Lajme nga vendi
Aksident tragjik në Zvicër! Humb jetën një 39-vjeçar nga Maqedonia e Veriut
Një aksident i rëndë rrugor me pasoja fatale dhe elemente të veprës penale tronditi Zvicrën këtë fundjavë. Në incidentin që ndodhi në Schlieren, kantoni i Cyrihut, humbi jetën tragjikisht një 39-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, përcjell TV21. Sipas raportimeve të mediave në Zvicër, shoferi, po ashtu 39-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, pas përplasjes fillimisht u largua nga vendi i ngjarjes, më pas u vetëdorëzua.
Makina me 500 kuaj fuqi “fluturonte” në zonën 30 km/h
Sipas raportit zyrtar të Policisë Kantonale të Cyrihut, aksidenti ndodhi të shtunën rreth orës 23:30. Automjeti, një SUV i fuqishëm BMW me mbi 500 kuaj fuqi, po lëvizte nga Engstringerstrasse drejt Grabenstrasse.
Pas një kthese djathtas, vozitësi humbi kontrollin mbi automjetin e fuqishëm. Automjeti doli nga rruga nga ana e djathtë, duke shkaktuar një seri përplasjesh. Së pari rrëzoi një dritë për ndriçim në rrugë, më pas goditi një pemë pranë rrugës, në fund, u përplas me pjesën e përparme, në fasadën e një shtëpie banimi.
Shoferi dorëzohet, pasagjerja në kërkim
Policia dhe Prokuroria Publike e Cyrihut-Sihl nisën menjëherë një hetim të gjerë. I detyruar nga rrethanat, vozitësi u paraqit në stacionin e policisë të dielën, pak para orës 12:00, dhe iu dorëzua autoriteteve.
Lajme nga vendi
Kapen muzikantët “ilegalë” nga Bosnja duke performuar në Kërçovë
MPB Maqedoni njofton se në natën midis datave 29 dhe 30 nëntor 2025, DPB Kërçovë, në koordinim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut dhe Inspektoratin Shtetëror të Punës, bazuar në një plan të përgatitur paraprakisht, kryen aksion kontrolluestë intensifikuar në objektet e hotelerisë në Kërçovë.
“Gjatë kontrollit të një objekti hotelierik të vendosur në rrugën kryesore Kërçovë-Ohër, janë gjetur D.R. (23) si këngëtar, dhe K.D. (27), E.P. (25), F.J. (28) dhe I.K. (24), si anëtarë të një grupi muzikor, të gjithë nga Bosnja dhe Hercegovina, të cilët performuan pa marrë më parë leje pune përkatëse, duke kryer kështu kundërvajtje sipas nenit 23, paragrafi 3 i Ligjit për të Huajt (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, thonë nga MPB.
Gjithashtu theksojnë se është ngritur kallëzim penal kundër tyre.
Lajme nga vendi
Gjendet një trup i pajetë në ujërat e lumit Vardar
Një ekip i Njësitit Territorial Zjarrfikës në Veles dje ka nxjerrë një trup të pajetë nga ujërat e lumit Vardar, tek fshati Ulancë në Komunën Gradsko, pas një raportimi që e kanë pranuar pasdite në ora 14:30.
Trupi i është dorëzuar shërbimeve kompetente.
Informacioni u konfirmua nga Cvetanka Bogoevska, prokurore publike e Prokurorisë Themelore në Veles, e cila informoi se janë ndërmarrë masa hetimore, përfshirë përcaktimin e identitetit të kufomës përmes një autopsie në Institutin e Mjekësisë ligjore në Shkup.
Lajme nga vendi
Kujdes shoferë! Prej sot aktivizohen kamerat!
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, prej sot nis zbatimi i sistemit “Qytet i sigurt, shtet i sigurt (Sejf Siti-Safe City)”, i cili automatikisht do të regjistrojë shkeljet në trafik përmes kamerave të vendosura në Shkup, Tetovë, Kumanovë dhe përgjatë autostradave të korridoreve 8 dhe 10. Deri në fund të vitit parashihet një periudhë provuese, gjatë së cilës shoferët do të marrin vetëm paralajmërime, ndërsa nga janari gjobat hyjnë në fuqi pa asnjë tolerancë.
Sistemi do të evidentojë shkelje si:
-tejkalim shpejtësie,
-kalim në semafor të kuq,
-dokumentacion të skaduar dhe
-parkim të parregullt.
Çdo pronar automjeti do të marrë SMS dhe email me link për shkarkimin e procesverbalit dhe gjobës. Brenda tetë ditëve mund të paguhet gjysma e gjobës, ndërsa pas afatit detyrimi paguhet i plotë. Pagesa elektronike lidhet direkt me MPB-në, që do të njoftohet automatikisht për gjobat e paguara.
Në fazën e dytë të projektit planifikohet zgjerimi i listës së kundërvajtjeve që do t’i regjistrojë sistemi.
Qëllimi i “Sejf Siti” është rritja e sigurisë në trafik, pas numrit të lartë të aksidenteve të rënda vitet e fundit dhe kaosit me parkimet e parregullta. Rezultatet e para pritet të shihen që në javët e ardhshme, kur kamerat fillojnë të regjistrojnë shkeljet në kohë reale.
-
Lajme nga vendi1 month agoBilall Kasami : Mega projekti që po bëhet realitet investim prej 70 milionë denarëve Tetova po transformohet
-
Lajme nga vendi4 weeks agoUniversiteti i Tetovës shpreh ngushëllime për vdekjen e studentes Daorsa Spahija
-
Lajme nga bota2 months agoZjarr masiv shpërthen në rafinerinë e naftës pranë Los Angeles

