Sport
SHQIPËRIA FITOI 4-2 MIQËSOREN ME JORDANINË
Pas fitores kundër Serbisë më 11 tetor, Kombëtarja shqiptare mbrëmë me një lojë të shkëlqyeshme fitoi miqësoren kundër Jordanisë 4-2. Në këtë ndeshje ka debutuar edhe futbollisti i Shkëndijës, Klisman Cake.
Kombëtarja shqiptare dhuroi spektakël në ndeshjen miqësore në “Air Albania” para një numri të konsiderueshëm të publikut afro 10 mijë të pranishëm në tribuna ndaj Jordanisë, duke fituar me përmbysje me rezultatin 4-2. Publiku edhe njëherë përshëndeti kombëtaren për fitoren e madhe kundër Serbisë në ndeshjen kualifikuese për Botërorin 2026. Autor të golave për kombëtaren Shqiptare ishin Abualnadi autogol, Armando Broja, Arbër Hoxha dhe Nedim Bajrami, ndërsa golat për Jordaninë i realizuan Al Rashdan dhe Ali Olwan
Trajneri Sylvinjo në këtë ndeshje në lojë e ka inkuadruar edhe debutuesin mbrojtësin e Shkëndijës së Tetovë Klisman Cake i cili pas ndeshjes i emocionuar për debutimin e tij tha se tani iu realizua endura që ka pasur që nga mosha më e re .
‘’ Jashtë zakonisht ishte i mirë debutimi i mirë, me rëndësi kompletua edhe me fitore që e zbukuroi akoma më shumë dhe dua të them se jam shumë i emocionuar Jam shumë i emocionuar që si fëmijë si i vogël kur luaja nëpër rrugë e kisha ëndur që një ditë të vesh fanellën e kombëtares dhe tani u realizua kjo ëndur që jam shumë, shumë i lumtur. Që në trening e kam e kam vërejt këtë gjë ta bënin jetën shumë më të thjeshtë si thënë dhe i kisha shumë kollaj me luajt me lojtarë të këtij niveli” deklaroi futbollisti Klisman Cake
Pas kësaj ndeshje kombëtarja do të duhet përgatitet për dy ndeshjet e fundit kualifikuese të grupit K, kundër Andorrës më 13 nëntor në transfertë dhe Anglisë më 16 nëntor në ‘’Air Albania’’ në Tiranë.
SHABAN SINANI – TV KOHA
Sport
FFK ME VIDEO MOTIVUESE – ËSHTË KOHA JUAJ, FORCA DARDANË!
“Një rrugëtim i gjatë, plot sakrifica… Jetën për liri, zemrën për Kosovë!
Është koha juaj. Bashkë, të pathyeshëm, forca Dardanë!”
Federata e Futbollit të Kosovës, nëpër rrjetet sociale, ka publikuar një video motivuese, me pamje ku shihet, sakrifica për liri, e kaluara e futbollit të Kosovës nga balta e stadiumeve të atëhershme e deri tek shkëlqimi nën dritat e reflektorëve nëpër stadiumet më të njohura të Evropës.
Kombëtarja e Kosovës sonte luan ndeshjen jetike ndaj Sllovakisë, e vlefshme për play-offin e Kupës së Botës 2026, kurse e gjithë Kosova me padurim pret këtë ndeshje dhe gati të gjithë shpresojnë për epilog pozitiv.
Motivimi nuk mungon as edhe tek futbollistët.
“E dijmë rëndësinë e ndeshjes, e di sa e rëndësishëm jam për kombëtaren, për shumë bashkëlojtarët e mi. Do të japim maksimumin, jo për të shënuar gol, por për të fituar lojën. Pa marrë parasysh se cfarë mendoj” deklaroi kapiteni Kosovës Vedat Muriqi
Në Kosovë tifozët tashmë kanë filluar të mobilizohen. Nëpër rrjete sociale bëhet thirrje për mbështetje të organizuar.
Besa-Besë së bashku brohorasim në Sheshin “Zahir Pajaziti” me 26 mars nga ora 20:45.
Kosova është shumë afër një momenti historik, kualifikimit të parë në Kampionatin Botëror 2026 – është kjo thirrja që drejtohet për yë ndjekur së bashku ndeshjen Sllovaki – Kosovë në sheshin “Zahir Pajazaiti” në Prishtinë, përmes ekranit gjigant.
Sport
SHQIPËRIA E MOTIVUAR NË POLONI – ATMOSFERË POZITIVE!
Kombëtarja shqiptare është vetëm dy hapa larg kualifikimit në Botëror. Pengesa e parë do të jetë Polonia.
Kombëtarja shqiptare ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e nesërme ndaj Polonisë, e vlefshme për fazën play off të Botërorit 2026 që do të luhet në orën 20:45 në Varshavë.
Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Silvinjo zhvilluan një seancë të plotë stërvitore, ndërsa Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se të gjithë lojtarët janë gati për sfidën ndaj Polonisë.
“Unë besoj se ekipi do të jetë gati, pasi është një rast i madh dhe besoj se nuk ka shumë lidhje eksperienca në këto ndeshje, por është dëshira, vullneti dhe djersa, çdo gjë që lë në fushë, ndaj besoj se ai që është më i aftë do të fitojë”. ka deklaruar kapiteni Berat Gjimshiti
Sport
BARDHI: NËNVLERËSIMI VETËM SE NA MOTIVON KUNDËR DANIMARKËS!
Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll është gati për një nga sfidat më të mëdha në historinë e saj të fundit.
Në konferencën zyrtare për shtyp para ndeshjes së balotazhit me Danimarkën, kapiteni Enis Bardhi dërgoi një mesazh se janë të gatshëm të shfrytëzojnë pikat e tyre të forta në këtë duel vendimtar.
Bardhi, i cili do ta udhëheqë Maqedoninë në mungesë të disa emrave kyç, theksoi se atmosfera në ekipin kombëtar është në nivelin më të lartë dhe se lojtarët e rinj tashmë janë integruar plotësisht në sistem.
Mediat daneze tashmë kanë filluar t’ia atribuojnë plotësisht rolin e favoritit përfaqësueses së tyre, por pikërisht kjo është një motivim shtesë për kapitenin dhe bashkëlojtarët e tij.
Maqedonia hyn në këtë përballje me motiv të qartë, ndërsa Bardhi pritet të jetë një nga figurat kyçe që do të kontrollojë ritmin e lojës kundër danezëve agresivë.
Ndeshja zhvillohet sonte ne fillim ora 20:45.
Shaban Sinani – TV Koha
-
Lajme nga vendi2 months agoRrjeti i madh i dyqaneve për produkte të shtëpisë Comodita Home po rritet akoma më tepër, tash me dyqanin më të madh në Re Mall, Tetovë
-
Sport2 months agoOLIMPIADA DIMËRORE ‘’MILANO CORTINA 2026’’ FILLON MË 6 SHKURT
-
Lajme nga vendi2 months agoVLEN: Me Fetain në krye, nis goditja reale ndaj pasurisë së paligjshme

