Connect with us

Uncategorized

Kaja Shukova prezantoi vizionin e saj për zhvillimin urban të Shkupit

Published

on

Kandidatja për kryetare të Qytetit të Shkupit nga radhët e LSDM-së, Kaja Shukova, prezantoi vizionin e saj për zhvillimin urban të kryeqytetit duke theksuar se ai bazohet në parimet e qëndrueshmërisë, barazisë dhe humanizmit. Sipas Shukovës vizioni për Shkupin është ndërtuar mbi rritje gjithëpërfshirëse, infrastrukturë, hapësira publike të qasshme dhe transport efikas. Ajo theksoi se qëllimi kryesor është të vendoset një ekuilibër në zhvillimin urban midis pjesëve jugore dhe veriore të qytetit. Ajo i vuri theks të veçantë hapësirave të gjelbra, si parakusht për një jetë cilësore dhe të shëndetshme.

“Zgjerimi i pakontrolluar i ndërtimeve në jug të Vardarit ka tejkaluar infrastrukturën dhe e ka ‘mbytur’ qytetin. Prandaj, ne do të përqendrohemi në zhvillimin e lagjeve të reja banimi në veri të lumit Vardar, ku do të investohet në infrastrukturë të re, e cila do të tërheqë investime dhe do të sigurojë një imazh urban të ekuilibruar. Shkupi duhet të kalojë nga një qytet makinash në një qytet njerëzish. Këmbësorët dhe çiklistët do të jenë në krye të piramidës së trafikut. Do ta shndërrojmë qendrën në një zonë për këmbësorë, dhe bulevardet e reja në veri do të mundësojnë lidhje më të mirë midis lindjes dhe perëndimit, pa presion shtesë mbi bërthamën e qytetit. Hapësirat e gjelbra janë mushkëritë e qytetit. Shkupi duhet të marrë frymë përsëri. Kjo është arsyeja pse do të investojmë në parqe, hapësira publike dhe një mjedis të pastër”, deklaroi Kaja Shukova, kandidate për kryetare të Shkupit.

Uncategorized

Kasami uron Fitër Bajramin: Paqe, lumturi dhe begati për të gjithë besimtarët

Published

on

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit, duke theksuar rëndësinë e kësaj dite si moment reflektimi, bashkimi dhe gëzimi shpirtëror.

Në mesazhin e tij, ai ka vënë në pah se pas një muaji sakrifice dhe përkushtimi, kjo festë sjell paqe dhe shpresë për të gjithë.

“Pas një muaji reflektimi, sakrifice dhe përkushtimi, sot festojmë! Gëzuar Fitër Bajramin gjithë besimtarëve myslimanë. Uroj që ky Bajram t’ju sjellë paqe, lumturi dhe begati në familjet tuaja. Le të jetë një moment i afrimit të zemrave dhe gëzimit të shpirtit”, thuhet në urimin e Kasamit.

 

Continue Reading

Uncategorized

Bilall Kasami uron muajin e Ramazanit: Ramazani le të jetë muaj i shenjtë

Published

on

Kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami ua ka uruar besimtarëve musliman fillimin e muajit të Ramazanit

” Ramazani le të jetë muaj i shenjtë, një fillim i ri për shpirtin dhe një afrim më i madh me njëri tjetrin.

Agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara 🤲

Continue Reading

Uncategorized

MICKOSKI: HIQEN NËNKRYETARËT NË VMRO-DPMNE, RIKONSTRUIMI I QEVERISË NË MAJ OSE QERSHOR!

Published

on

Në këtë mandat VMRO-DPMNE nuk do të ketë nënkryetarë partiak. Kështu ka deklaruar gjatë një interviste për RTVM-në, Kryeministri dhe lideri I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në vigjilje të Komitetit Qendror të partisë ku duhet të zgjidhen anëtarët e rinj të Komitetit Ekzekutiv dhe Sekretari I ri I Përgjithshëm.

Nënkryetarët e deritashëm të VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolovski, Vlado Misajlovski, Gordana Dimitrievska – Koçoska dhe Timço Mucunski, do të propozohen për anëtarë të Komitetit Ekzekutiv.

Në Kongresin e ardhshëm partiak në vitin 2029, Mickoski paralajmëroi se VMRO-DPMNE-ja do të ketë Kryetar të ri dhe udhëheqësi të re.

“Me këta njerëz jam nga dita e parë dhe janë bashkëpunëtorët më të afërt, por sic paralajmërova për vitin 2029 dhe për parimet që I përfaqësoj në Kongresin në 2029 partia do të ketë udhëheqësi të re, kryetar të ri për t`u dhënë hapësirë të gjithë të interesuarve që mendojnë se mund të japin vlerë të shtuar sin ë VMRO-DPMNE poashtu edhe në Qeveri”

Derisa bëhet përpilimi I organeve partiake, Mickoski gjatë intervistës potencoi se do të nis të mendojë edhe për Qeverinë dhe kandidatët e rinj në ekzekutiv si dhe për ndryshimet e resorëve. Ai pret që I gjithë procesi I rikonstruimit qeveritar mund të rrumbullaksohet gjatë majit dhe qershorit.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat