Connect with us

Lajme nga vendi

Devijime në Aeroportin e Shkupit për shkak të motit

Published

on

Trafiku ajror në Aeroportin e Shkupit u ndërpre dje për shkak të erërave të ndryshueshme që kërcënojnë sigurinë e uljes, transmeton Portalb.mk.

Disa aeroplanë u devijuan në vendet fqinje.

Për shkak të kushteve të përkeqësuar të motit disa aeroplanë nuk arritën t’i afroheshin në mënyrë të sigurt pistës së Shkupit dhe u devijuan në Prishtinë.

Lajme nga vendi

Misteri i avionit Wizz Air – U përpoq 2 orë të ulej në Shkup, përfundoi në Prishtinë

Published

on

Një avion Wizz Air që ishte nisur nga Venecia për në Shkup ka përfunduar në Prishtinë. Sipas asaj që shkruan Corriere della Sera, Airbus A321neo i kompanisë hungareze me kosto të ulët u përpoq të ulej në aeroportin e Maqedonisë së Veriut për gati dy orë, por pa sukses. Kështu, pasi i kishte ardhur rrotull aeroportit të Shkupit për 17 herë, ai u drejtua Prishtinës në Kosovë, ku u ul pa probleme të mëtejshme.

Linja ajrore ia atribuon problemin motit të keq, edhe pse avionë të tjerë u ngritën dhe u ulën në të njëjtën kohë, me dukshmëri të klasifikuar si maksimale. Aeroplani me 239 vende kaloi disa herë mbi aeroportin maqedonas në një lartësi shumë të ulët.

Avioni u nis nga Venecia në orën 14:33 dhe iu afrua Shkupit në orën 15:41. Nga ai moment, ai bëri disa rrotullime, pa mundur të ulej. Në orën 17:33, ai filloi të shkonte në veri, me destinacion Prishtinën. Ai u ul atje në orën 17:55, më shumë se tre orë pas nisjes.

“Wizz Air konfirmon se fluturimi W6 4752 nga Venecia në Shkup më 25 nëntor është devijuar në Prishtinë për shkak të kushteve të këqija të motit në Shkup”, – i tha Corriere-s linja ajrore. “Të gjithë pasagjerët do të transportohen në Shkup me transport tokësor. Siguria e pasagjerëve, ekuipazhit dhe avionëve tanë është përparësia jonë kryesore dhe ne falënderojmë ekuipazhin tonë për profesionalizmin e tyre dhe pasagjerët për mirëkuptimin e tyre.”

Megjithatë, linja ajrore nuk sqaroi pse avionët e tjerë u ulën pa incidente.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Komunikacioni zhvillohet pa ndërprerje, LAMM: Nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë kryesisht të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet tjera kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Nga data 15.11.2025, filloi detyrimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht nga kushtet aktuale të motit. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15.03.2026 mars.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Ndotja e ajrit në Shkup vazhdon të jetë një nga shqetësimet kryesore të qytetarëve

Published

on

Ndotja e ajrit në Shkup vazhdon të jetë një nga shqetësimet kryesore të qytetarëve. Ditët e fundit, niveli i lartë i ndotjes ka ndikuar negativisht ndaj shëndetin e banorëve.

Në një nga rrugët e Shkupit takuam një qytetar me maskë në fytyrë, që mezi merrte frymë teksa ishte ulur të pushonte pak. Tha se sot ishte i detyruar të dalë për disa punë të domosdoshme, megjithëse çdo frymëmarrje e thellë i shkakton djegie në fyt.
“Ndotja, veçanërisht në Shkup, është e jashtëzakonshme, jo vetëm unë…unë jam tashmë një burrë i moshuar dhe vuaj nga HOBB e cila shkaktohet nga ajri i keq ambiental në këtë qytet, presim që të fryjë era ose të bjerë shi ose që bora ta pastrojë dhe kaq”, tha një qytetar.

“Ndihem sikur kam shtypje në fyt, sikur po më mbyt fyti këto dy ose tre ditë në veçanti. Çdo vit ndotet gjithnjë e më shumë. Nuk janë drutë për ngrohje që ndotin, nuk do të pajtohesha që drutë ndotin qytetin, por më shumë nga papastërtia, nga shumë makina, nga ato gazra që nxirren çdo ditë, ka shumë makina në qytet, mendoj se kjo është ajo që shkakton ndotjen”, u shpreh një qytetar.
Disa qytetarë të tjerë vlerësojnë se situata nuk do të përmirësohet vetvetiu. Sipas tyre, nevojitet qasje e qëndrueshme dhe zbatim masash të bazuara në të dhëna shkencore, jo vetëm aktivitete të shpërndara online.

“Ky projekt duhet të ngrihet sistematikisht bazuar në metoda shkencore deterministe që do ta trajtojnë këtë problem, të gjitha aktivitetet e tjera janë aktivitete online”, theksoi një qytetar.

Ndërkohë, shpresa për pastrim të ajrit mbetet te ndryshimi i motit. Reshjet dhe erërat që priten ditëve në vijim mund të sjellin një pastrim të përkohshëm të ajrit, por jo një zgjidhje afatgjatë.

Advertisement

“Presim të shohim mbi 25 litra për metër katror reshje brenda 24 orëve. Gjithashtu të enjten do të kemi reshje më të bollshme, por ato do të jenë më të përhapura në pjesët lindore të vendit. Nga e enjtja do të kemi një masë ajri më të ftohtë që zbret nga veriu ku temperaturat ditore do të ulen me 4 deri në 5 gradë dhe në male reshjet do të jenë nga bora, në malet më të larta mendohet. Ky lloj moti do të zgjasë deri të shtunën dhe të shtunën do të ketë reshje lokale mjaft të lehta, megjithatë, do të jetë ende mot i ndryshueshëm dhe presim stabilizim”, theksoi Lençe Rizova, sinoptike.

Sipas matjeve të fundit nga stacionet monitoruese, sot ndotja e ajrit në Shkup ka rezultuar mesatarisht e lartë, posaçërisht në Qendër të Shkupit, Lisiçe dhe Karposh. Ndotje më e lartë është regjistruar në Kërçovë dhe Gjevgjeli./ Alsat

Continue Reading

Më të lexuarat