Connect with us

Sport

KOSOVA MUNDI SUEDINË EDHE NË GETEBORG

Published

on

 Përfaqësuesja e Kosovës   mbrëmë  në Getegorg  mundi  1-0  Suedinë  dhe është  shumë pranë për të  siguruar  kualifikimin në play off  për  Botërorin 2026. Sllovenia dhe  Zvicra  janë dy shpresat e fundit  për të  siguruar play off-in 

 Kosova ka shënuar njërën prej fitoreve më të mëdha dhe më të rëndësishme deri më sot.. Përfaqësuesja e Kosovës mbrëmë në Goteborg mundi Suedinë me rezultatin 1-0 me një gol të artë që e realizoi Fisnik Asllani në minutën e  32-të pjesës së parë  Kosova  ishte  më  dominuese gjatë gjithë lojës  prandaj  në asnjë mënyrë nuk mund  të thuhet  se  ka  qenë  fitore  rastit

Me këtë fitore Kosova ka bërë një hap shumë të rëndësishëm për pozitën e dytë në Grupin B të kualifikimeve për Botërorin 2026, kur  kemi  para  sysh se mbrëmë në Lubjanë  Sllovenia barazoi me  Zvicrën  pa gola 0-0

Pa  ndeshjeve të mbrëmshme  Zvicra udhëheq me dhjetë pikë, para  Kosovës që ka  7, ndërsa Sllovenia mbetet e treta me 3 pikë. Suedia mbetet në pozitën e fundit me vetëm një pike.. Fati  i  Kosovës  për pozitën e dytë në  grupin  15 nëntor  kur  do të përballet me  Slloveninë në Lubjanë dhe më 18  nëntor  me  Zvicrën në Prishtinë.

  Shaban Sinani – TV Koha

Advertisement

 

Sport

LIGA E TRETË PERËNDIM: KAMJANI KRYESON ME 15 PIKË MAKSIMALE

Published

on

Katër  fitore të ekipeve vendase dhe  dy fitore  të ekipeve mysafire me 22 gola të shënuar është epilogu I ndeshjeve të xhiros së 5-të në Ligën e tretë Perëndim. Klubi i futbollit Kamjani  kryeson  me 15 pikë maksimale

 Liga e tretë në Grupin Perëndim, ka vazhduar  gjatë  fundjavës  me ndeshjet e  xhiros së 5-të të sezoni vjeshtor. Ekipet  favorite edhe  kësaj radhe  nuk kanë lejuar befasi. Derbi lokale qytetit në Kërçovë mes Vëllazërimit dhe Napredokut ka  përfunduar me fitoren e thellë 4-1 për vendasit, fitore të sigurt në cilësinë e  mysafirit  ka shënuar ekipi i Renovës në përballjen me Lubotenin, Skënderbeu në Poroj mundi  Zajazin  3-0, ndërsa Kamjani me rezultatin minimal 1-0 mundi Xhepçishtin.

Pas  javës së pestë tabelë në Ligën e tretë Perëndim e kryeson Kamjani  me  15 pikë. 

Rezultatet e xhiros së 5-të: Dobroshti – Vardari Bërvenicë  1-4, Vllazërimi – Napredoku  4-1, Skënderbeu – Zajazi 3-0, Kamjani – Xhepçishti 1-0, Luboteni – Renova  1-3, Drita – Reçica  3-1

 

Advertisement

Shaban Sinani – TV KOHA

Continue Reading

Sport

KAZAKISTANI SHUAN SHPRESAT E MAQEDONISË PËR KUALIFIKIM

Published

on

Maqedonia  e Veriut  pas  barazimit të mbrëmshëm kundër Kazakistanit 1-1  në  Shkup,  tani shansin e fundit për të mbetur  në pozitën e dytë  e  ka   duelin  në Kardif  kundër Uellsit në  ndeshjen e  fundit  të fazës  kualifikuese për Botërorin 2026

 Përfaqësuesja e Maqedonisë e futbollit barazoi 1-1 kundër Kazakistanit, ndërsa Belgjika festoi në Karrdif kundër Uellsit 4-2, që do të thotë se pothuajse me siguri humbi shanset për vendin e parë, por pozicioni i dytë në grup është ende në lojë dhe ka disa kombinime për këtë  dhe  gjithsesi se ndeshja e fundit  në Kardif  kund;r Uellsit do  të  japë  përgjigjen e fundit.  Barazimi  me  Kazakistanin vërtet  është  një zhgënjim  për  të  gjithë ne  pasi  tifozët  që  ishin të  pranishëm në tribunat e stadiumit  pritnin lojë më  të mirë dhe fitore. Goli i sulmuesit mysafir Karaman tronditi radhët e  përfaqësueses tonë por fatmirësisht projektili i Enis Bardhit nga  goditja e lirë ktheu sadopak shpresat për të fituar por në fund u deshtë që të kënaqemi me  barazimin. 

Ndeshja nuk nisi mirë për ekipin e Blagoja Milevskit, i cili ndau përshtypjet e tij në një konferencë për media pas ndeshjes.

 Nëse do të mundja, do të ndryshoja formacionin titullar dhe disa nga lojtarët. Nuk u habitëm nga Kazakistani, por kishim pak kohë për analizë. Plani ishte të imponoheshim me një taktikë të caktuar, por nuk funksionoi, kështu që bëmë zëvendësime në pushimin e pjesës së parë. Pjesa e dytë ishte tashmë fytyra e vërtetë e Maqedonisë. Miovski u detyrua të luante në një pozicion anësor, por duhej të bëhej një korrigjim shpejt. Nëse nuk do ta kishim ndryshuar sistemin, do të më duhej të bëja një zëvendësim në minutën e 15-të“, vuri në dukje Milevski.

Në ndeshjen  tjetër të Grupit J, Belgjika në Kardif mundi  Uellsin 4-2  dhe  merë kryesimin me  14 pikë para  Maqedonisë me 13 pikë, Uellsi me 10, Kazakistani me  7  dhe  Lihtenshtajni  me 0 pikë. Në ndeshjet e radhës më  14 nëntor takohen: Kazakistani – Belgjika dhe Lihtenshtajni – Uellsi, ndërsa  më 18 nëntor  takohen: Uellsi – Maqedonia dhe Belgjika Lihtenshtajni

Advertisement

SHABAN SINANI  – TV KOHA

Continue Reading

Sport

NJË GOL, QË KËNAQI MILIONA ZEMRA TË SHQIPTARËVE!

Published

on

Fitorja e Kombëtares  shqiptare  kundër Serbisë  u festua  në të gjitha  hapësirat ku jetojnë shqiptarë, ndërsa  tronditi  Serbinë.  Fitorja   bëri  bujë madhe në të gjitha  mediumet  botëroree  sidomos  në ato serbe ku thihet se Shqipëria trondit Serbinë në Dubocicë

Triumfi historik i Shqipërisë 0-1 ndaj Serbisë në Leskovac ka shkaktuar tërmet në kampin serb. Kuqezinjtë e Sylvinhos zhvilluan një ndeshje perfektë, duke marrë një fitore që do të mbahet mend gjatë, jo vetëm për rëndësinë në garën drejt Botërorit 2026, por edhe për pasojat që shkaktoi tek rivalët.

Kombëtarja  Shqiptare luajti lojën e saj më të bukur dhe në momentin më të duhur për të gjithë shqiptarët, pasi fitorja kundër Serbisë  ka  vlerën   shumë të madhe në çdo aspekt kjo u vërejt në momentin kur arbitri i fishkëlloi për herë të fundit, një komb i tërë shpërtheu në britmë.Shqipëria fitoi 1–0 ndaj Serbisë! Ashtu  sië  tha tekniku Sylvinjo  se “Jam krenar për lojtarët dhe shkojmë përpara”  këtë e thonë i gjithë kombi  se Jemi krenar me Kombëtaren kuqezi”  Gjithsesi se  heroi i kësaj  përballje është autori  golit Rey Manaj që  shpërtheu si rrufe në qiell. Një gol i artë që nuk ndali vetëm Serbinë, por ngriti lart emrin e Shqipërisë. Rei Manaj shënoi jo thjesht një gol apo fitore me tre pikë, por firmos një rezultat historik, që gëzon miliona zemra. Në ndeshje e madhe dhe historike, që shkruan me germa të arta, një histori të re.  Presidenti I Federatës shqiptare  Armand  Duka  në postimin e tij në fejsbuk pos  tjerash  shkruan “Kjo nuk është thjesht një ndeshje – është historia që shkruan një komb, është besimi që kthehet në realitet.

Fitorja  e  Shqipërisë  tronditi  Federatën Serbe të futbollit , pasi menjëherë pas  kësaj ndeshje  trajneri  Dragan Stojkoviç-Piksi  dha  dorëheqje  të parevokueshme   dhe  nuk  do të udhëton me reprezentacionin në ndeshjen e radhës në Andora.

Humbja me Shqipërinë në Leskovac do të mbetet një traumë prej së cilës Serbisë do t’i duhet kohë që të ringrihet.

Advertisement

Një disfatë e tillë ka shkaktuar tronditje në opinionin sportiv, i cili ka rreaguar nëpërmjet gazetave më të rëndësishme. “Kurir” ka goditur fort humbjen duke e titulluar: Serbia përjeton një nga dështimet më të vështira në histori. Shqipëria feston në Leskovac dhe eleminon Serbinë nga Kupa e Botës.

Një tjetër gazetë e rëndësishme si “Blic Sport” ka vendosur si titull kryesor: “Tragjedi dhe fundi i ideve të Dragan Stojkovic: ëndrrat e Serbisë për Botërorin i shuan Shqipëria në Leskovac”. Edhe “Alo.rs” nuk tregon mëshirë për disfatën ndaj Shqipërisë: “Natë e vështirë në Leskovc shkruan fillimisht portali i mirënjohur. Shqiponjat pësojnë një humbje të dhimbshme. Shqipëria trondit Serbinë në Dubocicë”.

SHABAN SINANI – TV KOHA

Continue Reading

Më të lexuarat