Connect with us

Lajme nga vendi

Gjykata e Koçanit e hodhi poshtë ankesën e Prokurorisë, inspektorët e DAP-it mbeten në arrest shtëpiak

Published

on

Gjykata e Koçanit hodhi poshtë ankesën e Prokurorisë, e cila kërkoi paraburgim efektiv në vend të arrestit shtëpiak për inspektorët e DAP-it, Dragan Paunov dhe Dule Dimitriev, të dyshuar për ryshfet para tragjedisë në diskotekën Pulse.

Ankesat e prokurorisë dhe të dyshuarve u shqyrtuan brenda 48 orëve, por momenti i saktë i vendimit mbeti i pasigurt.

Inspektorët e DAP dyshohen për marrje ryshfeti dhe dhënie informacioni djalit të pronarit të diskotekës “Pulse” në lidhje me kontrollet e paparalajmëruara.

Avokati i Paunov deklaroi se sipas praktikës së mëparshme gjyqësore, akte të tilla zakonisht nuk sanksionohen me arrest shtëpiak, dhe veçanërisht jo me burgim efektiv.

Lajme nga vendi

Rritet numri i fëmijëve me infeksione respiratore, kryhen nga 100 kontrolle në ditë

Published

on

Numri i fëmijëve me infeksione respiratore në Spitalin e Fëmijëve në Kozle është rritur. 60 fëmijë janë shtruar në spital dhe çdo ditë kryhen rreth 100 ekzaminime.

Simptomat më të zakonshme janë ethet dhe vështirësia në frymëmarrje.

Sipas raportit të fundit nga Instituti i Shëndetit Publik, 117 raste të gripit dhe sëmundjeve të ngjashme u regjistruan brenda një jave, me numrin më të lartë të rasteve në Gostivar, Kumanovë dhe Tetovë.
Në këtë drejtim, ajri i ndotur ndikon negativisht edhe në traktin respirator të fëmijëve.

Fëmijëve me astmë dhe alergji u rekomandohet të marrin rregullisht terapinë e përshkruar nga mjeku.

Ndryshimi i motit dhe luhatjet e shpejta të temperaturave po ndikojnë në dobësimin e imunitetit të popullatës në Maqedoninë e Veriut, duke favorizuar përhapjen e gripit sezonal dhe infeksioneve të tjera respiratore.
Nga sektori shëndetësor paralajmërojnë se numri i të sëmurëve është në rritje dhe nxisin qytetarët të vaksinohen dhe të respektojnë masat mbrojtëse.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Thomas Waitz: Bullgaria po zhvillon një narrativë nacionaliste, por edhe Mickoski po investon në diçka të ngjashme

Published

on

Ajo që shohim në anën bullgare është një zhvillim i fortë i një narrative kombëtare që krijon përçarje dhe drejtohet kundër fqinjit dhe, në fakt, do të thoja kundër miqve të tyre më të ngushtë në rajon. Por, për fat të keq, Kryeministri juaj po investon në diçka të ngjashme edhe në anën e Maqedonisë së Veriut, tha raportuesi për Maqedoninë e Veriut në PE, Thomas Waitz.

Weitz ka kritikuar kritikoj qeverinë bullgare, ashtu siç ka kritikuar kryeministrin Mickoski për këtë, dhe për sa kohë që i ushqejmë këto ndjenja, ndarjen, hendekun midis shoqërive tona, kjo nuk na çon drejt një Bashkim Evropian të suksesshëm.
I pyetur se në Forumin e Zgjerimit, këtu në Bruksel, të gjitha vendet kandidate përfaqësohen në një farë mënyre, qoftë nga kryeministrat ose nga dikush tjetër, përveç Maqedonisë, Waitz tha se i sigurt se përfaqësues nga Maqedonia e Veriut u ftuan të merrnin pjesë.

“Jam i sigurt se përfaqësues nga Maqedonia e Veriut u ftuan të merrnin pjesë sot, por nuk e di se cili është sfondi i organizatës. Pra, do të habitesha nëse kjo do të vinte nga Komisioni Evropian. Por ky nuk është një ndëshkim, qartësisht nuk është. Jam i sigurt se pati një ftesë dhe se pati disa probleme pse Kryeministri Mickoski ose Ministri i Jashtëm Mucunski nuk mundën të merrnin pjesë. Por, nga ana e BE-së, ekziston bllokada nga Bullgaria. Kjo është ajo për të cilën duhet të flasim, dhe kjo është problematike edhe për Unionin.

Por atmosfera e përgjithshme ndaj Maqedonisë së Veriut, siç e perceptoj unë, është pozitive. Më kontaktojnë rregullisht anëtarë të Komisionit Evropian ose të shërbimeve, duke u përpjekur të ofrojnë mbështetje, të gjejnë zgjidhje, duke më pyetur se cilët mund të jenë hapat e ardhshëm. Pra, ka shumë angazhim këtu për të mbështetur Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj”, tha Waitz në një intervistë për “Sloboden Peçat”, gjatë Forumit të Zgjerimit.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Drejtorët e M-NAV shpërndajnë 230.000 euro shtesa, përveç pagave nga 3 mijë euro

Published

on

Drejtorët e “Macedonian Navigations” (M-NAV), shoqëri aksionare në pronësi shtetërore për kontrollin e fluturimeve ajrore, çdo vit shpërndajnë rreth 230.000 euro shtesë, përveç pagës bazë, si kompensim për kuadrot kyçe drejtuese, shkruan portali Faktor.

Këtë e konfirmon raporti i pavarur i auditimit për punën e M-NAV në vitin 2024, i publikuar në “Bursën e Maqedonisë”. Shuma totale e shpërndarë prej 14.107.000 denarësh është pothuajse e njëjtë me atë të vitit paraprak.

Në M-NAV, “kompensimi për kuadrot kyçe drejtuese” zakonisht realizohet përmes një kontrate menaxheriale.

Paga mesatare mujore neto në “Macedonian Navigations”, që financohet kryesisht nga pagesat për fluturimet transit, arriti gati 3.000 euro gjatë vitit të kaluar, sipas llogarisë përfundimtare të publikuar dhe raportit të punës për vitin 2024. Për 309 të punësuar janë paguar 10,3 milionë euro paga neto, që është mbi 1,1 milionë euro më shumë se vitin paraprak. Paga mesatare neto ka qenë 170 mijë denarë, ose 2.780 euro.

Nga “kontrolli i fluturimeve” në raport theksojnë se rritja e pagave është rezultat i një kontrate të re kolektive që ndërkohë ka pasur edhe aneks. Përveç kësaj, pagat janë rritur edhe me rikthimin e një pjese të pagave që ishte “ngrirë” gjatë krizës së koronës. Kjo rritje lidhet gjithashtu me përmirësimin e trafikut ajror në vitin 2024. M-NAV konsiderohet kompania më e kërkuar shtetërore për punësim, krahasuar me të gjitha shoqëritë aksionare shtetërore dhe ndërmarrjet publike.(INA)

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat