Ashkovski dhe David Babunski. Seleksionuesi më pas theksoi se çdo ndeshje nga tani deri në fund është e rëndësishme për Maqedoninë në kualifikimin për Kupën e Botës.
Milevski theksoi shtyp se Belgjika është ende favorite për vendin e parë në grup, por askush nuk mund t’ia heqë ëndrrën Maqedonisë për t’u kualifikuar në Kupën e Botës.
BLLAGOJA MILEVSKI – SELEKSIONUES
“Edhe pse askush nuk priste që të kishim kaq shumë pikë, ne qëndrojmë fort në këmbë, të vetëdijshëm për sfidat. I respektojmë të gjithë. Belgjika është ende favoritja kryesore, me listën më cilësore, dhe Uellsi është gjithashtu këtu. Por Maqedonia ka treguar se mund të jetë konkurruese, ky ishte qëllimi para fillimit të këtyre kualifikimeve. Por askush nuk mund të na e heqë shpresën ose ëndrrën tonë për t’u kualifikuar në Kupën e Botës. Ndeshja tjetër me Belgjikën është e para në menunë tonë, por përgatitja është saktësisht e njëjtë me atë kundër Lihtenshtajnit“, thotë Milevski.
Grumbullimi i reprezentacionit është caktuar për datën 6 tetor, ndeshja kundër Belgjikës në Gent luhet më 10 tetor, ndërsa ndeshja kundër Kazakistanit zhvillohet në Shklup më 13 tetor.
LOJTARËT E FTUAR NGA SELEKSIONUESI BLLAGOJA MILEVSKI
Portierë: Stole Dimitrievski (Valencia, Spanjë), Dejan Iliev (UTA Arad, Rumani), Damjan Shishkovski (Borac Banja Luka, Bosnje dhe Hercegovinë), Igor Aleksovski (Fljamurtari, Shqipëri);
Reparti i mbrojtjes: Visar Musliu (Shën Troijden, Belgjikë), Nikola Serafimov (Levski Sofje, Bullgari), Ezgjan Alioski (Lugano, Zvicër), Gjoko Zajkov (Ajman, Emiratet e Bashkuara Arabe), Andrej Stojcevski (Sllovaki, Republika Çeke), Darko Velkovski (ZrinjzeKpot, Degovovskie, Belgjikë, Bosnjë dhe Hercegovinë). Serbi), Bojan Ilievski (Struga Trim Lum), Stefan Askovski (Radnicki Nish, Serbi);
RepartiiI mesëfushës: Enis Bardhi (Konyaspor, Turqi), Janni Atanasov (Larisa, Greqi), Elif Elmas (Napoli, Itali), Isnik Alimi (Dalian Yingbo, Kinë), Luka Stankovski (Radni[ki Kragujevac, Serbi), Tihomir Kostadinov (Sigma Olomouc, Republika Çeke), Reshat Ramadani (Shkëndija);
Sulmues: Bojan Miovski (Glasgow Rangers, Skoci), Milan Ristovski (Bohemians 1905, Çeki), Darko Çurlinov (Kocaelispor, Turqi), Aleksandar Trajkovski, David Babunski (Vardar), Elmin Rastoder (Thun, Zvicër);
Sport
Albin Kurti ka premtuar 1 milion euro të tjera nëse Kosova shkon në Botëror
Kombëtarja e Kosovës mori një fitore historike me rezultat 4-3 në transfertën ndaj Sllovakisë, në gjysmëfinalen e playoff-it për kualifikim në Kupën e Botës 2026.
Me këtë fitore, Kosova siguron vendin në finalen e playoff-it, ku më 31 mars do të presë Turqinë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’. Fituesi i kësaj ndeshjeje do të marrë biletën për Botërorin 2026.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte premtuar shpërblime financiare: 500 mijë euro në rast fitoreje ndaj Sllovakisë dhe një milion euro në rast kualifikimi në Botëror.
Të gjitha biletat për finalen e playoff-it janë shitur, dhe stadiumi pritet të jetë i mbushur plot kundër Turqisë.
Sport
Ja ekipet që kaluan për në finalen e ditës së martë për në Botëror dhe si do ndeshen
Ekipet që kaluan për në fazen finale, ku mund të shkohet në Boteror janë: Turqia, Çekia, Danimarka, Italia, Polonia, Kosova, Suedia, Bosnja.
Ja si do ndeshen ditën e martë:


Lajme nga vendi
Debakël i Përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut në futboll në Kopenhagë– REAGIME KUNDËR SEDLOSKIT!
Tifozët nga Maqedonia e Veriut ishin e vetmja pikë e ndritshme në disfatën e thellë kundër Danimarkës në Kopenhagë.
Me këtë rast, një falënderim I sinqertë sot në mëngjes është publikuar nëpër rrjetet sociale nga FFM-ja me dedikimin se mbështetja e tyre është një motiv që të bëhemi më të fortë.
Futbolldashësit në Maqedoninë e Veriut janë tepër të zhgënjyer nga performansa e futbollistëve, vendosja taktike dhe përzgjedhja e 11-shit të parë.
Seleksionuesi Goce Sedloski pas ndeshjes deklaroi se analizat nuk do t`i bëjë me “kokë të nxehur”, por ditëve në vijim pasi të ulen tensionet.
Por, kanë nisur të shfaqen edhe reagimet e para.
Një mesazh që qarkullon nëpër rrjetet sociale është e bashkëshortes së futbollistit Aleksandar Trajkovski, i cili të rikujtojmë para katër viteve shënoi golin historik kundër Italisë në Palermo. Sipas saj, Trajkovskit iu pamundësua ta bëjë paraqitjen e 99-të në fanellën e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut.
Ajo mes tjerash në Facebook ka shkruar.
“Kur do të ndalemi t`i vlerësojmë vlerat e vërteta, kur do të harrojmë kush ka ndërtuar dhe kush ka dhënë, atëherë nuk e humbim vetëm lojtarin. Humbim fytyrën, Humbim arsyen” – ka shkruar bashkëshortja e Trajkovskit, duke aluduar me faktin që dyshja sulmuese Trajkovski – Miovski nuk u inkuadrua në 11-shin e parë.
Seleksionuesi Sedloski mbrëmë deklaroi se është e palejueshme që rënia taktike dhe fizike në pjesën e dytë të ndeshjes dhe kjo nuk guxon të ndodh në të ardhmen.
Topi është tek Sedloski për të vlerësuar se kush gaboi, kush ra fizikisht dhe taktikisht dhe për cilin s`ka vend në vizionin e tij futbollistik.
Shihemi në Dablin…
-
Lajme nga vendi2 months agoRrjeti i madh i dyqaneve për produkte të shtëpisë Comodita Home po rritet akoma më tepër, tash me dyqanin më të madh në Re Mall, Tetovë
-
Lajme nga vendi2 months agoVLEN: Me Fetain në krye, nis goditja reale ndaj pasurisë së paligjshme
-
Lajme nga bota2 months agoGjermania në krizë për punëtorë të kualifikuar, spitalet dhe shkollat kanë mungesa të mëdha

