Lajme nga vendi
“KUPA PAVARËSIA 2025” PËR VETERANË MBAHET NË VLORË
Në Turneun Kupa e Pavarësisë 20215 pë veteranë marrin pjesë ekipi i Vlorës, Tetovës , Prizrenit dhe ekipi Dardanët që vinë Londra në Angli.
Qyteti i Vlorës nga data 27 deri më 29 nëntor është nikoqire e turneut të futbollit për veteranë me moton KUPA PAVARËSIA 2025, ku kësaj radhe krahas ekipit nikoqir të Vlorës do të marrin pjesë edhe Reprezentacioni të Veteranëve të Tetovës , ekipi Dardanët nga Londra –Angli dhe Ekipi I I Veteranëve nga Prizreni. Lista e futbollistëve veteranë të Tetovës është përpiluar në koordinim të koordinatorit Muzafer Livoreka dhe seleksionuesit Faik Ademi. Ekipi tetovar me qëllim prezantimi sa më dinjitoz në Vlorë disa ditë është duke u përgatit në aspektin taktik teknik dhe atë fizik. Për pjesëmarrjen e reprezentacionit të Tetovës seleksionuesi Faik Ademi për TV koha deklaroi
“ Qëllimi kryesor i këtij organizimi është kthimi i vizitës që na bënë veteranët e Flamurtarit, gjegjësisht nga qyteti i Vlorës me të cilët jemi falënderues që na kanë ftuar të marrim pjesë në Turneun Kupa e Pavarësisë ku do të marrin pjesë disa skuadra Si Flamurtari i Vlorës , veteranët e Tetovës që kryesisht përbëhet nga lojtar të ish Shkëndijës tonë dhe janë të paralajmëruar disa skuadra tjera një prej atyre është ekipi Dardanët nga Londra. Ka edhe skuadra tjera “ deklaroi seleksionues Faik Ademi
Sipas organizatorit ditën e parë do të zhvillohen dy ndeshje që do të përcaktohen pas hedhjes së shortit, ndërsa ditën e dytë ekipet fituese do të përballen në finale , ndërsa ekipet humbëse do të luajnë për vendin e tretë . Në ekipin e Tetovës ftuar special është portieri Muarem Dosti si dhe Gajur Sadiki i cili jeton dhe vepron në Suedi. Ekipi i Tetovës në Vlorë do të udhëton me datën 27 nëntor
Lajme nga vendi
Të rinjtë nxisin paqen në Ballkan! Konferencë ndërkombëtare për paqen në Universitetin e Tetovës
Në një iniciativë të përbashkët me Federatën Universale të Paqes, Universiteti i Tetovës organizoi konferencën “Nga iniciativa rinore drejt paqes së qëndrueshme”, me fokus të veçantë përfshirjen e të rinjve në nisma paqësore, sidomos nga Ballkani. Rektori i UT, Jusuf Zejneli, theksoi rëndësinë e edukimit, kërkimit shkencor dhe angazhimit shoqëror për të përgatitur gjenerata që jo vetëm përkrahin, por edhe punojnë aktivisht për paqe, duke shndërruar këtë konferencë në një platformë për shkëmbim idesh, frymëzim dhe forcim të bashkëpunimit ndërkombëtar.
“Përmes edukimit, kërkimit shkencor e angazhimit shoqëror, ne synojmë të përgatisim gjenerata jo vetëm që punojnë për paqe, por edhe punojnë aktivisht për të arritur atë. Kjo konferencë shërben si një platformë për shkëmbim idesh, frymëzim dhe forcim të bashkëpunimit, mes gjithë atyre që janë përkushtuar ndaj ndërtimit të paqes”, tha Jusuf Zejneli.
Lajme nga vendi
Maqedonia renditet e 34-ta në botë dhe e dyta në Evropë për nga ndotja e ajrit
Maqedonia e Veriut renditet e 34-ta në botë dhe e dyta në Evropë për nga ndotja e ajrit me grimca PM.
Raporti i vitit 2025, i publikuar në platformën “IQAir”, e rendit vendin menjëherë pas Bosnjës dhe Hercegovinës dhe përpara Serbisë, me një koeficient prej 21.2, që do të thotë tejkalim i vlerave maksimale të grimcave PM 2.5 për tre deri në pesë herë, raporton agjencia “Meta.mk”.
Qytetet më të ndotura në vend vitin e kaluar ishin Tetova dhe Strumica, me një koeficient prej 27.3, që do të thotë se vlerat e PM 2.5 ishin pesë deri në shtatë herë mbi kufijtë e lejuar. Gostivari është në vendin e 18-të në listë, ndërsa Kërçova dhe Kumanova janë në vendin e 31-të dhe të 32-të. Shkupi është në vendin e 113-të me një koeficient prej 19.1.
Ky është Raporti i tetë vjetor Botëror i Cilësisë së Ajrit i platformës, i cili tregon se Maqedonia kishte ndotjen mesatare më të ulët të ajrit vitin e kaluar, krahasuar me vitet e mëparshme, kur koeficienti tejkalonte 35, d.m.th. alarmoi për vlera të larta të PM 2.5 deri në dhjetë herë.
Muajt më të ndotur ishin janari, shkurti dhe dhjetori, ndërsa ajri më i pastër ishte në prill dhe maj. Shkupi gjithashtu kishte ndotjen më të ulët të ajrit vitin e kaluar krahasuar me vitet e mëparshme. Që nga viti 2018, koeficienti ka rënë çdo vit nga mbi 30 në nën 20.
Lajme nga vendi
Mbledhja për bashkimin e VLEN-it, janë tejkaluar dallimet? Paralajmërohet kongres në maj
VLEN ka mbajtur mbrëmë mbledhjen e parë, ku është vendosur që kongresi i parë i koalicionit të mbahet gjatë muajit maj, shkruan Tema.mk.
Sipas burimeve të mediumit, në këtë mbledhje janë diskutuar hapat e ardhshëm organizativë dhe përgatitjet për kongresin, i cili pritet të jetë një moment i rëndësishëm për strukturimin dhe drejtimin politik të VLEN-it.
Kongresi i parë pritet të sjellë vendime të rëndësishme lidhur me organizimin e brendshëm dhe prioritetet politike për periudhën në vijim.
-
Lajme nga vendi2 months agoRrjeti i madh i dyqaneve për produkte të shtëpisë Comodita Home po rritet akoma më tepër, tash me dyqanin më të madh në Re Mall, Tetovë
-
Sport2 months agoOLIMPIADA DIMËRORE ‘’MILANO CORTINA 2026’’ FILLON MË 6 SHKURT
-
Lajme nga vendi2 months agoVLEN: Me Fetain në krye, nis goditja reale ndaj pasurisë së paligjshme

