Lajme nga vendi
Aksion policor në Shkup dhe Kumanovë, arrestohen persona të dyshuar për keqpërdorim detyre
Nga Prokuroria Themelore njoftojnë se po vijon një aksion në disa lokacione në vend, kryesisht në Shkup dhe Kumanovë.
“Në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike të Shkupit, po vijon një aksion policor me bastisje në Shkup, Kumanovë dhe në lokacione të tjera, për shkak të dyshimeve për veprën penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare”. Më shumë informacion do të jepen pas përfundimit të aksionit, thonë shkurt nga Prokuroria.
Lajme nga vendi
Prokuroria me detaje për vdekjen e 42-vjeçarit nga Tetova
Prokuroria Themelore ka dhënë detaje në lidhje me 42-vjeçarit nga Tetova i cili u gjet pa shenja jete në veturën e tij.
Prokuroria tha se është dhënë urdhër për autopsi dhe se gjurmët nga vendi i ngjarjes do t’i nënshtrohen ekspertizës.
“Është kryer kontroll në vendin e ngjarjes, janë dhënë disa udhëzime dhe urdhra me qëllim zbulimin e kryerësve, për shkak të dyshimeve se vdekja është rezultat i një vepre penale. Është dhënë urdhër për autopsi, urdhër për tërheqjen e automjetit dhe gjurmëve të tjera nga vendngjarja që do t’i nënshtrohen ekspertizës, urdhër për sigurimin e incizimeve nga kamerat e vëzhgimit, si dhe prova të tjera. Po veprohet sipas urdhrave”, thonë nga Prokuroria Themelore.
Lajme nga vendi
LAMM: Nuk ka pritje të gjata në vendkalimet kufitare nga ana e RMV-së
Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë me lagështi. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Në vendkalimet kufitare në anën e Maqedonisë së Veriut, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon shpejtësi të rregulluar, respektim të sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Lajme nga vendi
Moti sot me vranësira të ndryshueshme dhe reshje të përkohshme të shiu
Moti sot me vranësira të ndryshueshme dhe me diell. Në pjesët perëndimore të vendit do të ketë reshje të përkohshme të shiut.
Do të fryjë dhe erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -1 deri në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 10 deri në 16 gradë.
Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme dhe me diell. Do të fryjë dhe erë mesatare, në disa pjesë të luginës erë e përforcuar nga drejtimi juglindor.
Temperatura minimale do të ulet në 2, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 13 gradë Celsiusë.
-
Lajme nga vendi4 weeks agoBilall Kasami : Mega projekti që po bëhet realitet investim prej 70 milionë denarëve Tetova po transformohet
-
Lajme nga rajoni2 months agoTirana mirëpret në tetor Forumin e parë të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor
-
Lajme nga vendi3 weeks agoUniversiteti i Tetovës shpreh ngushëllime për vdekjen e studentes Daorsa Spahija

