Connect with us

Lajme nga vendi

Arrestime të reja për tragjedinë në Koçan, në pranga 11 inspektorë

Published

on

Hetuesit po e vazhdojnë punën në rastin e zjarrit katastrofal në disko-klubin “Pulse” në Koçan, ku humbën jetën 63 të rinj, ndërsa mbi 200 persona u plagosën. Edhe pse gjykimi ndaj të dyshuarve kryesorë tashmë ka nisur, hetimet po zgjerojnë fushëveprimin dhe përfshijnë funksionarë të rinj.

Sipas informacioneve të Plusinfo.mk, edhe 11 udhëheqës dhe inspektorë të Drejtorisë së të Hyrave Publike (UJP) dhe të Inspektoratit Shtetëror të Tregut. Ata dyshohen për një sërë veprash penale të lidhura me funksionimin e disko-klubit dhe kontrollin që ata është dashur ta ushtronin. Disa prej tyre tashmë janë arrestuar, ndërsa për shumicën kërkohet masë paraburgimi.

Të dyshuarit ngarkohen për vepra penale si: keqpërdorim i detyrës zyrtare, marrje ryshfeti, dhënie ryshfeti, marrje shpërblimi për ndikim të paligjshëm, falsifikim të dokumenteve dhe zbulim të sekretit zyrtar.(INA)

Lajme nga vendi

Adem Çuçul propozohet për kryetar të Antikorrupsionit

Published

on

Juristi Adem Çuçul është propozuar nga Komisioni për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve në Kuvend si kandidat për kryetar të ri të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK). Sipas Komisionit për seleksionimin e kandidatëve, Çuçul ka marrë vlerësimin më të lartë me 96.5 pikë. Ai aktualisht është sekretar i përgjithshëm i KSHPK-së dhe punon në këtë institucion prej 19 vitesh.

Adem Çuçul

Komisioni për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve vendosi njëzëri që Kuvendit t’i propozohet emërimi i Çuçul si kryetar. Sipas informacioneve nga Kuvendi, seanca plenare ku do të votohet ky propozim pritet të mbahet në fillim të dhjetorit.

Komisioni për seleksionimin e kandidatëve vlerësoi se Çuçul ka përvojë të konsiderueshme në parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit, si dhe ka një vizion të qartë dhe një plan konkret për funksionimin dhe zhvillimin e KSHPK-së.

Thirrja për aplikim për kryetar të KSHPK-së ishte publikuar gjatë verës, por procedura ishte pezulluar përkohësisht për shkak të zgjedhjeve lokale.

Nga 13 kandidatët që aplikuan, 10 u seleksionuan për intervista, të cilat nisën të martën.

Në rast se votohet nga Kuvendi, Adem Çuçul pritet të marrë drejtimin e KSHPK-së në vend të Tatjana Dimitrovska, e cila dha dorëheqje pasi u akuzua në rastin “Aditiv”, për shpërdorim të sekretit zyrtar dhe falsifikim kompjuterik.

Advertisement

Sipas aktakuzës, ajo i kishte dhënë informacion të mbrojtur me ligj të akuzuarit në këtë rast.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Mickoski: Vendi ynë mbetet i orientuar me vendosmëri drejt integrimit evropian dhe bashkëpunimit rajonal

Published

on

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski sot njoftoi se po merr pjesë në Samitin e Liderëve “Rruga Jonë Drejt BE-së” që po zhvillohet në Tiranë. Ai thotë se ky takim është një mundësi e mirë për të thelluar dialogun në mese vendeve të Ballkani Perëndimor dhe BE-së.

“Sot po marr pjesë në Samitin e Liderëve “Rruga Jonë Drejt BE-së”, që po zhvillohet në Tiranë, Shqipëri.

Ky takim i rëndësishëm përfaqëson një mundësi të shkëlqyer për të thelluar dialogun dhe për të forcuar përpjekjet e përbashkëta të vendeve të Ballkanit Perëndimor në procesin e afrimit me Bashkimin Evropian.

Vendi ynë mbetet i orientuar me vendosmëri drejt integrimit evropian dhe bashkëpunimit rajonal, si shtylla kryesore të vizionit tonë të përbashkët për një Ballkan Perëndimor të begatë”, shkruan Mickoski.

Kryeministri, Hristijan Mickoski para Samitit të Liderëve u prit nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Debat për amendamentet e Propozim-buxhetit për vitin 2026

Published

on

Komisioni i Kuvendit për financim dhe buxhet sot për të katërtën ditë me radhë do të debatojë rreth amendamentit për Propozim-buxhetin për vitin 2026.

Dje janë shqyrtuar dhe nuk kanë marrë mbështetje amendamentet e parashtruara nga opozita, me të cilat ndër të tjera janë kërkuar fonde shtesë për rritje të pagave për 30 për qind në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme dhe në Përfaqësitë diplomatiko-konsullare, para për formimin e sistemit të vetëm nacional informativ për lëndime në vend pune, për subvencionoe për ndërmarrje të vogla dhe të mesme, të cilat zbatojnë ekonomi qarkulluese, për formimin e departamentit për ndryshime klimatike, për sibvencione për firma që investojnë në burime alternative të energjisë dhe në efikasitet energjetik, burime të rinovueshme të energjisë dhe transformim digjital, si dhe për përpunimin e studimit për valorizim të pyjeve Ograzhden dhe Kozhuf.

Rreth 200 amendamente janë paraqitur në Propozim-buxhetin. Rritja ekonomike parashikohet në 3,8 për qind, inflacioni në 2,5 dhe deficiti buxhetor në 3,5 për qind të BPV-së. Shteti planifikon 374,7 miliardë denarë në të ardhura të përgjithshme, 413,9 miliardë denarë në shpenzime të përgjithshme, si dhe 40,5 miliardë denarë në investime kapitale.

Seanca plenare në të cilën do të shqyrtohet  Propozim-buxheti për vitin 2026, sipas njoftimeve, është planifikuar të mbahet më 9 dhjetor. 

Continue Reading

Më të lexuarat