Connect with us

Lajme nga vendi

Qyra u ulë në karrigen e kryetarit të Strugës, nënshkroi vendimin për shitjen e veturës luksoze “Audi”

Published

on

Kryetari i sapozgjedhur i komunës së Strugës, Mendi Qyra, sot u ul në karrigen e kryetarit të komunës, duke zëvendësuar Ramiz Merkon, mandate I të cilit u shoqërua me skandale të shumta dhe kallëzime penale. Kreu I ri I Komunës së Strugës Mendi Qyra punën e nisi me nënshkrimin e dy vendimeve: shitjen e veturës luksoze Audi për të cilën Merko shpenzoi 67 mijë euro si dhe shkarkimin e të gjithë atyre që nuk kishin punuar për vite me radhë dhe ishin paguar nga Komuna. Ai njoftoi një kontroll urgjent të punëve të komunës dhe të gjitha ndërmarrjeve publike, dhe përcaktimin e situatës faktike, si dhe masat për të kapërcyer problemin e deponisë së egër të qytetit dhe furnizimit me ujë.

Lajme nga vendi

RIFORMATIMI QEVERITAR: TAKIMET NISIN TË PREMTEN DHE TË SHTUNËN!

Published

on

Kryeministri Hristijan Mickoski informoi se të premten dhe të shtunën pritet të mbahen takime me partnerët e koalicionit nga VLEN dhe ZNAM, ku do të diskutohet për rikonstruimin e paralajmëruar të Qeverisë.

Siç deklaroi sot Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, pas vizitës në Spitalin e Përgjithshëm të rikonstruktuar në Komunën e Strumicës, bashkëpunimi mes VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it vazhdon si deri më tani.

HRISTIJAN MICKOSKI – Kryeministër

“Për të premten dhe të shtunën janë caktuar takimet me partnerët e koalicionit nga VLEN dhe ZNAM. Tani nuk jemi para zgjedhjeve, por në gjysmën e dytë të mandatit. Kemi një bashkëpunim jashtëzakonisht korrekt dhe miqësor me VLEN-in dhe pres që të vazhdojmë në të njëjtën frymë. Pas realizimit të bashkëpunimit tonë pas zgjedhjeve të vitit 2024, pasuan zgjedhjet lokale ku ata fituan bindshëm në 10 komuna, prandaj nuk shoh asnjë pengesë që ky bashkëpunim të mos vazhdojë”, theksoi Mickoski

Mickoski kishte deklaruar më herët se me rikonstruimin do të merret pas përvjetorit të partisë. Kjo nënkupton se takimet me partnerët qeveritarë VLEN dhe ZNAM mund të nisin që ditën e ardhshme, me qëllim rikonfigurimin e kabinetit qeveritar.

Advertisement

Kryeministri ka theksuar se fokusi gjatë rikonstruimit do të jetë më shumë te cilësia dhe përmbajtja sesa te numri i ndryshimeve.

Në këtë drejtim do të zhvillohen bisedime me bashkëkryetarët e VLEN-it, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami, si dhe me liderin e ZNAM-it, Maksim Dimitrievski.

Mickoski ka përsëritur disa herë se, përveç zëvendësimit të disa ministrave, janë të mundshme edhe rokada të resorëve ndërmjet partnerëve të koalicionit, nëse në tavolinë paraqiten propozime më cilësore kadrovike se ato aktuale.

Paralelisht me rikonstruimin e Qeverisë, në opinion po qarkullojnë edhe spekulime për zgjedhje të parakohshme parlamentare në pranverën e vitit 2027, megjithëse kryeministri ka theksuar vazhdimisht se është për zgjedhje të rregullta në vitin 2028, përveç rasteve kur, siç ka thënë ai, “opozita e provokon një gjë të tillë”./Tv Koha/

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

TETË VITE NGA NËNSHKRIMI I MARRËVESHJES SË PRESPËS

Published

on

Më 17 qershor 2018, në fshatin Nivici, në brigjet e Liqenit të Prespës në Greqi, Shkupi dhe Athina nënshkruan marrëveshjen historike me të cilën u tejkalua kontesti shumëvjeçar për emrin. Me këtë u hap rruga për integrimin euroatlantik dhe shteti, me emrin e ri Republika e Maqedonisë së Veriut, u bë anëtari i 30-të i NATO-s. Tetë vjet pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës, marrëdhëniet ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë karakterizohen nga përparime, por edhe nga sfida në zbatimin e obligimeve të marra.

Në këtë ditë, tetë vjet më parë, në brigjet e Liqenit të Prespës, Maqedonia dhe Greqia nënshkruan marrëveshjen që i dha fund kontestit tredekadësh për emrin dhe hapi një kapitull të ri në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.

Marrëveshja e Prespës, e nënshkruar nga kryeministrat e atëhershëm Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras, mbetet një nga marrëveshjet diplomatike më të rëndësishme në historinë e re të Ballkanit. Edhe pse nuk i përmbushi të gjitha pritshmëritë që lidhen me integrimin evropian dhe nuk arriti t’i tejkalojë ndarjet e brendshme politike, ajo i mundësoi vendit anëtarësimin në NATO dhe i dha fund një mosmarrëveshjeje që për dekada kishte bllokuar përparimin e tij ndërkombëtar.

Mbështetësit e marrëveshjes e konsiderojnë atë si shembull të guximit politik dhe diplomacisë së suksesshme, ndërsa kritikët vazhdojnë ta kundërshtojnë edhe sot. Megjithatë, mbetet fakt se Prespa u bë një model i njohur ndërkombëtarisht për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të ndërlikuara përmes dialogut dhe kompromisit.

Tetë vjet më vonë, marrëveshja vazhdon të nxisë debate në shoqërinë në Maqedoninë e Veriut, por edhe të kujtojë se çështjet më të vështira politike mund të zgjidhen kur ekziston vullneti për marrëveshje dhe vizion për të ardhmen./Tv Koha/

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Jurisprudenca, Sela kritikon Krenar Llogën: Gaboi që dorëzoi ligj në Kuvend

Published

on

Kreu i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, në intervistën në Alsat, këmbënguli se studentët shqiptarë duhet ta japin provimin e jurisprudencës në shqip, pa pasur nevojë për një ligj të ri. I pyetur përse tani ky qëndrim, ndërkohë që në vitin 2024, në kohën kur Sela ishte në Qeveri, Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga kishte kërkuar një ligj për jurisprudencën, Sela tha se qasja e Llogës ishte gabim.

“- Pra po thoni se nuk ka nevojë për ligj të ri?
– Nuk ka nevojë, duhet të zbatohet, duhet vendim të sjell ministri i drejtësisë.

– Dua të ju pyes, në kohën kur ju ishit në Qeveri, ministri i drejtësisë Lloga kishte kërkuar në janar të vitit 2024 një ligj për jurisprudencën, pse atëherë kishte nevojë tani s’ka ?

-Unë mendoj se ajo qasje ka qenë gabim, natyrisht që në atë periudhë unë akoma nuk kam qenë kryetar i partisë, ka qenë tjetër kryetar partie, nisën turbulencat që i ndodhën ASH-së dhe thjeshtë nuk jam konsultuar. “- deklaroi Sela. / Alsat.mk

Continue Reading

Më të lexuarat