Sport
NESËR NË SHKUP ZHVILLOHET SUPER DERBI VARDARI – STRUGA TRIM LUM
Në ndeshjen e parë të xhiros së 9-të të sezonit vjeshtor Makedonija Gj.P mundi Arsimin 4-1. Nesër me fillim në ora 15:00, në Shkup luhet super derbi mes Vardarit dhe Struga Trim Lum, ndërsa java e 9-të kompletohet të hënën me ndeshjen Pelisteri – Shkëndija që fillon në ora 18:00
Jave e 9-të e sezonit vjeshtor në Ligën e parë të futbollit vendor filloi me ndeshjen Makedonija Gj.P – Arsimi e cila përfundoi me fitoren e vendasve 4-1. Me këto tre pikë skuadra e Gjorçe Petrovit ngjitet në pozitën 6-të tani me 12 pikë të grumbulluara, ndërsa Arsimi mbetet me kuotën e 8 pikëve. Autor të golave për vendasit ishin Stoillov, Talakov, Guerrero dhe Markovski, ndërsa golin e nderit për Arsimin e shënoi Shefit Shefiti .
Java e 9-të ka vazhduar edhe sot me ndeshjet AP Brera – Bashkimi dhe Shkupi – Rabotniçki, ndërsa nesër në arenë ‘’Todor Proeski’’ në Shkup zhvillohet super derbi mes dy ekipeve që aktualisht mbajnë dy vendet e para në renditjen e tabelës Vardari kundër Struga Trim Lum, dy ekipe të cilat deri më tani nuk kanë pësuar humbje. Nga Struga Trim Lum njoftojnë se enkas për këtë ndeshje gjatë javës kanë punuar maksimalisht në aspektin taktike teknik dhe kanë analizuar ekipin e Vardarit. Kjo do të thotë se struganët janë të bindur për të vazhduar rrugëtimin e sukseseve .
Ndeshja tjetër që zhvillohet nesër është dueli Shkupi – Rabotniçki e cila do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Strugë. Ndeshja e fundit e kësaj jave me çka edhe do të kompletohet java e tetë zhvillohet të hënën në manastir mes Pelisterit dhe Shkëndijës. Kuqezinjtë tetovar pas kthimit nga Spanja kanë punuar për ndeshjen e radhës të kampionatit vendor për të mbajtur ritmin e sukseseve dhe pozitën në kreun e tabelës.
Të gjitha ndeshjet e xhiros së 9-të fillojnë në ora 15:00, pos takimit në Manastir mes Pelisterit dhe Shkëndijës që fillon në ora 18:00
SHABAN SINANI – TV KOHA
Sport
RENDITJA E FIFA-s: KOSOVA AVANCON, RMV-ja STAGNON SHQIPËRIA NË VENDNUMËRO!
Spanja vazhdon t`i prijë renditjes së ekipeve anëtare të FIFA-s. Maqedonia e Veriut humb një pozitë, Shqipëria mbetet në vendin e njëjtë, ndërsa Kosova avancon për një vend më lartë.
Federata e Botërore e futbollit FIFA ka publikuar renditjen e ekipeve për këtë muaj.
Spanja vazhdon kryesimin para Francës , Argjentinës, Anglisë dhe Portugalisë.
Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në krahasim me renditjen e fundit kur ishte në pozitën e 66-të tani ka zbritur në pozitën e 67-të. Ndërkohë, Shqipëria, pavarësisht humbjes ndaj Polonisë, mbetet në vendin e 63-të, por ka humbur 9.42 pikë.
Përfaqësuesja e Kosovës ka avancuar një vend pas fitores historike 3-4 ndaj Sllovakisë, me të cilën siguroi kualifikimin në finalen e play-offit për Kampionatin Botëror 2026.
Sipas FIFA-s, renditja e kombëtareve përditësohet në kohë reale pas çdo ndeshjeje, dhe kështu Kosova ka avancuar nga vendi i 79-të në të 78-in.
Përfaqësuesja e Kosovës e cila më 31 mars në Prishtinë, kundër Turqisë, zhvillon ndeshjen finale të play off-it për kualifikim në Botërorin 2026, me suksesin eventual ka gjasa reale që të ngjitet edhe më lartë në renditjen e FIFA-s.
Shabam Sinani – TV Koha
![]()
Sport
CHAMPIONS: PËRCAKTOHEN DATAT E GJYSMËFINALEVE, FINALJA NË BUDAPEST LUHET NË ORËN 18:00
Edhe pse ende nuk janë zhvilluar ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampioneve, megjithatë UEFA ka publikuar datat e sfidave gjysmëfinale të kompeticionit më të rëndësishëm për klube.
Është zyrtare. UEFA ka caktuar datat dhe oraret për ndeshjet e mbetura në Ligën e Kampionëve 2025-26: finalja do të luhet më 30 maj 2026, në orën 18:00 në “Puskás Arena” në Budapest. Është përcaktuar edhe orari i gjysmëfinaleve.
Gjysmëfinalja e parë do të zhvillohet midis fituesit të ndeshjes Paris Saint-Germain – Liverpuli dhe fituesit të ndeshjes Real Madrid – Bayern Munih. Kjo ndeshje do të zhvillohet të martën, më 28 prill, në orën 21:00.
Gjysmëfinalja tjetër, ku do të përballen Barcelona ose Atlético Madrid kundër Sporting ose Arsenal , do të luhet të mërkurën, më 29 prill, gjithashtu në orën 21:00.
Ndeshja e kthimit luhen në një renditje të ndryshme. Të martën, më 5 maj, luajnë fituesit e sfidave Barcelona/Atletico me Sporting/Arsenal. Të mërkurën, më 6 maj, do të jetë radha e Real Madridit ose Bayern Munih kundër PSG-së ose Liverpulit.
Sport
Albin Kurti ka premtuar 1 milion euro të tjera nëse Kosova shkon në Botëror
Kombëtarja e Kosovës mori një fitore historike me rezultat 4-3 në transfertën ndaj Sllovakisë, në gjysmëfinalen e playoff-it për kualifikim në Kupën e Botës 2026.
Me këtë fitore, Kosova siguron vendin në finalen e playoff-it, ku më 31 mars do të presë Turqinë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’. Fituesi i kësaj ndeshjeje do të marrë biletën për Botërorin 2026.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte premtuar shpërblime financiare: 500 mijë euro në rast fitoreje ndaj Sllovakisë dhe një milion euro në rast kualifikimi në Botëror.
Të gjitha biletat për finalen e playoff-it janë shitur, dhe stadiumi pritet të jetë i mbushur plot kundër Turqisë.
-
Lajme nga vendi2 months agoRrjeti i madh i dyqaneve për produkte të shtëpisë Comodita Home po rritet akoma më tepër, tash me dyqanin më të madh në Re Mall, Tetovë
-
Lajme nga vendi2 months agoVLEN: Me Fetain në krye, nis goditja reale ndaj pasurisë së paligjshme
-
Lajme nga rajoni2 days agoZbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me Murselin, më tha se Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni

