Sport
BROJA: MË E RËNDËSISHME ËSHTË TË FITOJMË NDESHJET
Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar pasditen e sotme seancën e radhës stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”, në kuadër të ndeshjeve ndaj Serbisë e vlefshme për kualifikim në Kupën e Botës dhe miqësoren me Jordanisë.Futbollisti Broja shpreson se kundër Serbisë të shënon gol.
Pak ditë na ndajnë nga ndeshja kualifikuese për Botërorin e futbollit që do të mbahet në vitin 2026 mes reprezentacionit të Serbisë dhe Kombëtares shqiptare, ndeshje kjo e cila do të zhvillohet të shtunën në Leskovc të shtunë.. Në këtë ndeshje Kombëtarja është duke zhvilluar përgatitje cilësore vetëdijshme së është dueli vendimtar për arritjen e qëllimit që të siguron pozitën e dytë në grup për tu kualifikuar një vend në “Play Off”-in e Botërorit 2026.
Në prag të kësaj përballjeje, në konferencën e ditës së sotme për mediat ka folur Armando Broja. Ky i fundit shprehet më shumë se kurrë gati për të zhvilluar këtë takim, ku premton se në fushë do të hyjnë vetëm për 3 pikët.
“Për mua më e rëndësishme është të fitojmë ndeshjet dhe të marrim tre pikët. Normalisht që kam qejf të bëj gola, por më bukur është të fitojmë ndeshjen dhe të ndihmoj ekipin. Kjo është një ndeshje futbolli. Është shumë e rëndësishme, por ne jemi shumë të fokusuar sepse është ndeshje e madhe. Luajmë jashtë shtëpie. Bashkë si skuadër do bëjmë çfarë duhet në fushë” deklaroi Armando Broja
Nga futbollisti Broja pr pritet që të shënon por ai një kohë të gjatë nuk ka qenë realioyator i golit, por shpreson që kundër Serbisë të shënon gol.
“Ka mundësi të bëj gola dhe në krahun e djathtë të sulmit. Unë kam dëshirë vetëm të ndihmoj ekipin. Edhe trajneri më thotë që duhet të jem i përqendruar, sepse rasti do të dalë. Në ndeshje mund të ketë vetëm një rast dhe të jem i fokusuar te ai rast për të shënuar” tha futbollisti Broja
Sfida do të luhet më datë 11 tetor në orën 20:45 dhe do të në stadiumin ‘’Duboçica’’ në Leskovcë
Sport
TRUMÇI: NK BRAVO KUNDËRSHTAR SERIOZ – TA JAPIM MAKSIMUMIN!
Ekipi i Shkëndijës nesër në Lubjanë zhvillon ndeshjen e parë të xhiros së dytë në UEFA Konferencë Liga. Kundërshtar i “kuqezinjve” është skuadra sllovene NK Bravo. Ndeshja fillon në në ora 20:45.
Shkëndija nga dita e djeshme ka udhëtuar në Slloveni , ku mbrëmë ka zhvilluar një seancë të lehtë stërvitore, ndërkaq sonte në stadiumin Stozhice ku nesër do të zhvillohet ndeshja, do ta realizojë seancën zyrtare stërvitore.
Me ekipin e Shkëndijës në Lubjanë kanë udhëtuar edhe dy prurjet më të reja Marko Gjorgjievski dhe Jovan Manev të cilët presin miratimin e organeve të UEFA-s dhe janë në pikëpyetje nëse do të aktivizohen në këtë ndeshje.
Futbollisti Aleksandar Trumçi, në prag të ndeshjes, thotë se kanë kundërshtarë serioz andaj edhe qasja në terren duhet të jetë serioze.
‘’Mendoj që atmosfera është shumë e mirë. Kemi një atmosferë pozitive në ekip pasi e kemi kaluar raundin e parë . Por ne nuk do të merremi më me të kaluarën, shohim përpara. Ne kemi ardhur në Slloveni jemi akomudu më herët dhe kemi studiuar ekipin . Ekipi është shumë serioz dhe ne duhet ta marrim shumë seriozisht , të bëjmë maksimumin’’ deklaroi Trumçi
Për të përkrahur Shkëndinë, në Slloveni kanë udhëtuar edhe një numër i konsiderueshëm i tifo grupit “Ballistët” nga të cilët priteT të jenë dinjitoz ashtu siç i ka hije një tifo grupi me përvojë të madhe.
Ndeshja NK Bravo – Shkëndija zhvillohet nesër mbrëma me fillim në ora 20:45.
Sport
BOKS: KRISTIAN PRENGA TË SHTUNËN SFIDON ANTHONY JOSHUAN
Xhide e Arabisë Saudite të shtunën është nikoqire e spektaklit të madh të boksit, ku në ring do të ketë 13 lufta me boksier të njohur, ndërsa dueli kryesor i mbrëmjes do të jetë përballja mes Anthony Joshua dhe shqiptarit Kristian Prenga.
Të shtunën më 25 korrik në Xhide të Arabisë Saudite zhvillohet një spektakël i madh i boksit profesionale mes 36 vjeçarit Anthony Joshuas dhe boksierit shqiptar, 25 vjeçarit Kristian Prenga.
Anthony Joshua ish-kampioni i botës në peshat e rënda do të zhvillojë ndeshjen e tij të parë pas rikthimit në stërvitje, pas aksidentit tragjik automobilistik në dhjetor, ku humbën jetën dy miq të tij të ngushtë.
Boksieri shqiptar Prenga ka një bilanc të fortë prej 20 fitoreve dhe vetëm 1 humbjeje.
Interesant është fakti se të gjitha fitoret e tij kanë ardhur me nokaut. Joshua deri më tani në boksin profesional ka 33 luftëra prej të cila 29 fitore dhe 4 humbje. Para kësaj ngjarjeje, Joshua kishte mposhtur me nokaut Jake Paul në një duel që tërhoqi vëmendjen e madhe të publikut. Nëse fiton ndaj Prengës, britaniku pritet të finalizojë duelin e madh me Tyson Furyn, për të cilin mediat britanike raportojnë se marrëveshja tashmë është arritur.
Përballja mes Anthony Joshuas dhe Kristian Prengës do të zhvillohet të shtunën, më 25 korrik, në Jeddah Superdome, në Arabinë Saudite me fillim në ora 22;00. Në program janë plot 13 duele, ndërsa ndeshja kryesore e mbrëmjes do të jetë ajo mes Joshuas dhe Prengës.
Shaban Sinani – TV Koha
Sport
FIFA NIS HETIM NDAJ ARGJENTINËS
FIFA ka nisur një hetim disiplinor ndaj incidenteve që ndodhën pas finales së Kupës së Botës 2026, ku Spanja mposhti Argjentinën me rezultat 1:0, ndërsa disa futbollistë argjentinas rrezikojnë pezullime të gjata.
Pamjet pas përfundimit të ndeshjes në stadiumin “MetLife” në Nju Jersey shfaqën përplasje mes lojtarëve të të dyja kombëtareve. Sipas raportimeve, Leandro Paredes dhe Nahuel Molina ishin ndër protagonistët kryesorë të incidenteve. Paredes dhe Thiago Almada rrëzuan në tokë mesfushorin spanjoll Gavi, ndërsa Paredes u pa gjithashtu duke e kapur për fyti mbrojtësin Eric Garcia. Nga ana tjetër, Molina dyshohet se goditi me grusht Rodrin, ndërsa Nicolas Otamendi pati një përplasje të ashpër verbale me mesfushorin spanjoll.
Gjatë ndeshjes, Enzo Fernandez u përjashtua me karton të kuq pas dy kartonëve të verdhë, ndërsa fillimisht u raportua se edhe Paredes ishte ndëshkuar pas fishkëllimës përfundimtare. Megjithatë, FIFA sqaroi se kartoni i kuq për Paredes nuk figuron në raportin zyrtar të arbitrit Slavko Vinçiç, duke e hequr atë nga evidencat disiplinore.
Pavarësisht kësaj, organi qeverisës i futbollit botëror ka konfirmuar hapjen e një procedure disiplinore. Në një deklaratë zyrtare, FIFA bëri të ditur se, pas shqyrtimit të raporteve të ndeshjes dhe në përputhje me nenin 36 të Kodit Disiplinor, është emëruar një prokuror disiplinor dhe etik për të hetuar shkeljet e mundshme që lidhen me incidentet pas finales. Vendimi përfundimtar do të merret pasi të përfundojë raporti i hetimit.

